Kryebashkiaku arbëreshëve në Siçili: Ja receta e integrimit mes nesh. Linjë direkte me Tiranën

26 Nëntor 2023, 21:20Politika TEMA

Kryebashkiaku arbëreshëve në Siçili: Ja receta e

Rosario Peta, kryetari i bashkisë së Piana dei Albanesi kërkoi gjatë emisionit “Review” në Euronews Albania një linjë direkte fluturimi Palermo-Tiranë, gjë që do të mundësonte një lidhje më të ngushtë dhe integrimin më të shpejtë të arbëreshëve në Shqipëri.

Sipas tij është shumë e nevojshme lidhja me vendin dhe një linjë direkte fluturimi do ta mundësonte këtë.


“Një shërbesë shumë e rëndësishme për të gjithë ne është të jemi lidhur ne arbëreshët, ne diaspora shqiptare që jemi në botë, me qeverinë e Shqipërisë, e kemi të domosdoshme këtë . Më parë se italianë, siçilianë, ne jemi arbëreshë. Ne duhet të lidhemi me mëmën Shqipëri, është shumë e nevojshme. Duhet ndërtuar një linjë direkte Palermo-Tirana. Në Siçili 5 qytete arbëreshe janë të gjitha në provincën e Palermos. Ka shumë shqiptarë,” – u shpreh Peta.

1 Komente

  1. N
    Neri

    Shume kerkese e zgjuar. Do te ishte super per kulturen, artin dhe tregtine.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje