Ish-deputeti dhe ish-kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ishte në SPAK një ditë më parë.
Në një lidhje direkte me emisionin “Të Paekspozuarit”, Këlliçi deklaroi se priste të thirrej për skandalet në bashki, por u pyet për një kallëzim të bërë nga Idajet Beqiri për diplomën dhe deklarimin e pasurisë, dhe kjo, sipas tij, u bë për të sfumuar thirrjen e Veliajt në SPAK për herë të dytë.
“Unë mendova se jam thirrur për të dhënë deklarime për 5D apo inceneratorin e Tiranës. Në kontaktin e parë që pata nga SPAK u përgjigja pozitivisht, jam i gatshëm në çdo moment të paraqitem.
Kur mbërrita në SPAK mora vesh se isha thirrur për shkak të një kallëimi që një person i dënuar si mashtrues, Idajet Beqiri, paska depozituar kallëzim ndaj meje, ku ka mbledhur artikujt e gazetave dhe portalit të nipit të Begejave, Karlo Bollino dhe i ka përpiluar në kallëzim penal. Unë kallëzohem sepse pretendon zotëria se kam falsifikuar diplomën e gjimnazit dhe se kam fshehur pasurinë.
E kam sqaruar me qindra herë këtë çështje. Jam diplomuar me nderimet më të larta. E kanë verifikuar sepse kur kam njehësuar diplomën amerikane në Shqipëri janë kryer verifikimet, por duhet të gjejnë dicka për të bërë lajm paralel dhe për të sfumuar zhurmën e Veliajt.
Mbetem i hapur për çdo sqarim. Aty mund të ketë ankesë pse kam patur mesatare 9.8.
Nëse ky është problemi që i kam shkaktuar shtetit shqiptar, jam i hapur ta diskutojmë. Jam pyetur për shpenzimet në fushatën elektorale, të cilat i kam depozituar në KQZ. Jam pyetur edhe për partneren time me të cilën kur kam qenë subjekt deklarimi nuk kam bashkëjetuar, por me sa duket mashtruesve të dënuar në katër shtete të ndryshme nuk i ka tingëlluar mirë. Jam pyetur edhe për çështjen e fotografisë me Trumpin, sepse ka patur aludime se kam paguar dhjetëra mijëra dollarë, por kosto është zero. Kam ndenjur rreth dy orë në SPAK, jam i gatshëm të shkoj në çdo moment.
Çfarë kemi depozituar ne si PD i kam firmosur unë, kam vënë firmën time, fytyrën time. Nëse ka letra anonime nga Ministria e Infrastrukturës apo nga Kryeministria nuk e di. Në PD nuk merret njeri me letra anonime.
SPAK e ka të pamundur të amnistojë Veliajn, sado që ka tentuar të intimidojë. Kam informacione se është përplasur sot me një pjesë të hetuesve. Sado i etiketon si trokitës apo kolegë, sërish mendoj se SPAK e ka çështje finale rastin Veliaj. Ose do të mbyllë qepenin, ose Veliaj do të shkojë para ligjit.
Veliaj është i mbaruar politikisht. Ne si opozitë na intereson zvarritja e Veliajt në këtë gjendje, por për aspektin ligjor, mendoj se Veliaj ka kapitulluar.
Nuk mund të akuzosh tre drejtorë, vartës direkt të kreut të Bashkisë Tiranë, që kanë bërë skemë dhe kanë vjedhur me 45 tendera, 30 milionë euro, të marrin dhe tre leje ndërtimi që firmos Veliaj dhe Veliaj të mos dijë gjë, nuk ka shqiptar që nuk e beson.
Por jam informuar se ka një dosje me fraksion edhe për 5D.
Dua të shoh dritë në fund të tunelit”- tha Këlliçi.
Nuk kuptoj pse e ke kaq te veshtire !!! Nxirr diplomen tek Harri Fulc vitin kur ke fillu dhe kur ke mbaru shkollen e mesme dhe diplomen ne Amerike vitin kur ke fillu dhe kur ke mbaru dhe sqarohet kjo pune,nuk sqarohet duke ju pergjigjur akuzes me akuze.se ketu pastaj vjen pak ere.
Nuk kuptoj pse e ke kaq te veshtire !!! Nxirr diplomen tek Harri Fulc vitin kur ke fillu dhe kur ke mbaru shkollen e mesme dhe diplomen ne Amerike vitin kur ke fillu dhe kur ke mbaru dhe sqarohet kjo pune,nuk sqarohet duke ju pergjigjur akuzes me akuze.se ketu pastaj vjen pak ere.
Je bere si ato qent e periferive... kerkojne ushqim te gjorit ne grupe duke i lehur njeri-tjetrit se kush eshte me i forti per te kontrolluar zonen... dhe ju te pd lihni me gazetaret te bytha o neper studioTv... por politikish jeni larg realitetit... se si behet politike ne gjirin e popllit per ti motivuar qe te votohesh akoma jeni ne vend numero.... se kure do flisni per ekonomine.. papunsine... jeten sociale ne tersi...etj.etj nje zot e dine... se per krimin e keni ne gjak vete s'ju heqe njeri. dite te mire per te gjirhe.
Si duket ky Këlliqi ka bërë akuzë ndaj Veli
Ne gjifti mou.
O kaqol shko ne burg ti nje here pastaj shohim e bejme
Kur u bë edhe gabeli të flasë me fjalë italisht (sfumoj, intimidoj..) Ku ku moj nane