Kaluan tri ditë tashmë nga dorëzimi i 500 faqeve akuza që SPAK i dorëzoi në dorë Sali Berishës dhe dhëndrrit të tij Abi, por në media, shumë prej të cilave të financuara dhe sponsorizuara nga klani Berisha, nuk ka asnjë gjurmë.
Ose më saktë, të paktat faqe, 4 apo 5 gjithësej, nga 500, janë bërë të ditura me pikatore nga dhëndrri ose Argita.
Çfarë po ndodh me familjen e dosjeve dhe të akuzave të mëdha për gjithë kundërshtarët e tyre? Ata që krenohen me publikimin në Bild të dosjes 339, ata që krenohen me përgjimet e të gjithë bandave kriminale, mbajnë shtërnguar në sirtar dosjen me 500 faqe që drejtësia ka bërë ndaj tyre. Ata që lexojnë edhe në parlament përgjime për të tjerët, për vete heshtin, fshehin?
Ata që bërtisnin që SPAK s’ka prova, përse nuk bëjnë transparencë dhe ja japin shqiptarëve të gjykojnë nëse aty, në 500 faqe prokurorët e SPAK kanë gjetur prova apo jo?
Pse tremben? Pse e ruajnë në sëndyqet e errëta të shtëpive, fondacioneve, pallateve, kullave, vilave, transfertave bankare, sponsorizimeve politike e të tjera e të tjera?
Është e paprecedentë në Shqipëri, që individë që e konsiderojnë veten të pafajshëm, të mos dorëzojnë në media atë që ata e konsiderojnë skandaloze duke bërë akuza tepër të rënda e të përditshme për prokurorët e SPAK.
Dosja me 500 faqe duhet të lexohet nga të gjithë! Nëse atje brenda s’ka prova, siç pretendon familja Berisha, ta nxjerrin në media të plotë. (Shqiptarja.com)
500 faqet jane bere kenge e legjenda, por agjentura serbo-greko-ruse eeshte shume e forte ne Shqiperi. Ku e ke djalin nene Jovanka ? Ne Tirane, tek Sllobodanka, Na eshte kthy dhendrri n’pushtet Tash do te dalim n’selamet. Dobro doshli, daj Fazllici ! E uron Shkelzen-o-vici Zdravo unuka Argite ! Te gezojme qe erdh kjo dite ! Tash fitojme ç’far t’na doje zemra: Pare t’pista, prona, tendera, Me rrite normen e fitimit, Jem bashkue me boten e krimit. Objektiv i madh per mu: Keto milionat me i fitu Si t’i fusim ne xhepin tone, Ka metoda ti pastrojme. Arme, droge e kontrabande, Jane per burrat: pune e rande, Ketu, Argite mos i fut hundet, Kem Shkelzenin per kesi punesh. More Shkelzen, t’ka baba trim, Je i lind per demontim, Ti Argita, bija ime, Fokusou n’ privatizime. Sokoleshe, ti moj malesore, Na e hap studion ligjore, Gjithe projektet qe ka shteti, Do i perlajme t’ tana per vedi. Ç’fare ka prona ky milet, Ne mal, n’fushe a ne bregdet, Turru pra, ti moj azgane, Me i kalu n’llogarine tane. Thuri planet me ngadale, Futju bregdetit me radhe, Nga Ksamili ne Velipoje S’leme parcele te na shpetoje ! Ty Jamarber t’kam si djale T’i zaptosh tokat ne Jale Per Zenin kam tjeter plan Jane dy mije hektare ne Seman Nuk na vjen me fati ne dere, Ta shfrytezojme per te fundit here, Te mos mbese aset pa shit, Te mos leme prone pa grabit. Do veme kapital pa mase, Do fitojme para me thase, Me i pastrue sipas ligjit, Kemi firmat e Fazllicit. Shkina ime, moj Argite, Mire i “qan” keto “sukses fite” Çdo projekt qe konsulton, Dhjete perqindeshin e “rrafshon”. Nga qe pronat ke synim, Po te jap mendimin tim: Toke me çmim “badiava” Veç n’ Porto Romano ka. Jane pronare ca katundare, I genjejme me pak dollare. Bejme nje Vendim historik: E kthejme n’ Park Energjetik. Vlera e tokes shkon n’stratosfere, Rritet çmimi 300 here !! Sa firmos nje V.K.M. Pare te madhe fitojme ne !! Shkelzeno, qepju Gerdecit, Eshte mbreti i biznesit. Gjithe mafjozat ma t’nderu N’trafik armesh jane perqendru. Eshte biznes fantastik ! Demontim dhe trafik. Do ta bejme ne menyra te fshehta, T’ mos leme gjurme ne evidenca. Trafikojme edhe raketa, Sa te doje Al-Qaida. Ne rruge sekrete permes Çadit, I çojme arme edhe Xhihadit. Nuk na duhen ne uzinat, Fillo, e ngre llamarinat. Perdor mjetet e ushtrise, Ke dhe çiken e Farise. Kam mendu per proceduren, Gati ke infrastrukturen. Fatmir Medi e Aldo Bumçe, I ke vartes n’ grupin e punes. Mos humb kohen me liçencat, Ti jep baba kompetencat. Qeveria, perfshi mua, Do te jete nen urdherat tua !! Ne poligon shko ndonjehere, n’te rralle, Veç me mbush thaset me dollare, Non-stop, n’supervizion, Baxhanakut i takon. Per fitimin maksimal, Nuk njoh ligj, as moral, Puna del me leverdi Kur shfrytezohen gra e femi. Keto jane pune qe leverdisin, Pasunohemi me tane fisin, Fitim te tille nuk ka pare bota, Pesedhjete breza s’na dhemb koka. 3. 4. Nga Argita due’ i projekt: Si ta fusim ARMO-n ne xhep. T’u krijojme pershtypjen t’taneve, Se ua dhame amerikaneve. Nga Teksasi, nje firme hiçi, Na e gjejne Toma e Fazlliçi. Koperture n’afera krimi, Rezart Taçi esht me kopili. Thirre Taçin me urgjence ! Fillo, jepi konsulence ! Te startoje, me korrupsion, T’paguaje mediat, sa t’kerkojne. Taçi-Oil, ky Taç-rrufjani, Fonde sjell nga Azerbaijani. Nuk prish pune, t’ zeza a t’kuqe, Mire se te vijne nga mafia ruse ! Vlere fiktive veme n’ offerte, Me u “pague” per 5-6 vjet, Po u zbuluem nga konkurentat, I nderron Ruli dokumentat. Nuk e ban ai per shoqni, Ai ka ketu pjesen e tij, “Druri i arres” qe nje nxitim, Sot e kam ortakun tim. Per “OK”-n ne parlament, Duhet ba nje marifet: Vec te kete emerin “garanci” Boshe e fallco, s’ka rendesi. Grupi im parlamentar, Jane ca koqe, e ca gomare, S’jane te zot as “per nje pune”, Miratojne ç’far u tham une. Pse jane arti, politika ?! I blejme ca nga opozita, Kur ta mbyllim kete pazar, U çojme ftesat per iftar. Per parate, s’kemi siklet, ARMO-n e marrim pa leke, Po t’na pyese ndonje gazete, “Jane pague”, por jo n’buxhet. Po e teproi ndonje gazetar, Do ta shpalle une tradhetar, Do ia djeg gjithe pasurine, Me shtypshkronje, e me makine. Per transferta kriminale, Kemi banken personale, Me Tan Santo e Elvane, Kryebandit Adrian Fullane. I bajme ligjet si t’i dona, Qe ARMO t’jete e jona. Ky qe plani, me startuu, Eshte sukses i garantuu !! ESHTE PROJEKTI I FITORES ! JA KALOJME DHE AL KAPONES !!