Arlind Qori ka sqaruar etiketimet që i bëhen se është “komunist” nga kundërshtarët politikë por edhe qytetarë të ndryshëm.
Në një intervistë për Vip Magazinë, kreu i Lëvizjes Bashkë, rrëfen se i ka ftuar si kundërshtarët politikë ashtu edhe qytetarët që të shohin programin e forcës politike që drejton, aksionet politike, veprimtarinë si dhe t’i krahasojë ato me demokracitë sociale në vendet nordike.
“Është shumë e vështirë, mua më kujtohet alegoria e shpellës së Platonit, por këtu alegoria nuk është me veten time po me Lëvizjen Bashkë, që kërkon ta nxjerrë shoqërinë nga errëzuar e abuzimit me pushtetin, korrupsionin, pesimizmi. Duam të dalim nga një epoke e errët që ka zgjatur shumë dhe të dalim të gjithë në dritë, te drita e së vërtetës.
Nganjëherë ka ngjitur kjo akuza që na bëjnë kundërshtarët tanë politikë, duke na quajtur komunistë. Edhe unë qytetarit që thotë ‘Mua më pëlqen mënyra si flet por mos ndoshta je komunist’, unë i them ‘Po shiko, lexo edhe programin tonë, ndiqe veprimtarinë tonë. Shiko modelet e demokracive sociale të vendeve nordike, të Evropës Nordike që ne ndjekim dhe pastaj dil vetë në përfundim se çfarë jemi ne.” – thotë Qori.
Ai shton më tej se akuzat që vijnë nga kundërshtarët politikë, janë një shenjë pandershmërie, së cilës i shtohet edhe një moskuptim historik. Qori thekson se sistemi komunist ka një datë lindjeje dhe një datë vdekjeje, që përkon me rrëzimin e murit të Berlinit në vitin 1989.
“Unë kam mendimin, pas një analize të gjatë historike, që komunizmi si praktikë politike, si sistem politik ka lindur në Evropë e fillimit të shek XIX dhe ka vdekur në fund të shekullit XX. Madje ka dy data simbolike, maj 1848 në rrugët e Parisit, ku lindi lëvizja e madhe punëtore, kontestuese, revolucionare dhe fundi është 1989, rënia e Murit të Berlinit.
Brenda kësaj sekuence ka pas vend për shumë ide, për shumë përplasje, për shumë revolucione, mirëpo pas kësaj sekuence unë besoj se është e pamundur të flitet më për komunizëm dhe për pasojë, çdo akuzë që na bëhet si të tillë, tregon një lloj pandershmërie politike dhe intelektuale nga ata që na e bëjnë, ose në rastin më të mirë, moskuptim historik” – shton kreu i Lëvizjes Bashkë.
Teksa flet për fushatën, ai pohon se Lëvizja Bashkë dhe ai vetë e marrin shtysën dhe forcën për të bërë fushatë te qytetarët kur thekson se janë ata, problemet e tyre, bisedat me ta që i shtyjnë të luftojnë për ndryshim.
“Ne e gjejmë shpresën tek qytetarët, ne jemi produkt i vullnetit për ndryshim, i nevojës për ndryshim të qytetarëve. Ka raste që mund ta nisim fushatën pak zymtë sepse na duhet të zgjohemi shumë herë, por sapo zbresim nga ai mjeti i thjeshtë që na shoqëron nëpër qytete gjejmë përkrahjen e qytetarëve.
Sigurisht që unë jam njeri publik dhe e kam tejkaluar prej shumë vitesh frikën që ka një qytetar i zakonshëm në Shqipëri e prap se prapë shoh qytetarë të zakonshëm, tregtarë, punëtorë, intelektualë, njerëz të thjeshtë të cilët publikisht i shpalosin pikëpamjet e tyre dhe me të vërtetë, e vlerësoj guximin e tyre në një vend ku të shpalosësh haptazi idetë e tua, nuk është shumë e lehtë.
Ka shumë të tjerë që ndihen të kërcënuar me vendin e punës, me vendin e punës të fëmijëve të tyre, një dyqan të vogël që kanë, e prap se prapë nuk ngel ditë që të mos takojmë një numër të caktuar qytetarësh që publikisht dhe me zë të lartë na përgëzon dhe identifikohet me ne” – shton Qori.
Kreu i Lëvizjes Bashkë thekson gjithashtu se forca që drejton kërkon të jetë në parlament për të bërë ndryshimin që presin qytetarët, për të luftuar për të mirën e përbashkët, në një shtet të drejtë e social.
“Për shumë vite kemi besuar se rruga e duhur ishte jashtë institucioneve, por pas humë vitesh aktivizmi në rrugë kuptuam se rruga është shumë e rëndësishme por nuk mjafton. Duhen vota për të bërë ndryshim të vërtetë. Për mua nuk ka një dallim të madh mes interesit tim dhe interesit të përbashkët. Mënyra më e mirë për të qenë i lumtur vetë është të jesh i lumtur bashkë me të tjerët. Të luftojmë për të mirën e përbashkët.” – thotë më tej kreu i Lëvizjes Bashkë.
Kur deklaron qe pelqeje Albin Kurti çfare mund te themi veçse nje neo komunist.... Kur deklaron qe do shtetezoje prona çfare dreqi je veç nje komunist i kamufluar.
O Arlind po edhe sikur të jesh i sapolindur në Shqipërinë tonë do të etiketojnë me një epitet ,,kështu që mos e ça kokën fare ,edhe për faktin tjetër sepse këta të tjerët,,PD, PS ,LRI , janë fashista , kamikazë dhe organizata kriminale E reja gjithmonë kundërshtohet por edhe kërkohet të poshtërohet ,,Po ecni përpara mos dëgjonë këta zagarët
Arlind fjala Komunist eshte fjale e vjeteruar apo keqperdorur sebashku me te tjerat por nuk e zgjas shume ketu. Kuptimi i fjases Komunist mund ti shkoj vendeve te zhvilluara por qe nuk kane asnje lidhje me cfare perdoret rendomt ne Shqiperi jo tani por edhe 70 vjet perpara, kuptohet nje brez i ri ne 70-80 vjet perpara tjeter kohe besonin ne nje shoqeri te zhvilluar por edhe te barabarte ne mundesite e jo ne perfitimet por nuk e zgjas shume se ti nuk ke asgje te perbashket je nje gur i lumit te felliqur te politkes se Tiranes apo Shqiperise. Me aq sa une i kuptoj keto pune ti mos te vij keq je nje shejtan budalla qe ai vend i nxjer me shumice.
Bota sipas gomarit Goni. Aman mos u zgjat shume o Gone se te pret asambleja e OKB-se per fjalim. Bjeri shkurt.
Arlindi ashtu si gjithe komandantet e partitive t e vogla nuk luftojne per ndryshim e rrotacion por per ndryshimin e bythes se tyre nga nje karrike e zakonshme ne kolltukun fatsjelles te Parlamentit. Kaq eshte ambicja e tyre, ketu misioni politik quhet i perfundfuar . Nuk ka 100 menyra , o je me qeverine o je per ndryshimin e qeverisjes. Arlindi dhe arlindat e tjere qe bejne opozite ndaj opozites e dine fare mire se qeverisja nuk ndryshohet duke luftuar secili ne hesap te vet edhe nqs kete lufte e kane seriozisht, por vetem duke u bere nje front i perbashket aq me teper kur nuk po konkurohet me nje parti ne pushtet por me nje parti-shtet qe ve te gjithe fuqine e shtetit, administraten, financat, favoret dhe presionin dhe segmente te krimit ne fuksion te zgjedhjeve.
Parti-shtet si Berisha ne vitet 96-97? Te bejme aleance me Berishen kunder berishizmit thua ti? A me rruaç topet o strateg.
ik ore legen, ia bere mendjen p90rdhe studenteve te tu me Slavoj Zhizhek dhe me Che GUevaren e tani thua sjam komunist. rrace e keqe
Pordha ta paska bere mendjen edhe ty se s‘ditke te shtypesh ne tastiere.
E verteta eshte qe nuk je komunist sepse as se ke iden se ca eshte apo perfaqeson komunizmi me 2025. Shiko Kinen komuniste qe po i lepihen te gjithe sot nga Amerika dhe Evropa dhe meso. Po ti nuk meson dot se nje medioker dhe fantazist qe sheh miniera, fabrika e uzina me mijera punetore nderkohe qe ajo kohe vdiqe me 1990. Ne kohen e intiligjencen artificiale qe po ndryshon boten ti kerkon te drejta per minatoret te nxjerrin qymyr e baker nen toke.
Tamam qyqe qenke nga mendja. Kina ka perqafuar ekonomine e tregut qe ne fillim te viteve 80-te. Sot jane vend diktatorial, por jo komunist. Sidoqofte, politikat ekonomike qe propozon Arlindi jane frymezuar nga strategjia qe ndoqen dragojte e Azise per te dale nga varferia.
Shqiptari i zakonshem e perdor termin komunist per te pershkruar dike qe ka qene karrierist ne kohe te PPSH-se. Sipas ketij perkufizimi jane komuniste te gjithe militantet e PS-PD-LSI qe kane mbajtur nje karrige te vogel ku kane vjedhur, por s‘mund te jene komuniste aktivistet e nje partie antisistem. Sipas teveqeleve, jane komuniste te gjithe njerezit me bindje te majta (miliarda njerez neper bote). Sipas ketij perkufizimi idiot, po, te gjithe anetaret e Levizjes Bashke jane komuniste.