Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?

26 Dhjetor 2024, 19:31Politika TEMA
Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?

Nga Ylli Pata

Në çdo vend të botës, nëse një prokurori do të niste një aksion penal ndaj zyrtarëve të lartë, opozita do ta kishte konsideruar si një bekim nga Zoti.

Pavarësisht se hetimet do të binin mbi të, përkatësisht personazhe të rëndësishme të saj. Një opozitë normale, do të thoshte që sado të ashpra të jenë veprimet proceduriale të një prokurorie, në fund, thelbi apo qëllimi ka një sens pozitiv; pra të godasë të korruptuarit.

Tek ne ndodh e kundërta; opozita për çdo hetim ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës, edhe pse gjithçka është e qartë dhe flet për pasuri të fituar nga pushtetin, i konsideron të padrejtë. Madje enturazhi meditik e quan hetimin ndaj Berishës dhe Metë ssi sulm politik.

Nga ana tjetër, përforcon, adreson, indikon dhe hiperbolizon çdo hetim ndaj zyrtarëve të mazhorancës.

Nëse do të kishim të bëjmë me një politikë garantiste, siç janë realisht forcat e djathta në të gjithë botën, atëherë, politika, mediat, nuk duhet të flasin pa folur drejtësia. Siç ndodh për shembull në vendet e pjekura demokratikisht. Meqë ra fjala, ish-presidenti Nicolas Sarkozy sapo u dënua për korrupsion, por asnjë nga kundërshtarët e tij politik nuk e linçoi publikisht. As media popullore e së majtës në Francë, “Liberation”, e cila njihet si fshikulluese e fortë e të akuzuarve për abuzim me detyrën.

Një opozitë, strategjikisht arrin ta kapitalizojë një aksion të drejtësisë, për ta kthyer më pas në një program politik.

Por tek ne nuk ndodh, sepse kjo opozitë, përkatësisht ajo që drejtohet nga Berisha e Meta, nuk kërkon ta kapitalizojë aksionin antikorrupsion.

Pasi e thonë troç se kur të vijnë në pushtet do ta largojnë SPAK, për ta zëvendësuar me një strukturë tjetër, që nuk e thonë.

Koncepti i tyre i luftës antikorrupsion është thjesht të sulmojnë kundërsharin, jo vetëm në partinë e opozitës, por dhe brenda partisë së tij.

Gjatë mandatit të parë të Sali Berishës ka ndodhur disa herë përdorimi i prokurorisë për arsye politike, për të dëmtuar ata që i konsideronte kundërshtar.

Që nga Maksim Haxhia, Azem Hajdari, Arben Lika, grupi i drurit të arrës, përkatësisht: Genc Ruli e Rexhep Uka etj etj.

Në mandatin kur Berisha ishte kryeministër, premtoi se do bëjë namin, madje doli me slloganin e duarve të pastra në zgjedhjet. Por sapo erdhi në qeverisje ju vërvit prokurorit të Përgjithshëm e hyri në sherr me rresidentin e Republikës.

Kur prokuori i Përgjithshëm hapi çështjen Remzi Hoxha, Berisha doli nga shinat e ndodhi ajo që ndodhi më pas nga 2007 deri në 2021, kur u ndërtuan 19 kullat te ish-klubi Partizani.

Berisha është në aksiomën e hoxhës: bën si them unë por jo si bëj unë. Përndryshe, je i korruptuar, armik, tradhtar. Po hoxha si është? Nuk flitet keq për mullain!

6 Komente

  1. A
    Amerikani

    Pateeee , nuk eshte opozite kjo , Po eshte Loja e Katovices . Pozite dhe opozite eshte Partia e Punes , madje kjo qe ti Quan opozite eshte pjesa me e ndyre dhe me kriminale . Ti per kesi gjerash paguhesh , prandaj vazhdo te lehesh , Po mos harro se je duke kryer nje krim ne rrafshin moral . Opozite Dali Berisha , nje kopje e xhelateve te diktatures ...! Pike e zeze !

    Përgjigjjuni
    1. X
      XXXL

      Opozita nuk ka fituar pike nga SPAK, se any punojne Biba shoku Pata.

      Përgjigjjuni
      1. c
        ce

        Po cfare pret nga mjekercjapicimpordha,qenefi, nazi,tv qe 24/7 hedh shpifje, helm, mut, shurre, molotov, zjarr nga ekrani i syri tv nje kanal propogandistik qe per nga shpifjet qe hedh ne publik do ta kishte zili dhe shefi i propofandes se Rajhut te Trete dr. Josef Gebels qe solli Hitkerin ne pushtet . Ky mjekercjapi Cim pordha nuk sheh asnje korrupsion shteteror tek perbindeshi i vicidolit me 27 akuza mbi kurriz dhe 54 prona brenda dhe jashte vendit deri ne vile 2kat ne gjermani per mbesen 16 vjecare. Kjo media u shqetesua shume per simulimin e Gon gjekmut lafshgjelit qe u rrezua ne toke per te fituar pike dhe kurre nuk ka shprehur nje opinion per 4 vete qe u vrane para deres se qeverise me 21 janar .

        Përgjigjjuni
        1. C
          Colpo grosso

          Jane te gjithe drejt burgut majtas dhe djathtas nuk I shpeton njeri *Katharsit* perendimor nuk ka asnje shprese per te korruptuarrit dhe Moskovitet e Tiranes nuk pyet SHBA-ja per 3500 te korruptuar dhoma burgu ka plot.

          Përgjigjjuni
          1. t
            tao lali pederasta

            ore po ky trampi pse spo e nxjerr kte ilir meten ng burgu?? do kene bere llafe ahahahah u qifshi ne bythe te dy

            Përgjigjjuni
            1. H
              Humoristi

              Spak ka rritur shpresat per drejtesi te ne shqiptaret.Halli hallit nuk i ngjan,na ka lane nje shorehje Lajhja e Paprit!Konkluzionet e paguara nga pozita,apo ipozita nuk kan asnje per ne shqiptaret.Hajdutet e kane vendin ne burg!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje