VIDEO/ Vota e diasporës në zgjedhjet e 2025, Balla: Emigrantët, 60 ditë afat për t'u regjistruar

13 Shtator 2024, 13:44Politika TemA

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaroi të enjten në Kuvend se procesi i regjistrimit të shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit për të votuar në Shqipëri do të jetë i hapur për rreth 60 ditë.

Gjatë fjalës së tij, Balla tha se procesi do të hapet 120 ditë para zgjedhjeve dhe do të mbyllet 60 ditë para zgjedhjeve.

“Për herë të parë shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë do të mund të votojnë nga vendi ku ata jetojnë, punojnë prej vitesh e studiojnë. Dhe kjo u mundësua falë vulosjes së kësaj të drejte në kodin zgjedhor miratuar nga Kuvendi në një votë konsensuale me përjashtim të ndonjë interesi të vogël. Sot jemi në një fazë të rëndësishme të zbatimit të asaj që kemi miratuar më 26 korrik. Të çojmë deri në fund procesin e ushtrimit të të drejtës të zgjedhjes nga ana jo vetëm e qytetarëve shqiptarë që kanë mbushur 18 vjeç dhe që jetojnë në Shqipëri, po dhe shqiptarët që jetojnë jashtë. Shqiptarët në diasporë, në pranverë, në prill apo në maj, se pashë që ishte bërë lajm se unë iu referova datave të kodit zgjedhor. për të shkuar deri te ajo ditë, na duhet që sot në aktin normativ, t’i japim KQZ-së një pjesë të fondeve që i duhen për të ngritur regjistrin. Qeveria do të vazhdojë ta mbështesë përgjatë këtij viti dhe në buxhetin e 2025 me të gjitha aktet e nevojshme. Përfitoj nga ky komunikim publik qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit, për tu bërë dhe ju pjesë e drejtimit që doni të vijojë Shqipëri, e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, sepse listat vazhdojnë të jenë të hapura, ajo që na duhet të krijojmë regjistrin, për krijiimin e regjistrit, duhet që KQZ t’i propozojë rregullatorit, rregullatori me një shumicë të cilësuar të përcaktojë procedurën mbi të cilën të ngrihet regjistri. Prandaj ata duhet të regjistrohen, procesi i regjistrimit fillon 120 ditë opara ditës së zgjedhjeve dhe mbyllet 60 ditë para zgjedhjeve. Ata duhet të vetëregjistrohen. Shpresoj që rregullatori i KQZ ta përfundojë sa më shpejt këtë proces, lidhur dhe dokumentacionin, në mënyrë që të realizojmë këtë hap historik. Në fund të kësaj pjesë, ashtu si më 26 korrik një pjesë e opozitës votoi ndryshimet e kodit zgjedhor, nuk e fsheh kërkesën që të votoni dhe sot aktin normativ që mundëson financimin e këtij hapi të rëndësishëm nga autoriteti i ngarkuar me ligj për organizimin e zgjedhjeve. Ftesa ime për opozitën është ta votoni”, tha Balla.

Sipas tij, shqiptarët e diasporës janë dhe do të mbeten ndihmues të mëdhenj të ekonomisë sonë kombëtare.

“Kanë qenë të tillë në këto 33 vite me dërgimin e remitancave, për të investuar në Shqipëri”, tha ai.

 

4 Komente

  1. O
    Otto

    Po sikur ka ndodhur para 24 oreve kjo, apo tani ju erdhi porosia nga Balla qe ta hidhni

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pensionisti banues ne rajonin 5

      Dakort qe te votojne, por quhen te regjistruar ata qe aktualisht kane karten e identitetit apo kerkohet nje regjistrim tjeter per te cilen duhet te sqarohemi me mire per te qene te mire informuar. formulari qe duhet plotesuar duhet te jete i qarte dhe ku duhet dorezuar apo do behet online ne adresen qe do te hapet per kete qellim. kjo sepse eshte e para here qe behet nje votim i tille,

      Përgjigjjuni
      1. M
        Malli per ta

        Per ke do te votojne ata qe jane jasht????????

        Përgjigjjuni
        1. M
          Makiaveli

          Pjesa më madhe sidomos nën 40 vjeç besoj Arlind Qorin

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje