Sulmet e Gaz Bardhit, si sulme të grupeve kriminale

13 Shtator 2024, 10:38Politika TEMA
Sulmet e Gaz Bardhit, si sulme të grupeve kriminale

Niveli i staturës politike në Shqipëri, ka me shekuj që ka kaluar atë të thashethemeve.

Tashmë një deputet i opozitës e ka ngritur në nivelin e sajimit të provave.

Por më tepër se kaq djallëzia shkon më tej, kur mendon se politikanë të “yshtur” nga grupe kriminale, shkojnë deri aty sa të sajojnë makinacione provash, për të denigruar ata njerëz të ndershëm që kanë guxim të lujftojnë për sigurinë dhe jetën e qytetarëve në Shqipëri.

Madje edhe për sigurinë e vetë këtij lloj hajvani politik, që mban emrin deputet.

Ky mendim ka nisur të më ngulitet me kohë në kokë dhe çdo ngjarje që kalon në Shqipëri në aspektin politik.

Por kur vjen puna dhe sulmohen pa prova pa fakte njerëz të ndershëm të vendit, niveli i këtyre politikanëve nuk ngelet tek fakti se mund të jenë të lidhur me grupe kriminale, por se kalojnë në nivele antikombëtare.

Sulmet shkojnë kudo ndaj çdo kujt që mban veshur një kostum shtetëror, paçka se mund të ketë të drejtë apo jo ky person.

Politikanë të tillë mbeten të pështirë dhe nuk do të mësojnë kurrë moralin politik, por mbi të gjitha moralin qytetar dhe kombëtar.

Mendoj se sulmet e deputetit të PD-së, Gazmend Bardhit, më shumë se ndaj njeriut që drejton Policinë e Shkodrës, çojnë më tepër llum kriminal rreth shtëpisë politike ku deputeti militon.

Rastet e operacioneve të fundit të Policisë së Shkodrës, dëshmojnë se sulmi nuk ka qëllimi pastrimin e policisë nga drejtori i “emëruar nga bandat”, por që grupet kriminale në Shkodër të vazhdojnë të shijnë lëmë në këtë krahinë siç kanë bërë me vite me radhë.(Dashamir Biçaku)

1 Komente

  1. B
    Berti

    Gazmend Bardhi është modeli i politikanit të paburrë që sot të shan e deklaron që me Berishën kryetar të PD unë largohem nga politika por e mbështes Spakun e pastaj duke e ngrënë turpin me bukë ulet ne prehrin e Berishës e del në protestë te dyert e Spak. Por jo vetëm kaq por ky është edhe shpirtzi. Këtë e vërtetoi live në momentin kur Pjerin Xhuvani ishte i shtrirë i sapo vrarë ka njësiti i tij banditesk , ai i deklaronte gazetarëve që ky ( Xhuvani) e meritonte këtë që i bënë. Ky politikan gënjeshtar profesionist e gore i pështirë nuk duhet pranuar nga banorët e ndershëm fierakë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje