Rama për opozitën: Rrokanisin kokën e dynjasë për të krijuar idenë që qeveria është në krye të një ushtrie me banditësh e hajdutës

13 Shtator 2024, 11:42Politika TEMA
Rama për opozitën: Rrokanisin kokën e dynjasë për

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën teksa u shpreh se “rrokanisin kokën e dynjasë”, sipas tij për të krijuar idenë që qeveria është në krye të një ushtrie me banditësh e hajdutësh.

“Duke i futur të gjithë në një thes, duke shfrytëzuar në mënyrë shumë djallëzore, të ligë, episode, momente, personazhe që janë pjesë e pandarë e një shoqërie në të gjithë botë, personazhe nga jeta e brendshme e policisë së shtetit, atëherë të krijohet ideja që këtu është një histori krejt tjetër nga ajo që jeton përditë”, tha kreu i qeverisë, nga shkolla “Kosova”.

Rama: Oficerët e sigurisë janë në vend të prindërve, u afrohen fëmijëve dhe i këshillojnë, i ndihmojnë të marrin një vendim të drejtë, që mbajnë marrëdhënie të ngushta me drejtuesit e shkollave, që janë mësuesi dhe veshi i prindërve, të njohin me emër çdo fëmijë, duke parë se në çfarë humori e situate psikologjike është fëmija.

Kërkon ndërveprim të afërt me psikologët. Gjithmonë ngjethet mishi kur mendoj që ndërkohë që unë flas, ju dhe të gjithë të tjerët që nuk janë pjesë e asaj zone të jetës publike shqiptare që është zona e politikanëve dhe atyre që dalin nëpër ekrane dhe rrokanisin kokën e dynjasë, jeni një presion të vazhdueshëm të një mbetje të madhe pikërisht të mjedisit psikologjik, një ndotje e tmerrshme që e bën njërin të dyshojë nëse ajo që shikon dhe ajo që jeton përditë, është e vërtetë. Apo ajo që dëgjon janë e vërteta. Duke i futur të gjithë në një thes, duke shfrytëzuar në mënyrë shumë djallëzore, të ligë, episode, momente, personazhe që janë pjesë e pandarë e një shoqërie në të gjithë botë, personazhe nga jeta e brendshme e policisë së shtetit, atëherë të krijohet ideja që këtu është një histori krejt tjetër nga ajo që jeton përditë.

Po ashtu, patjetër nëse një mësuese që shfaqet diku në një video duke dhunuar një nxënës, janë gjëra që sinjale për t’u motivuar dhe përmirësuar më tutje, si edhe për tu lehtësuar që një ferrë u hoq nga baçja, kthehen në momente kur fillon batërdia “ja kështu ndodh në klasa, ja ku i dërgoni fëmijët”. për të projektuar në sytë e publikut idenë  se ata që qeverisin janë në fakt në krye të një ushtrie me banditë, hajdutë, dhunues, qofshin mësues e mjekë. Patjetër që mjedisi i shkollës, apo hapësira ku ndërveproni rëndohet nga kjo situatë.

Kësaj s’kemi çfarë i bëjmë. Është sfidë e madhe, mund ti përgjigjemi duke krijuar të gjithë distancën higjienike të nevojshme për të mos u afektuar, nga e gjithë kjo marrëzi që faktikisht nuk është fenomen shqiptar, por që në Shqipëri ka gjetur aleatë, që në vend të flasin për problemet dhe tu thonë njerëzit si mund ta bëjnë më mirë këtë punë, përpiqen ti hetojnë dhe ti çorientojnë dhe të krijojnë idenë se Shqipëria është një kënetë e madhe në sipërfaqen e së cilës lëvizin të gjitha llojet e kafshëve të ujit e pyllit. Ndjesë për këtë parantezë, por mendoj që kjo është diçka e rëndësishme për ta pasur parasysh në radhë të parë mësuesit. Duhet të fitojnë imunitetin e tyre.

7 Komente

  1. F
    Fantomasi

    Ashtu je o qelbesire e ndyre.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje qytetare

      Kjo fjale nuk i pergjgjet llogjikes qe KM paraqet, por nje inati pa fre dhe te pa justifikuar. Keshtu mund te flase cdo njeri pa arsye. E ve dot vehten ne vend te tij. Do kishe bere me shume gjera pozitive se ai? Une per vehte, qe e di se ceshte puna, nuk mendoj se do kisha bere me shume, ndaj e respektoj fjalen e tij

      Përgjigjjuni
    2. R
      Rama kryeje deri ne fund rrugen e nisur ne 2013

      Jepi Rama perpara, mos pirdhe per falqngqt e nongrates, shumica dermuese e popullit eshte me PS. Je me fat qe ke ata plehra te PD perpara. Ju keshillojme te mos beni asnje leshim apo kompromis me ate bande qelbesirash anti perendimore. Vota jone do ti zhduke nga harta politike jo vetem PD por edhe satelitet e saj. PS do fitoje minimumi 100 deputete ne 2025. Kjo eshte demokracia, mos degjo fare Sali antishqiptarin. Mos i lesho fare pe. Ai do perpiqet per kompromise politike, mos prano se ato te prishin imazhin. Punet e medha behen me shumica absolute ne Kuvend. Mba parasysh se Saliu nuk do te te bente asnje leshim nese do ti jepej mundesia. Ai e dogji dhe vrau Shqiperine ne 1997. PS duhet ta vrase ate politikisht ne 2025. Nuk te kam votuar asnjehere. Jetoj ne emigracion, dhe kesaj here do te votoj PS, sepse Shqiperia po vrapon drejt Perendimit, dhe ne jemi krenare per kete.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rama kryeje deri ne fund rrugen e nisur ne 2013

        Jetoj ne emigracion, Baldushk City,. Kam mbaruar akademinë e bajgave të gjedhit të trashë. Pres thonjte e pulave me kohe te plote. Kete per info shoku Ramazon qe te mos ma nderpresesh asistencen sufllaqore.

        Përgjigjjuni
      2. A
        Astriti

        Po po me bandite e me hajdute po qeveris,Te pakten po flas per Durresin e Shijakun kurre ndonjehere me keq sa kaq nuk ka qene eshte prekur fundi,Horrat japi leket me ble votat,Policia i mbron,Tenderat i marrin ato,Drogen e kontrollojne po keta,Shteti inekzistent,Njerezit e ndershem iken neper Europe,C,far ka me me keq se kaq

        Përgjigjjuni
        1. P
          Poli

          Nuk ka asgje per rrokanisje...hajduteria juaj dhe idiotesia e opozites jane proverbial.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real

            Nuk ka asnje rrokanisje, cdo gje eshte realitet i prekshem. Nje fjale e urte thote: nuk ka nevoje te pihet e gjithe ena per te provuar se cfare ka brenda uthull apo vene. Mjafton nje gllejke.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje