Kreshnik Spahiu: Pakti PS-PD për 'listat e mbyllura', qëllimisht në sezon pushimesh, që të harrohet

3 Gusht 2024, 09:54Politika TEMA
Kreshnik Spahiu: Pakti PS-PD për 'listat e mbyllura',

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi paktin për listat e mbyllura PD-PS.

Sipas tij, marrëveshja u bë në kulmin e sezonit turistik ku vëmendja është më e pakët.

Më tej ai shton se presidenti nuk do e dekretoj ndryshimin në kodin zgjedhor, pasi është antikushtetues.

''Juristët i kanë këshilluar presidentit të mos firmos. Pakti Berisha-Rama qëllimisht u votua dhe u nënshkrua në kulmin e sezonit turistik që të harrohet dhe të mos ketë vëmendje.

Mendoj se presidenti as nuk do ta firmos dhe as nuk do ta kthej prapa. Do ta kaloj në heshtje që të mos bëhet pjesë e paktit antikushtetues të listave të mbyllura.

Disa deputetë do zgjidhen nga kryetari i partisë. Një pjesë do zgjidhen nga partia. Kjo është shkelje që presidenti Begaj nuk do e firmos ashtu siç e kanë këshilluar juristët', thekson juristi në Report Tv. 

1 Komente

  1. S
    Shkembi

    Une nuk besoj se do harrohet kaq lehte ky problem I cili do behet me I mprehte me afrimin e zgjedhjeve. Presidenti e firmosi marrveshjen EDI-Sali, Por zbatini eshte ne dore te shqiptareve te cilet mund ta bojkotojne zgjedhjet e ti detyrojne pashallaret te hapin listat. Eshte i vetmi rast qe shqiptaret duhet te behen bashke, kunder kesaj politike skandaloze qe i ka poshteruar kaq shume

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje