FOTO LAJM: Fletët e votimit në Zapod të Kukësit u shpërndanë me mushka

11 Maj 2025, 15:15Politika TEMA
FOTO LAJM: Fletët e votimit në Zapod të Kukësit u

Këtë të diel qytetarët në të gjithë Shqipërinë po u drejtohen kutive të votimit për të ushtruar vullnetin e tyre për zgjedhjen e qeverisë që do të udhëheqë vendin në katër vitet e ardhshme.

E ndërsa në disa zona testohet votimi digjital, apo ai me postë për diasporën, në Zapod të Kukësit, materialet zgjedhore janë transportuar drejt qendrave të votimit me mushka.

Në një foto të siguruar nga gazeta TemA, shihet se një mushkë është ngarkuar më materiale zgjedhore, në një terren të vështirë malor për të dërguar materialet zgjedhore në shkollën 9-vjeçare të fshatit Bele.

Sipas të dhënave të KQZ deri në orën 12:00 pjesëmarrja e votimeve në qarkun e Kukësit ka qenë 23.60% ndërsa kanë votuar 47538 qytetar.

2 Komente

  1. J
    Ja kaq

    Tani po që jemi gati për në EU

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqipëria europiane

      Shqipëria europiane ;) 1 italian dhe 1 turk, kolegë të mij, fjaloseshin me njëri- tjetrin se ku ka më shumë gomarë, në Sicili apo në Anadoll :) Të dy thoshin "te ne ka më shumë gomarë!" Eh, po, a nuk është Sicilia Europë?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje