Hila-Gjekmarkajt: Problemin e keni në Londër e Uashington, nuk zgjidhni dot gjë me Strasburgun

13 Shtator 2024, 10:01Politika TEMA
Hila-Gjekmarkajt: Problemin e keni në Londër e Uashington, nuk

Analisti Dritan Hila dhe deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj replikuan në emisionin “Open” në News24, lidhur me mënyrën se si po godet SPAK korrupsionin në nivele të lartë.

Gjekmarkaj i qëndroi idesë se SPAK po godet opozitën duke goditur Sali Berishën, kryetarin e saj, në vit zgjedhor, me një dosje të stisur politikisht. Në këtë kuadër, Gjekmarkaj tha se nuk mund të krahasohen goditjet që SPAK i ka bërë disa eksponentëve të mazhorancës me atë që i bën opozitës duke goditur Sali Berishën.

“Kemi një koordinim. Kur godet mazhorancën i jep kohën Edi Ramës që ti largojë individët që do të goditen. Kemi një funksionim me dy standarde”, tha Gjekmarkaj.

Ndërsa analisti Hila tha se nuk është dakort me një qëndrim të tillë, duke sjellë në vëmendje goditjen nga SPAK të Arben Ahmetajt, ish-zv.kryeministër i Edi Ramës. “Unë jam dakort se asnjë nga këta nuk ka peshën e Sali Berishës, por mos harroni Ahmetaj që u godit ishte zëvendësi i Ramës”, tha Hila.

Referuar asksionit opozitar për të shkuar në Strasburg dhe Bruksel për të sensibilizuar ndërkombëtarët për rastin Berisha, Hila tha se problemi që ka sot është Londra dhe Uashingtoni. “Nuk mendoj se do të zgjidhni gjë duke shkuar në Strasburg, pasi problemin e keni me Londrën dhe Uashingtonin”, tha Hila.

5 Komente

  1. H
    Hila gabone

    Hila gabone , problèmi nuk États-Unis e as Angli por vête Gjeka i Gjekve me shoke . Nese do ishte nje opozite pa Gjekien Bardhen Mulin dhe Preshin pa harruar komunistin Berrisha nuk do kishte problème me boten perendimore

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjeka mund te veproje si Gruevski

      Ky Gjekaraj po perpiqet te beje dosjen e net per te kerkuar strehim politik ne ndonje vend te BE, ndyshe ka vetem nje tjeter spjegim, eshte i semure keq nga trute me diagnozen qe populli e njeh si 'mungese e theksuar karakteri dhe dinjiteti', ja kalon edhe nongrates per kete. Zbulimet e fundit tregojne se shkaku kryesor per kete semundje eshte ekzistenza e dosjeve kompromentuese ne arkivat e UDB-se/Saliut.

      Përgjigjjuni
      1. A
        ABC

        O Hila pse e ul veten tende o njeri bie ne nivelin e kermave te Sali Shpellarit si ky Gjek muti te gjithe mutsihane jane maloket tani dihet msloket jane kafshe..

        Përgjigjjuni
        1. A
          ABC

          O Hila pse e ul veten tende o njeri bie ne nivelin e kermave te Sali Shpellarit si ky Gjek muti te gjithe mutsihane jane maloket tani dihet msloket jane kafshe..

          Përgjigjjuni
          1. A
            AMIN !

            Gjekmarkaj po pret momentin te bej karieren e madhe . Do te marre postin e kryetarit pas Berishes . E siguroi PS -ja edhe gjithe 2030 ne pushtet . Peshtiresine e ketij njeriu nuk e duron dot shumica . Me kete ne krye, si te jete vet Berisha kryetar.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje