KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, kundër vetëm përfaqësuesi i opozitës

7 Gusht 2023, 13:22Politika TEMA

KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, kundër vetëm

Komisioni Rregullator pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka miratuar me tre vota pro dhe një kundër, rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Kryetarja e Komisionit Rregullator, Ilirjana Nano dhe dy anëtarët Dritan Çaka dhe Arens Çela votuan pro ndërsa Muharrem Çakaj votoi kundër projektvendimit.

Podiumi kryesohet nga Partia Socialiste, e cila ka regjistruar 579 mijë e 625 vota ose 43.11 për qind të tyre, Koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” ka marrë 247 mijë e 883 vota ose 18.44 për qind ndërsa Partia Demokratike ka arritur 103 mijë e 743 vota ose 7.71 për qind.

Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së kanë qenë gjithsej 1 milion e 344 mijë e 497 vota të vlefshme.

Më 16 maj u mbyll krejtësisht procesi zgjedhor për kandidatët në 61 bashki të Shqipërisë, ku do të shpalleshin përfundimisht edhe fituesit në të gjithë vendin.

Në ndarjen tërësore, janë 53 bashki, të cilat kanë shkuar për Partinë Socialsite, duke konfirmuar kështu një fitore bindëse në rang kombëtar.

Nga ana tjetër, koalicioni Bashkë Fitojmë arriti të marrë vetëm shtatë mandate dhe një, i ka shkuar partisë së minoritetit etnik grek MEGA.

1 Komente

  1. r
    raul

    Ore po nuk e pashe sa vota kishte marre particka e hunderrit te papune Sali Shehut ne keto zgjedhje me 14 maj se nuk lexova kurkund FRD. Isha kurioz te dija se per kete particke spiuni i pazarit te ri qe te keput ne mes para 2 vjetesh beri aktin me te turpshem ne historine e presidences ne planet. Spiuni Agush braktisi zyren e kryetarit te shtetit ne mes te dites dhe ju turr policeve bashkiake ne detyre tek zyra e te vetshpallurit kryetar i FrD te papunit Sali Shehu dhe i vuri duart ne fyt rojes se shkrete dhe gati i nxori shpirtin fakirit duke bere aktin me te shemtuar ne historine boterore per nje kryetar shteti. Lajthitje e plote mendore gjendje e theksuar demence mendore. E do pushtet perseri ky hunderr i neveritur per 99.99% te shqiptateve??!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje