Mandati i Xhaçkës, BE: Vendimi i parlamentit jo në drejtimin e duhur

13 Shtator 2024, 15:33Politika TEMA

Mandati i Xhaçkës, BE: Vendimi i parlamentit jo në drejtimin e

Vendimi i mazhorancës socialiste që abstenoi vendimin për të çuar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës, është konsideruar nga zyra e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë si një hap jo në drejtimin e duhur. Në reagimin zyrtar pas votimit në Kuvend, delegacioni i BE shprehet se zbatimi i vendimeve të GJK nga Parlamenti, është thelbësor pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit.

“Ne kemi shprehur shqetësimet tona edhe në raportin e fundit mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti, përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë.
Na inkurajoi fakti që Kryetarja e Parlamentit, gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, theksoi si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese. Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit”

Mazhoranca socialiste ka abstenuar me 65 vota, 9 kanë votuar kundër, ndërsa pro votuan 25 deputetë të opozitës.

9 deputetët që votuan kundër dërgimit në Gjykatën Kushtetuese te mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka ishin Jurgis Çyrbja, Bledi Çuçi, Damian Gjiknuri, Anduel Tahiraj, Paulin Stërkaj, Petro Koçi, Klodiana Spahiu, Shkëlqzim Bullari dhe Bujar Çela. Në votim nuk mori pjesë kryeministri Rama, i cili nuk ishte i pranishëm në sallë.

Në përfundim të votimit, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha se do t’i drejtohej Komisionit të Venecias për të dhënë një opinion rreth kësaj çështje. Është e disata herë që nga viti 2022 që socialistët refuzojnë me votat e tyre dërgimin në Kushtetuese të mandatit të deputetes Xhaçka e akuzuar nga opozita se ishte në konflikt interesi, duke qenë se bashkëshorti i saj, ish-deputeti socialist Artan Gaçi, kishte përfituar nga qeveria Rama statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Dhërmiut në një kohë kur ajo mbante detyrën e ministres së Jashtme.

12 Komente

  1. X
    Xhevati

    Ç' fare Komision Europian...çfare kushtetute...rrofte "drejtesia dhe reforma"....vetem perpara...!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luiza

      Tani u zgjua Zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë per mandatin e nje femre , kur ka 3 vjet qe nuk e ka hapur gojen per mandatin e kryekriminelit dhe kryehajdutit me fame boterore, Sali Vuk Berishes? Pse nuk i kerkon Gjykates Kushtetuese ky palo delegacion i BE-se qe te shprehet per mandatin e Pinocetit te Shqiperise sali Berisha? Vetem per femrat shprehet se "zbatimi i vendimeve të GJK nga Parlamenti, është thelbësor pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit."?

      Përgjigjjuni
      1. M
        Makiaveli

        Luiza po i njihte mirë Enveri këta imperialistët anglo-americane që duan të tregojnë neve si të qeverisim Ps. Shpallja non grata nuk është kusht me ligj të hiqet mandati i deputetit. Rakipi është non grata nga USA por është deputet i kuvendit

        Përgjigjjuni
    2. A
      Aron

      Nqs Parlamenti i eshte drejtuar Komisionit te Venecias per nje opinion para vendimit per ta cuar perfundimisht ne GJK, atehere le ta cojne edhe atje dhe nqs ata u thone se duhet cuar ne GJK, le ta cojne, por nuk kane pse mos ti kalojne te gjitha opsionet qe u jep ligji.

      Përgjigjjuni
      1. P
        PS, NJELLOJ SI PD.

        RAMA= BERISHA . VRASẼS TE DREJTESISE . NUK LEJOJNE INSTITUCIONET TE VEPROJNE.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          Pale ripjellja don ta kete opoziten ne ate te famshmin komision per ta cuar perpara luften kunder korupsionit. Qysh ketu duket se e don per fasada i gjati i ripjelljes. Don ta zvarris pa fund. Kur gjoja nuk kupton ndarjen e pushteteve, per te mbrojtur nje te koruptuar te rilindjes,cfare pret nga ky pushtet i kriminalizuar.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Trapajane hesapi

            Nese ky delegacion i BE mendoni se Parlamenti duhet te votoje Sic urdheron nje gjukate qe nuk Ka asnje kompetence per gjykim vlefshmerie te mandatit,atehere parlamentarizmi si thelbi i demokracise Ka marre fund.Asnje nuk e pengon GJK te vleresoje veprimet konkrete te nje deputetin,Nese Jane ne perputhen me kushtetuten apo Jo.Nis procesin sipas denoncimit,foton deputetin ne proces gjykimit dhe jep vleresimin.Po kurre nuk mund te vendose heqje te mandatit se eshte ne kundershtim me kushtetuten apo Jo.Vleresimi i GJK behet nga hallkat kushtetuese te Parlamentit,komisionit i ligjeve,i mandate e Dhe seanca plenare.Aq me teper nuk Ka asnje te drejte te diktoje se si duhet te votoje deputetin ne parlament.Nivel shume i ulet si i Gjukates ,ashtu Edhe ky vleresim i delegacionit te BE.Zoterinj dhe zonja te delegacionit,shikoni kriminelet terroriste,hajdute e votave te denuar nga gjukatat qe i keni deputetet ne PE.Kjo Ju ben te pabesueshem per demokracise dhe shtetin ligjor.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Al

              Pse nuk jep dorheqjen moj laraske? Mos na thuaj se qendron deputete per interesat e popullit! Turp per PS qe mbani nje idjote ne konflikt te paster interesi. Po behi me keq se PD.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Eh ç'na gjeti

                Si thote ajo pyetja e lashte: Kush terheq me fort ? nje kavo vapori apo nje qime p..dhi ? Kjo qime Oltes po terheq gjithe Bashkimin Europian... hahahaha. Bravo gjigand, je i modh...

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kurvat e Rilindjes

                  Putana e rilindjes ,qe s ka lene me pa shitur prona ushtrie

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Detari

                    gjithe qeveritaret duhen debuar os mbytur ne det.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      RAMA. IK !!!!!!!!

                      1.000.000 shuplaka PS!!!!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje