“Kontrata 6 mln dollarëshe e PD, më e lebetitshme se ajo e Lulit”, Rama: Pse duheshin kaq para kur ‘non grata' ishte padrejtësi?

29 Prill 2025, 09:00Politika TEMA
“Kontrata 6 mln dollarëshe e PD, më e lebetitshme se ajo e

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vijuar bashkëbisedimin me qytetarët në rubrikën “Sy m’sy”. Ai u ndal te lobimi i Partisë Demokratike në SHBA,  të cilin e cilësoi si përpjekje për të pastruar baltën nga bufi i kënetës.

“Thanë janë mbledhur disa patriotë që nuk dihet se kush janë, sepse nuk janë, dhe paskan grumbulluar 6 mln dollarë për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës, damkën e Shteteve të Bashkuara për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.

Po pse duheshin këto 6 mln dollarë për këtë damkë, nëse kjo damkë do të ishte damka e një komploti të Sorosit me mua dhe duke shfrytëzur vulën e SHBA-së, pse duhej kjo kontratë për të vënë një padrejtësi kaq të madhe që u tha se do të vihej sapo të vinte në pushtet presidenti Trump?

Pse duhej kjo kontratë 6 milion dollarëshe e cila është ku e ku më e lebetitshme se ajo e Lulit të shkretë që u bë copash për të justifikuar ato 500 mijë dollarët? Edhe ai ashtu tha, disa patriotë. Po ai tha 500 mijë, këto janë 6 milion dollarë.

Pjesë e zjarrit patriotik është edhe sjellja e Latifit në Tiranë për t’i vënë bufit kapelën në kokë, që të duket si Trump, por versioni më qesharak i mundshëm. Latifi ka marrë pjesën e tij në këto 6 milion dollarë, kanë dalë nga barku i kënetës dhe synojnë të realizojnë atë që na u tha se ishte një gjë e realizuar tashmë”, tha Rama.

Lini një Përgjigje