“Dilni të votoni”, PS thirrje shqiptarëve: Zgjidhni a do shkojmë përpara, apo në drejtim të paditur!

11 Maj 2025, 17:20Politika TEMA
“Dilni të votoni”, PS thirrje shqiptarëve: Zgjidhni a do

Nga Partia Socialiste në harkun e dy orëve, zëdhënësja për zgjedhjet Silda Çepe, njëherësh kandidate për deputete në listën e hapur të Tiranës, ka dalë dy herë për t’i bërë thirrje qytetarëve që të votojnë.

Kur kanë ngelur edhe dy orë nga mbyllja e qendrave të votimit, Çepe kërkoi që shqiptarët t’u drejtohen masivisht kutive të votimit, për të vendosur nëse Shqipëria do të shkojë përpara drejt Europës apo në drejtim të paditur.

Deri në mbylljen e kutive të votimit kanë mbetur edhe pak orë dhe çdo votë e juaja ka rëndësi. Në këtë ditë të jashtëzakonshme për demokracinë tonë secili prej jush ka mundësinë të vendosë nëse Shqipëria do të shkojë përpara apo do të shkojë në drejtim të paditur. Prandaj i bëjmë thirrje çdo prindi, çdo nëne, çdo babai, çdo gjyshi e gjysheje, që të mendojnë për fëmijët e tyre, nipërit e tyre dhe të dalin e të votojnë. 

I bëjmë thirrje çdo sipërmarrësi, çdo profesionisti, çdo punëtori dhe fermeri që me mundin e djersën e tyre e kanë çuar këtë vend përpara që të dalin e të votojnë. U bëjmë thirrje të rinjve e të rejave, që besojnë te Shqipëria moderne dhe evropiane që të dalin dhe të votojnë. Dilni dhe votoni. Merrni me vete një të afërm, një mik, një fqinj dhe votoni për Shqipërinë që meritoni. Vota juaj është fuqia juaj. Përdoreni atë”, ishte mesazhi i Çepes. 

3 Komente

  1. L
    Liri

    Kjo esht forca e opozites se vertete te detyroj partine ne pushtet te dal te therras dilni votoni.ps;kjo eshjt per ju qe thoni opozita nuk vjen ne pushtet prej berishes.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Ju vetem iteresin tuj shifni kush e kush me vjedh

      Per ke me Votu maj Zoje Per Sali Mutin apo per Ram Qenefin e Keni lodh at Popull skan deshir Ma me Votu per Kriminela dhe tan Hajduda u Bat ju Politikana ju jeni Parlamenti ma i degjenerum krej Hajduda mir ju ban Populli tan Mashtrusa Mas 11 majit nuk ju shef populli mar Kurva

      Përgjigjjuni
      1. M
        Marinela

        Silda Anagnosti, vete demokrate, burrin demokrat kandidate e PS qe na ben thirrje te votojme per ta.... eh cfare lemshi eshte bere ky vend...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje