Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet e kësaj të diele në Shqipëri, pasi zotëron edhe shtetësinë shqiptare.
Përmes një postimi në Facebook, ai bën me dije se ka shprehur mbështetjen e tij për një kandidat që, sipas Lladrovcit ka qenë dhe duhet të mbetet zë i fuqishëm i çështjes kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë.
“Erdhëm dhe votuam. Pres që kandidati të cilin e votova, do të vazhdojë të jetë në Parlament, të jetë avokat i çështjes kombëtare sikur deri sot, për Kosovën dhe shqiptarët kudo jetojnë”, shkruan kryekomunari i Drenasit, përkrah fotos ku shihet me familjen e tij.
Ai theksoi se deputetët dhe drejtuesit shtetërorë në Shqipëri kanë një përgjegjësi të qartë për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e shqiptarëve që jetojnë edhe jashtë kufijve administrativë të vendit.
“Deputetët, ashtu edhe drejtuesit ekzekutivë të shtetit, e kanë obligim moral, kombëtar e kushtetues, të ngritin dhe mbrojnë çështjet me rëndësi të shqiptarëve jashtë kufijve administrativë. Obligimi i shqiptarëve jashtë kufijve administrativë, dihet, ta duan Shqipërinë!” u shpreh ai.
Ky çoban delesh nuk njef tjetër njeri perveq Majkos.
Vellai I Majkos eshte dhender ne KS ! mbase ajo qe thua ti e vertete ? ose mos e ka fjalen per ate qe eshte mbyllur ne kafaz dhe do ta shikoje en Parlamend ! Veshtire keta ti kuptoshe e ti Lexoshe ! se dine shume gjuhe te huaja !? Mbase eshte ne ne rrugene duhur ! por shprehja te len dyshime ! se per ka Votuar !
Pse duhet te votojne ata qe nuk jetojne ne vend le te votoje atje ku jeton.Kjo eshte e pa llogjike te ndryshimet fituesi nga njerez qe nuk u intereson asgje per jeten tone
Ashtu është!
kush u ka dhene pashaporte shqiptare ketyre debileve
Eshte shtetas shqiptar, me sakte ka dhe shtetesine shqiptare , pasaporte shqiptare = shtetas i Republikes se Shqiperise , prandaj i takon me ligj qe te votoje.
Po mire, qashtjen e kosovs e ka “mbrojtur” nam, ene Salihi, pse Ju nuk besoni se ka votue Salihin
Nje budalla me shume apo me pak qe voton nuk ka rendesi.