Kontrata e PD, më e shtrenjta! Lobimi në USA, zbulohen klientët e “Continental Strategy”

28 Prill 2025, 19:44Politika TEMA

Kontrata e PD, më e shtrenjta! Lobimi në USA, zbulohen klientët e

Lidhjet direkte dhe indirekte mes kompanisë “Continental Strategy LLC” me presidentin Trump, e kanë kthyer këtë firmë lobimi më të kërkuarën, me një mori kontratash të lidhura 3 muajt e fundit.

Kompania lobuese në SHBA “Continental Strategy LLC” e cila lidhi një kontratë shërbimesh me PD për 24 muaj me vlerë totale 6 milion dollarë drejtohet nga Carlos Trujillo.

Në tetor 2017 ai u zgjodh nga presidenti Trump si ambasador i organizatave shtetërore amerikane,  sikurse ai e ka ndihmuar Trump,  në fushatën zgjedhore të Nëntorit për votën e shtetasve me origjinë latine.

Miqësia e tij me Trump e bëjnë lobistin më të kërkuar të momentit për shumë individë, parti politike dhe qeveri të ndryshme në botë.

Pa harruar faktin se në kompaninë se në “Continental Strategy LLC” punon ajo që njihet si biondia  Katie Wiles vajza e  Susie Wiles e cila në Shtëpinë e Bardhë punon si shefe e stafit të presidentit Trump.

Ndërkohë sipas CBS News, Susie Wiles menaxhere e fushatës elektorale të Trump në 2024 punoi ngushtësisht me Chirs LaCivita për të bindur ata që ishin më pak të interesuar ta çonin votën tek Trump.

Nuk është vetëm PD dhe Sali Berisha të cilët përmes pagesës 250.000 dollarë në muaj, synon afrimin me  administratën së re Trump.

Nga një kërkim i gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, në faqen FARA ku janë regjistruar dhe publikojnë kontratat kompanitë lobuese amerikane rezulton se në periudhën Shkurt Prill 2025 kompania “Continental Strategy LLC” ka lidhur 5 kontrata ku në vend të parë me shumën 250.000 dollarë në muaj renditet PD e Shqipërisë.

Republika e Haitit ka lidhur një kontratë 12 muroje me një pagesë prej 35.000 dollarë në muaj për të rritur profilin e këtij shteti në SHBA, rritur investimet amerikane në këtë vend përfshi ndihmën për qeverinë haitiane në sektorin financiar.

Republika Domenikane përmes lobimit 1 vjeçar duke paguar 20.000 dollarë në muaj kërkon të fuqizojë marrëdhëniet qeveritare me SHBA përfshi shtimin e kontakteve ndërqeveritare.

Ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme të Guajanës duke paguar 50.000 dollarë në muaj për 6 muaj, kërkon nga “Continental Strategy LLC” shtimin e kontakteve me ligjvënësit amerikan.

Shërbimet e “Continental Strategy LLC” i ka kërkuar edhe kompania Gjeorgjiane “Reformatics” për të shtuar lidhjet me zyrtarë të administratës Trump dhe agjenci apo departamente të tjera përfshi kongresin amerikan.

Po të analizojmë të pesë kontratat me të fundit të “Continental Strategy LLC” ajo e lidhur me Partinë Demokratike,  është me një kohëzgjatjen më të madhe prej dy vitesh përfshi shumën më të madhe 250.000 mijë dollarë në muaj me një total prej 6 milion dollarë.

5 KONTRAT E FUNDIT TË “CONTINENTAL STRATEGY LLC”

1.Partia Demokratike – 250.00 USD në muaj, kohëzgjatja 24 muaj.

2.Reformatics Gjeorgji-100.000 USD në muaj, kohëzgjatja 6 muaj.

3.Ministria e Punëve të Jashtme Guajana- 50.000 USD në muaj kohëzgjatja 6 muaj.

4.Republika e Haitit-35.000 USD në muaj, kohëzgjatja 12 muaj.

5.Republika Domenikane 20.000 USD në muaj, kohëzgjatja 12 muaj.

Top Channel

19 Komente

  1. B
    Bufi dhe Latifi , Vrenozi dhe Xhelal Miu

    Dollar te hedhur per asgje. Bufi nuk fitone sikur Trapi te dali ne fushate krahe te tij , Bufi me kujtone 1997 Bufi me kujtone firmat piramidale , Bufi me kujtone thyerje embargos me Milloshevicin , Bufi me kujtone 1998 grusht shteti kur tanket me koqevar sulmonin institucionet. Bufi me kujtone Gerdecin , Bufi me kujtone kater te vrare para kryeministris , Bufi me kujtone Remzi Hoxha , Arben Broci Bufit me kujtone foto me femijet e diktatorit Hoxha Bufi me kujtone foto me diktatorin, Bufi me kujtone epoken komuniste si sekretar PPSH , Bufi me kujtone kandidaturen per minister shendetsie nga rregjimi Hoxhes ,Bufi me kujtone kompleksin Partizani.... Jo Trapi por dhe babai Trapit... Bufi duhet te vuaje denimin ne burgjet shqiptare

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Ke harruar vjedhjet e zgjedhjeve në 1996. Pse të gjithë e harrojnë atë akt makabër që shkatërroi plotësisht shtetin shqiptar. Dhe nuk është buf, është copa e kriminrelit, vampir gjakpirës, njeri shpellash me familje e fis.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bufi dhe Latifi , Vrenozi dhe Xhelal Miu

      Dollar te hedhur per asgje. Bufi nuk fitone sikur Trapi te dali ne fushate krahe te tij , Bufi me kujtone 1997 Bufi me kujtone firmat piramidale , Bufi me kujtone thyerje embargos me Milloshevicin , Bufi me kujtone 1998 grusht shteti kur tanket me koqevar sulmonin institucionet. Bufi me kujtone Gerdecin , Bufi me kujtone kater te vrare para kryeministris , Bufi me kujtone Remzi Hoxha , Arben Broci Bufit me kujtone foto me femijet e diktatorit Hoxha Bufi me kujtone foto me diktatorin, Bufi me kujtone epoken komuniste si sekretar PPSH , Bufi me kujtone kandidaturen per minister shendetsie nga rregjimi Hoxhes ,Bufi me kujtone kompleksin Partizani.... Jo Trapi por dhe babai Trapit... Bufi duhet te vuaje denimin ne burgjet shqiptare

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bufi dhe Latifi , Vrenozi dhe Xhelal Miu

        Dollar te hedhur per asgje. Bufi nuk fitone sikur Trapi te dali ne fushate krahe te tij , Bufi me kujtone 1997 Bufi me kujtone firmat piramidale , Bufi me kujtone thyerje embargos me Milloshevicin , Bufi me kujtone 1998 grusht shteti kur tanket me koqevar sulmonin institucionet. Bufi me kujtone Gerdecin , Bufi me kujtone kater te vrare para kryeministris , Bufi me kujtone Remzi Hoxha , Arben Broci Bufit me kujtone foto me femijet e diktatorit Hoxha Bufi me kujtone foto me diktatorin, Bufi me kujtone epoken komuniste si sekretar PPSH , Bufi me kujtone kandidaturen per minister shendetsie nga rregjimi Hoxhes ,Bufi me kujtone kompleksin Partizani.... Jo Trapi por dhe babai Trapit... Bufi duhet te vuaje denimin ne burgjet shqiptare

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Per te ulerit se cfare leku eshte duke levruar, dhe keto jane ato publike. Merre me mend cfare shume eshte duke u dhene nen dore. Mjere populli shqipetar me ke kerma eshte perballur dhe kerkojne qe te vijne te na zhvasin edhe me keq. Turp per kedo shqipetar qe hedh sikur nje vote per Sali kermen dhe banden e tij.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lani

            Të paktën mbutemi me vendin e parë për pagesa????

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lani

              Të paktën mbutemi me vendin e parë për pagesa????

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mara emigrante ne Itali

                Kjo tregon se pd eshte me e pasur si parti nga kontinentet e tjera , nje gje me ben pershtypje ku jane euroatlantiket per te thene nje fjale per kete lobim ? Ku je lulooooo te ka humbur boja apo te kujtohet lobimi qe ke bere ? 7×7= gjysem milioni o lulooooo.Mashtrues , hajdut , vrases , antishqiptare mbeteni sali = lulushiiiiiii.populli nuk haron

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Emigrante

                  Po' po jemi me te pasurit e Globit sa te kemi Salium

                  Përgjigjjuni
                2. H
                  Holy justice

                  NESE dosja e Sali Berishes ne Washington do te ishte bosh, pa akuza konkrete, fakte, e prova, Sali Berisha nuk do te paguante kokerr leku dhe nuk do te ngaterrohej kurre me kontrata te ketij lloji... KJO PAGESE E VETAKUZON ATE!

                  Përgjigjjuni
                  1. W
                    Washington post

                    Sali Berisha per nje vize amerikane paguan 6 milione dollare ndersa xhemali nga KALAJA E Dodes e merr me 170 dollare per 10 vjet! Ndryshimi eshte se xhemali shet delen e vet per ta marre vizen, sali Berisha i vjedh kopene Xhemalit dhe i shet per te blere vizen amerikane. KETU NUK ESHTE PROBLEMI I AMERIKES POR YNI QE NUK E KAPIM E TREDHIM HAJDUTIN E DELEVE TE XHEMALIT...

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Ferit brecani buri i shpreses,mbeses se salihit

                      Zezakve te Afrikes ju paska shtuar edhe zezaku i sheqeres te mbarsur me vukun e ardhur nga stepat e rusise ,lobimi i nevojtores tek trapi vazhdon!

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kapterri

                        Sajesa americane per firma lobimi nuk eshte gje tjeter perveç se:hajde bejme pare kot,te blejme e shesim influencuesa prane kongresit,senatit.Po te shohesh klientet, te gjithe vijne nga vende t'marume,por puna e ketyre studiove ligjore eshte veç si me bo pare.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Berisha

                          Eh mor zot! I degjeneroi dollarët PD-ja. Syri tërc nuk i bën. Varda...të parët për të derdhur $$$. Ndyrësirat.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            L. Gremi

                            Blerja e “ Virgjërisë” për Katilin Sali nuk ka sukses.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tirana

                              Fisqiret Madheshtore Shpellare te Vicidolit.Mjere ai vend Ku shkelin Bastardet Shpellare.

                              Përgjigjjuni
                              1. f
                                feliks

                                ka te drejte bufi i kenetes, nuk i dhimbsen milionat ne euro,se si ka te tijat, i ka te vjedhura nga djersa e shqiptareve., ky plak matuf eshte njeri i rezikshem per shqiperine, ky njeri eshte gati te shese shqiperine, vetem e vetem ti hiqet nongrada.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Arma Vlora.

                                  Si gjitmon Republika e kermes (PD)eshte e para,me keto qe duken,se ka dhe te fjera poshte tavolines,NDERI NUK BLIHET,or sali kufoma.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. h
                                    hazizi

                                    Edhe ju si gazetare perse beni krahasime te tilla. Lobimet e tjera jane ne emer te shtetit, per te permiresuar imazhin e shtetit te tyre ne amerike, e jo te nje parti sic ben birisha per te rregulluar biografine e tij dhe familejes kriminale. Nuk eshte ndryshim i vogel.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje