Përplasja mes qytetarëve, Nokës dhe Vokshit - Spiropali shkon në Vorë: Uroj që ato skena të shëmtuara të mos përsëriten

11 Maj 2025, 14:17Politika TEMA
Përplasja mes qytetarëve, Nokës dhe Vokshit - Spiropali shkon

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali është nisur drejt Vorës, pas përplasjeve të fundit mes qytetarëve dhe sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe deputetes Albana Vokshi.

Noka pretendon se qytetarët janë paguar nga socialistët për të votuar PS.

Nga ana tjetër qytetarët e kanë quajtur mashtrues, ndërsa njëri prej tyre i tha Nokës se ka dërguar njerëz në shtëpinë e tij.

Debati ka degraduar deri në ofendime të rënda ndaj njëri-tjetrit.

"Uroj shumë që kreu i KQZ të bëj një deklaratë dhe të përsërisë se kandidatët dhe grupet drejtuese politike nuk kanë punë në këto oborre të intimidojnë vëzhdgues, komisionerë apo zgjedhës, uroj që ato skena të shëmtuara të mos përsëriten", tha Spiropali. 

3 Komente

  1. D
    Drejtesia e Bufit

    Budallai Noka eshte bere i padurueshem , a ka ligje ky vende ? . Kap njerez prej kemishe i kerrcenon , çfare mute drejtesie eshte .... Po mbani Erion Véliaj ne burge pa fakte dhe lini te lire nje dhunes. Ky mute nuk eshte dhe trime sic hiqet .

    Përgjigjjuni
    1. U
      Une

      Na plasi vegla ne se shkoi Spiropali me Salarionin qe te merren me Mul(veglen),lerini o njerez te hane koken e njeri tjetrit,le te perlyhen vet ne llumin qe kane ngritur ne kte vend.Thirrini mendjes shikoni dhe per te ardhmen ka plot te tjere atje ne flet,mos u jepni me vot ketyre katilave qe ne 35 vjet vetem llum kan ndertuar!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Shkoi kriminelja te vendose qetesine se u kapen me presh ne dore pushtetaret hajna.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje