“Kreu i PD ruante figurën, paratë i ‘ruante’ dhëndri” - Dosja e SPAK për ‘Partizanin’: Çifti Malltezi, miliona për Liri dhe Sali Berishën

13 Shtator 2024, 19:30Politika TEMA
“Kreu i PD ruante figurën, paratë i ‘ruante’

Pagesa dhjetëra milionëshe në drejtim të fondacionit të Liri Berishës, një pagesë 20 mijë euro drejt avokatit të tij në Francë për ta mbrojtur në luftën kundër SHBA për ‘non grata-n’, pagesa në shuma të mëdha për shërbime shëndetësore si dhe një pagesë e bërë nga kompania Homeplan për sjelljen e një grupi muzikor nga jashtë për fushatën elektorale të PD-së në vitin 2013 janë vetëm disa nga episodet e korrupsionit që SPAK i ka vënë përballë ish Kryeministrit dhe dhëndrit të tij në dosjen 500 faqëshe për aferën ‘Partizani.

Vetëm në drejtim të fondacionit të Liri Berishës Jamarbër dhe Argita Malltezi kanë derdhur në vitet 2010-2022, 8.6 mln lekë të reja, 24 mijë euro dhe 8200 dollarë. Ndërsa kompanitë e përfshira në aferën korruptive Homeplan në vitin 2016 ka derdhur 18.500 euro dhe në vitin 2022 firma Kontakt 30 mijë euro.

SPAK thotë se të gjitha pagesat janë bërë nga çifti Jamarbër dhe Argita Malltezi, të cilët SPAK i koncepton se ‘llogaria bankare’ e Berishës, i cili kujdesej që të ruante imazhin si i ndërshëm, ndërkohë që paratë i mbante e bija me dhëndrin.

“Me qëllim ruajtjen e imazhit te nje politikani qe nuk është pasuruar asnjëherë, shtetasi Sali Berisha, nuk do te rriste formalisht pasurinë e tij, dhe ky përfitim do et kalonte tek shtetasi Jamarber Maltezi, i martuar dhe si me sipërcituar, ne bashkësi ligjore, me shtetasen Argita Maltezi, vajzën e shtetasit Sali Berisha. Siç dhe rezulton nga hetimi, aksesi ne pasuritë e shtetasve Maltezi, është i përhershëm nga familja Berisha dhe jo thjesht shfrytëzimi i pasurive të tyre për akomodim por edhe përdorimi i shumave monetare, në vlera që, pasur parasysh nivelin ekonomik et një politikani shqiptar, mbështetur vetëm në pagën e tij, nuk justifikohen”, thuhet në dosje.

Në 500 faqet e dorëzuara nga SPAK për Jamarber Malltezin, me të cilat i është vënë në dijeni akuza për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, përmblidhen edhe përfitimi që dhëndri i Berishës mori nga procesi i privatizimit të Partizanit, në tokën e të cilit ndërtoi më pas 19 kulla bashkë me kushëririn e tij Xhimi Begeja dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, të akuzuar tashmë bashkë me Sali Berishën për këtë aferë korruptive.

Jo vetëm para cash, fatura dhe dividentë gjithsej mbi 4.6 mln euro, por edhe mbi 1 milion e 250 mijë euro si përfitim nga ”njësi shërbimi të marra më tepër sipërfaqes takuese tek ARA 11-katësh”, një nga kullat e ndërtuara në kompleksin Magnet në tokat e “ish Klub Partizanit”.

Në këtë pjesë të dosjes, SPAK thotë se Jamarber Malltezi, dukshëm duke përfituar nga pozicioni i tij i pushtetit në krahasim me Bektashin (i cili ishte investitor) dhe kushëririn e tij, ka marrë edhe një sipërfaqe shtesë të kullës. Një sipërfaqe që sipas SPAK nuk i takon sipas ndarjes së bërë me ortakët e tjerë. Pra i gjithë ”operacioni Partizani” nxori një fitim të pabesueshëm prej 5,908,570 euro për familjen e dhëndrit të ish-kryeministrit Berisha! Këtë të premte Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën arrest shtëpie për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezi, të cilët u rrëzuan pasi kërkuan rivlerësim për shkak të raportimit dymujor të hetimeve. (Shqiptarja.com)

14 Komente

  1. S
    Shkembi

    Eshte plotesisht skandal I drejtsise qe e lejoi kete famille mafioze te demtoje per nje kohe te gjate vendin dhe popullin. Tani qe demi eshte bere, drejtesia s’mund te ferkoje duart. Ajo eshte bashkepuntore ne krim.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Familja e malokut non grata në Tiranë , tragjedia më e madhe kombëtare e të gjithë historisë.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Svetllana

      Keto nuk jane fakte, jane trillime te Ed'Ramsit. Lexhendari i Vicidolit, birir dhe dhenderri i Serbise, Sali Sheqere Vuk Berisha vitin tjeter do te ulet ne karriken e merituar te Kryeministrit te Shqiperise Sovjetike!

      Përgjigjjuni
      1. p
        plepat e drejtesise.

        Ku eshte pare e degjuar qe nje qytetar I nje shteti kapet me nje gje te vogel duke vjedhur dhe arrestohet me burg sepse denohet xhesti dhe jo vlera dhe nese keto qe shkruhen Jane te sakta pra te pervetesosh miliona dhe i mbani ne arrest shtepie brekdhjerin Sali me dhenderucin idiot hajdut.

        Përgjigjjuni
        1. m
          mirel

          Kalbini brenda deri sa t'u dali vreri i zi shpirtit...forca e ligjit duhet te triumfoi.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nasi

            Kopeja nr. dy e hajduteve, Kopeja numer 1 eshte akoma ne pushtet, copton shet dhe vjedh gjithe shqiperine. Spaku duhet medoemos te arrestoj kreun kryesor te kopese nr 1 sa me shpejt, ndryshe gjithe shqiperia dhe shqiptaret shkuan per lesh, do zhduken nga harta Europes dhe botes si komb! Shqiperia po KOLONIALIZOHET!!!!!!!

            Përgjigjjuni
            1. k
              koli

              Kopeja nr. dy e hajduteve, Kopeja numer 1 eshte akoma ne pushtet, copton shet dhe vjedh gjithe shqiperine. Spaku duhet medoemos te arrestoj kreun kryesor te kopese nr 1 sa me shpejt, ndryshe gjithe shqiperia dhe shqiptaret shkuan per lesh, do zhduken nga harta Europes dhe botes si komb! Shqiperia po KOLONIALIZOHET!!!!!!!

              Përgjigjjuni
              1. a
                antipatrea

                Obobo ore Koli ... Të kuptoj që ty , dhe ndonjë tjetri këtu po ju dhëmb shumë , po ka njëfarë zgjidhje : vazelinë dhe prapë vazelinë ! Sapo ka filluar t'ju hyjë dhe ka shumë akoma . 80% rradhën tjetër gjiganti , dhe ju prapë oooohhhh ...

                Përgjigjjuni
              2. D
                Dhe shajnë bllokmenët

                A e dini që ky jambole Malltezi ka paguar për të jatin në spitalin e Vienës,3000$ nata për tre muaj me radhë.....

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Koli

                  Po ke fakte denoncoi ne SPAK, tani kane vlere keto gjera. Merr ndonje dokument ose jep burimin e informacionit dhe dergoje ne SPAK. Keta na ropen te gjalle dhe ne diskutojm midis nesh, keto nuk kane vlere.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Ne ferr do shkojne

                    Epo jane rrace 'superiore' ata qelbesira!

                    Përgjigjjuni
                  2. Z
                    Zaza

                    Ky pisi saliu eshte monster Po kur ben si i virgjer. Plaseni ne burg.

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      F Osmani

                      I gjithe artikulli asht trillium I plote Cfare gazetari asht Carlo Bolja qe e ka ble mijra m katror me nje euro Ai maskara per te mbulu pisllekun e tij shkruan chare I thote KM,dhe nuk shkruan asgja per Erion Velija qe ka vjedhe miljona .Gazetar te felliqun deri ne origjine

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shkodrani

                        Akuza si hajdut ndaj Berishës, hajdut VIP, nuk është asgjë para akuzës VRASËS. Sali Berisha ka vrarë në bulevard, Berisha junior ka vrarë në Gërdec. Sali Berisha është hajdut dhe vrasës. Si qytetar i këtij vendi, do të ndihem i motivuar të jetoj në këtë vend nëse Berisha-t dënohen si vrasës. Sepse hajdutllëkun e kemi ves kombëtar! Ves i keq, por ves shqiptar të paktën 500 vjeçar. Kush nuk vjedh, nuk është shqiptar...o hej, o hej!

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje