Kryeministri Edi Rama publikoi një video në rrjetet e tij sociale, ku i bëri thirrje shqiptarëve të dalin në votime nëse nuk e kanë bërë ende.
“Jemi live nga komanda e përgjithshme ku mblidhen të dhënat e ecurisë së procesit dhe përfitoj nga rasti t’ju them të gjithëve që s’kanë shkuar ende të votojnë, që të shkojnë dhe të votojnë.
Është e domosdoshme që vota të hidhet dhe të numërohet.
Ti që mund të votosh, të mos mungosh është një detyrë qytetare, shoqërore dhe patriotike. Votoni me qetësi, me pak durim dhe sipas bindjeve tuaja”, tha Rama.
Qenke me diabolik se Sali Kulla o Edi Rama, e sajove qe kundershtar kryesor ne keto zgjedhje te kesh nje kufome te dekompozuar politike se perndryshe ti duhesh kapur me gure per te te larguar.