Biznes me vëllain e Veliajt? Agron Shehaj i përgjigjet Flamur Nokës dhe PD

27 Dhjetor 2024, 10:40Politika TEMA
Biznes me vëllain e Veliajt? Agron Shehaj i përgjigjet Flamur

Agron Shehaj, gjatë një lidhje direkte për emisionin "Të Paekspozuarit", ka folur për disa akuza që i ka bërë PD dhe konkretisht Flamur Noka, se ka lidhje me Veliajn dhe ka biznes me vëllain e tij. Shehaj tha se këto janë shpifje të organizuara që do të vijojnë deri në zgjedhje. 

Agron Shehaj: Akuzat qesharake dhe shpifjet e Nokës, arsyeja pse Flamur Noka filloi të shpifë ndaj meje dhe të shpifë studio më studio, është sepse në seancën e fundit po flisja për një skandal të madh për nga vlera, Thumanë-Kashar, që me sa duket Nokës nuk i erdhi mirë. Kërkoj interpelancë dhe ministrja refuzon.

Ylli Rakipi: Ja kështu thonë ata që godet Belindën sepse je në krahun e Erionit.

Agron Shehaj: Sa herë kam akuzuar me fakte kundër Veliajt? Nga inceneratori te 5D? Veliaj ka bërë korrupsion haptas, kanë marrë paratë nga bashkia dhe i kanë çuar në xhepat e familjarëve. Veliaj është pasuruar, por është një politikan i rëndomtë si shumë të tjerë. Para se të marrin postet, janë praktikisht të rrethuar nga familjarë që nuk kanë asnjë sukses në biznes dhe bëjnë jetë modeste. Një ditë të bukur marrin pushtetin dhe bëhen të plotëfuqishëm.

Klodiana Lala: A keni ju biznes me njerëz të lidhur me Veliajn, vëllain e tij apo vetë kryetarin e bashkisë?

Agron Shehaj: Jo, kurrë, zero, kurrë në jetën time, kjo është një shpifje e rëndomtë, nga dikush që thjesht bëri një turp të madh në Parlament, më largoi nga foltorja sepse do të flisja për një skandal.

Ola Xama: Ka patur edhe akuza se keni qenë përfitues i lejeve të ndërtimit në kryeqytet?

Agron Shehaj: Shpifje.

Ola Xama: Ju thatë që ndaheni nga PD. Deri tani nuk ishit ndarë ju?

Agron Shehaj: Ajo përgjigje është hequr nga konteksti. Unë jam ndarë prej kohësh sepse kam krijuar një parti të re. A do ta kallëzoj Nokën? Nuk kam ndërmend, sepse nuk është kjo arsyeja pse jam në politikë. Është tërësisht i parëndësishëm për projektin tim politik. Nga sot e tutje do të dëgjojmë shpifje pafund. Mediat janë totalisht nën kontroll të pushtetit, ose të partisë më të madhe në opozitë.

Ylli Rakipi: Të bën përshtypje fakti që Veliaj nuk preket për 5D dhe inceneratorin, por për pasurinë hetime shumë të thella?

Agron Shehaj: Më bën përshtypje. Nëse shohim se si nuk është prekur te inceneratori dhe 5D, përjgigja do të ishte nuk duket sikur e ka seriozisht SPAK. Por ka marrë veprime të paprecedenta, për një person që vijon të jetë në psuhtet. Tani opinionit nuk i mjafton ta kapë me para të vjedhura, duam ta kapë te skandali i madh. Mirë do të ishte.
Ajo që mund të them, akuza dhe shpifje të tilla, do të dëgjoni pafund, nga sot deri në 11 maj. Mendoni se Flamuri flet rastësisht?

18 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    Po ti more Gone si u bere bizesmen ? Ku I gjete euro? Ti je larguar nga Shqiperia qe 13 vjeç qe akoma nuk kishe mbaruar filloren , si u diplomove ? Si u bere deputet ?kur ti nuk njihesh ne as nje attività te pd -se .kush kerkon ti beje gropen tjetrit bie vete brenda , prit se edhe lakrat e tua do te dalin .Nuk ke fare integritet per politikan , je 0 me xhufke .

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant

      Patronazhist Goni ka 20 vjet me biznese dhe nuk ka pasur asnje post publik. Pyet si u ben Noka,Rama,Veliaj

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trapajani

        Ta them un o taulant,,gonia erdhi te pastronte parate e dikujt tjeter,,,politikan i PD,,se vete nuk mund ta bente,,gonia ishte soto nome,,,merte % e aksioneve ne bisnes,,,prandaj dhe zbriti me parashute ne PD,kur nuk e njehte asnje nga PD,,,po ku mer vesh ti bole,,nuk te pyeta,,a e gjete motren,,

        Përgjigjjuni
      2. p
        prec ulaj

        Agron Shehaj eshte potencialisht shume i rrezikshem per PD. Sic e dini Agron Shehaj eshte i persekutuar dhe po i shkeput te poersekutuarit nga PD, po i afron me Partine e tij. Kjo eshte frika qe e ka zene PD. Po i iken te persekutuarit, PD ngelet pa anetare, pa organizim ne rrethe. Shkodra eshte kthyer e gjitha me Agron Shehaj. Shtyrja ne Parlament dhe sharjet e Mul Nokes, Mziut nuk ishin rastesi ne Parlament, ishin goditje te kalkuluara per ate qe po ben Agroni kunder PD.

        Përgjigjjuni
        1. m
          muçua mender jush

          mara ka mare shuma te medha te hollash per te folur kundra Agronit, dhe kush eshte figura e tij do te dali se shpejti.

          Përgjigjjuni
        2. T
          Taulant

          Gjepura . Sa shpifje do nxjerrin deri ne zgjedhje binomi i krimit Rama-Berisha. 11 Maji fundi i llumit .

          Përgjigjjuni
          1. k
            keta jane te gjithe per ne burg

            Keshtu deklaron edhe sali komunisti,shpifje nga komunistet dun me me denue mue,por edhe muli i akuzuar nga bardhoshja,shpifje une kam vetem nje shtepi......vilen e fshehu ne thes

            Përgjigjjuni
          2. O
            Oficeri dulles

            Muli maja e carit te eshte afruar shume e mdjen aromen ,he se do mesohesh dhe ti beth cim

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mondi

              Noka eshte njesoj hajdut si shehaj ..jane plera dhe interesaxhinj

              Përgjigjjuni
              1. T
                Taulant

                Patronazhist Shehaj nuk ka pasur ndonjeher post publik. Noka,Rama

                Përgjigjjuni
              2. C
                Coli

                Ky ka bere biznes te sukseshem me Call Centres qe jane lavatrice parash. Do i vije rradha edhe ketij labit te suskseshem.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Flamuri

                  Zoti Shehaj! Në rastëse ti nuk e denoncon për shpifje Malokun Noka atëherë un doti besoj Nokës !

                  Përgjigjjuni
                  1. g
                    genocidi grek ne cameri vrane femije, fredi beleri

                    kur thoshte i gjati hidhni balte se dicka mbetet kte po bejne me agronin bravo agron jepi fryma e Zotit eshte ne ty kte here bjeru qenve te pangopur me gjak dhe shkaterrim pronash

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Hasan Spahiu.

                      Si shpjegohet qe ky veshgjati i Fierit,ne nje foto te publikuar Duket vete i shtate,nga te cilet ,Jo Pak ,por tre vete Jane denuar per vrasje.Nuk e shpika une Ka Dale ne faqe gazete.

                      Përgjigjjuni
                      1. e
                        eam saa.

                        ky psikopati. flamur muti noka. duhet. arrestar. sa me shpejt. se ky eshte kriminell si. sali haleja berish. nje soj jane te dy malok

                        Përgjigjjuni
                        1. t
                          tironci

                          "Ajo që mund të them, akuza dhe shpifje të tilla, do të dëgjoni pafund, nga sot deri në 11 maj. Mendoni se Flamuri flet rastësisht?" Domethene te njejten gje po ben edhe ti kunder Veliajt edhe Ballukut, po shpif dhe akuzon per arsye politike. Thjesht per te marre ca vota naivesh qe besojne se ti vertet je ndare nga srb dhe do ngresh ti te djathten e vertete. Eh mor Agron e humbe trenin qe kur ju bashkove foltores, tani nuk te beson me njeri. I mbajte oturakun plakut anti-Shqiptar foltore me foltore dhe tani pak muaj para zgjedhjeve u kujtove te besh disidentin. Je thjesht nje vegel e srb qe po te perdor ty dhe te tjere si ty per strategjine e tij te re qe me particka te joshi elektoratin gri dhe te siguroje mjaft karrige ne parlament per te friksuar Amerikanet se gjoja ka akoma gje ne dore. Del dhe muli ben aktrim sikur eshte kunder teje. Ah ju e dini se ne hame bar dhe na ka lene kujtesa se kush jeni ne te vertete dhe cfar keni bere.

                          Përgjigjjuni
                          1. s
                            sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

                            flamur. noka. eshte. zevendes. kriminel i sali berish kermes kriminelit te shqiperis. i ka gati hekurat

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              PO , PO

                              Ne se Flamur Noka eshte debil i lindur , Agron Shehaj eshte nje psikopat i lindur , qe te dy pa asnje afersi me staturen e politikanit .!

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje