Akuzat e SPAK, Kreshnik Spahiu: Mos harroni, kur Berisha kishte pushtet, futi 4 vjet në burg kryetarin e opozitës

13 Shtator 2024, 11:13Politika TEMA
Akuzat e SPAK, Kreshnik Spahiu: Mos harroni, kur Berisha kishte pushtet, futi 4

Kreshnik Spahiu komentoi fjalimin e Ramës në Parlament dhe paralelen që ai bën me 97 për mandatet që do marri opozita dhe PD.

"Kam një konstatim kundër kryeministrin dhe një konstatim kundër demokratëve. Për kryeministrin që gjuha e tij është tërësisht banale, po perifrazoj atë që përsëriti 3 herë. Do kemi ballafaqim bashkë, gojën e hapur ekspertizën brenda do e rrotullosh dhe do e pështysh. E ka përsëritur 3 herë. Konstatoj që sarkazma homo erotike është tërësisht e papranueshme ndaj Gaz Bardhit jashtë çdo lloj etike parlamentare. Dëshiroj të mos e vazhdojmë debatin. Çdo komenti është i tepër për një gjuhë banaliteti të një pjese të parlamenti. Konstatim kundër demokratëve të cilët kanë konsideruar si provokim referencën e kryeministrit për 97 që merret me interpretim të gabuar.

Protesta dhe revolta popullore ishte përtej mbështetjes partiake. Pushteti u rrëzua nga populli jo nga parti. Nga 1994-1997 Sali Berisha që ishte në pushtet kam mbajtur 4 vite në burg Fatos Nano. Në 97 opozita ka qenë pa kryetar gjatë revoltës. Nuk ka pasur mundësi të drejtoj protestat. Dhe situata doli në anarki dhe qeveria e asaj kohe u konfrontua me komunitetin ndërkombëtar dhe stafi i ambasadës u largua me helikopter.

Zv.sekretar i DASH u largua nga Shqipëria dhe nuk u prit nga presidenti i asaj kohe. 97 nuk është referencë negative për PD por për gjithë Shqipërinë. krahasimi me votat i mbetet kohës. Dhe unë nuk mendoj se fundi i Shqipërisë vjen nga shkrirja e një partie. Janë shkrirë qindra parti në Europë. Rilindja e partive të reja është mision kombëtar. Nuk e shikoj gjëmë kombëtare rrëshqitjen e PD me 25 deputetë", tha ai për Report TV.

5 Komente

  1. T
    Trapajane hesapi

    E futi ne Burg sepse Fatosi " vodhi " ndihmat europiane dhe te ndershmir Sali nuk i DHA asgje.Pi ti,kreshnik Koqeziu ,ku ishte ne ate kohe?Ah ,po',ishte i zene me universitetin e Plepave

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sylvinjo

      Hahahahahahahahahahahaah Doli Kreshnik deficenti te bej kopetentin e ketij timit. C'eshte ky sharlatan ! Po Nano hajduti u diskretitua se vidhte hapuur fare ndihmat e Europes qe vinin per Shqiperine. Nano i shiste sukot qe kushotnin 30 leke i shiste mbi 100 leke copa . Nano ishte hajdut i papare , dhe duhej rrasur prape ne burg se vodhi edhe ne shitjen e telefonise celulare qe ua shiti grekve falas fare

      Përgjigjjuni
    2. H
      Haku popullit do ta varrose nongraten

      Nongraten e zuri haku Nanos. Me pas do ta zere haku i popullit qelbesiren.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noci

        Fatos Nano nuk u denua per vjedhje por per nje akuze idiote,me veprimet dhe firmat ka ndihmuar nje te trete ne vjedhje,por ky i treti nuk u mor vesh se kush ishte.Pa kaluar dy vjet shume organizma ndërkombëtare pasi e pane gjyqin fals,filluan te kerkojne lirimin e Nanos.Sot askujt ne bote nuk i bie nder mend per Berishen

        Përgjigjjuni
        1. P
          PO , PO

          Kreshnik , me sa me kujtohet mua , Saliu e vuri si kush , : Ose te futyet ne burg Fatos Nano , ose te shkrihet Partia Demokratike ! Pra , jo se Tosi kishte vjedhur ndihmat italiane , por vetem se keshtu i delnin llogarite bishes serbe te Vicidolit . Shtoj ketu , se une personalisht nuk kam pasur kurre simpati per Fatos Nanon , apo bufin e kenetes , sic i tha Dritero Agolli .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje