Kreu i Gjykatës Kushtetuese me short? Nesër shansi i fundit i votimit!

19 Shkurt 2023, 20:20Politika TEMA

Kreu i Gjykatës Kushtetuese me short? Nesër shansi i fundit i votimit!

Anëtarët e Kushtetueses kanë të hënën mundësinë e tyre të fundit për të zgjedhur me votë të fshehtë kreun e gjykatës. Dështimi i dy raundeve të votimit, për shkak të mosarritjes së totalit minimal prej 5 votash, shton mundësinë e zgjedhjes me short të titullarit të ketij institucioni.

Gara mes tre kandidatëve femra për drejtimin e Gjykatës Kushtetuese duket se do ta çojë procedurën e zgjedhjes së titullares së re në shortin me gogla.

Javën e kaluar Kushtetuesja regjistroi dy raunde të dështuara të zgjedhjes me votë të kryetarit të ri. Në përballjen e parë mes kandidateve, Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj, asnjëra prej tyre nuk mundi të marrë 5 vota, që është numri minimal i kërkuar nga ligji për zgjedhjen e kryetarit.

Raundi i dytë i votimit, i mbajtur të premten, nuk dha rezultat, madje, votat u ndanë në mënyrë të barabartë.

Për këtë shkak, Mbledhja e Gjyqtarëve të Kushtetueses caktoi 20 shkurtin për një raund të tretë votimi, mundësia e fundit që ligji jep për zgjedhjen e kreut të ri përmes votimit të fshehtë.

Referuar ligjit “për organizimin dhe funksionimin e Kushtetueses”, në këtë raund garojnë 2 kandidatët me më shumë vota, por barazia në vota do ta bëjë edhe këtë përballje me tre kandidatë.

Nëse balancat e votimit të fshehtë, nuk do t’i sigurojnë as në këtë raund të paktën 5 vota një prej kandidatëve, atëherë parashikimi final ligjor për zgjedhjen e kreut të Kushtetueses është shorti me gogla.

Gjykata Kushtetuese u plotësua me 9 anëtarët e saj me mandat të plotë më 16 janar, me emërimin e anëtares Holta Zaçaj, e cila pasoi në detyrë ish-kryetaren Vitore Tusha, raporton A2.

4 Komente

  1. J
    Jorgo

    bo booo ku u kaqtandis Kushtetuesja...

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjini

      Ore si nuk ka nje jurist a gazetar te shkruaje per nivelin ku u katandis GjK. Pupuui, njera e hurit dhe e litarit, arrin te behet gjyqtare me Nivel 0 ne te Dr e njeriut; me para te vjedhura ne Ojq; pretendon te behet kryetare dhe ..... Para emrit shenon LL C. Gjykoni vete cfare niveli!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Popull

        Holta Zacaj anëtarja e Kushtetueses që nuk ka qenë asnjë ditë gjyqtare dhe nuk di të zbardhë ndonjë vendim gjyqi. Do të zgjidhet edhe krietare, keni parë ju more shokë?

        Përgjigjjuni
        1. S
          Salkari

          Do kalojne 2-3 vjet dhe keta akoma do hedhin shorte …..ptuuuuu plera

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje