
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka prezantuar sot platformën elektronike për regjistrimin e votuesve jashtë Shqipërisë për zgjedhjet e vitit 2025.
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, theksoi se platforma është ndërtuar me standardet më të larta të sigurisë dhe funksionalitetit, duke mundësuar regjistrimin e votuesve nëpërmjet internetit, pa pasur nevojë për paraqitje fizike në ambasada.
Platforma, e quajtur “PER” (Platforma Elektronike e Regjistrimit), është e disponueshme për përdorim falas dhe mund të aksesohet përmes versioneve desktop dhe mobile.
Ajo përbëhet nga dy module kryesore: Moduli i regjistrimit, ku votuesit paraqesin kërkesat për regjistrim, dhe Moduli i shqyrtimit të kërkesave, që mundëson verifikimin dhe menaxhimin e kërkesave nga autoritetet përkatëse.
Procesi i regjistrimit përfshin krijimin e një llogarie në platformë, verifikimin e identitetit përmes një fotografie të fytyrës dhe numrit të telefonit, si dhe të dhënave nga dokumenti i identifikimit.
Përdoruesit mund të regjistrohen përmes aplikacionit të KQZ-së në telefon ose përmes faqes online të KQZ.
Redjon Lila, specialist i votimit nga jashtë, sqaroi se procesi për regjistrimin e votuesve është i thjeshtë dhe i sigurt, duke siguruar që vetëm individët realë të mund të regjistrohen për të votuar.
Regjistrimi përfundon me krijimin e një profili personal dhe mundësinë e kërkesës për votim kur të afron zgjedhjet.
ahhhhhhhaaaaaaaaaaa, aplikacion qe e ka ne dore qeveria, me dy module.....================= 1 - paraqitje e sakte e te dhenave te individit. 2- verifikimi i ketyre te dhenave.......lol ===== ..e shihni sa te lehte e ka qeveria .....te fitoj Edveri...
Zotnija Kalec i Deges eshte mesuar me pislliqet e kohes se socializmit dhe vazhdon ende me avazin e mukes , i thone andej nga Vlora .
Aplikacion shume i mire dhe i paanshem. Mesa kuptojme neve,ky aplikacion eshte i mire sepse gjthesecili votuaes jep vetem voten e tij personale,pa hile dhe atje dhe atij ku deshiron. Keshtu,votimi behet jo vetem i fshehet por edhe i drejte dhe i ndershem. Nuk mund te blihet vota.Jemi dokord dhe eshte mire per per neve ne emigracion te votojme ne kete aplikacion.
Pershendetje,patjeter qe do te votojme me kete aplikacion.Kemi vite qe e presim.Perpara Shqiperi!