VIDEO/ U kap duke fotografuar votën, qytetari në Librazhd tenton “të arratiset” nga dritarja

11 Maj 2025, 15:03Politika TEMA
VIDEO/ U kap duke fotografuar votën, qytetari në Librazhd tenton

Këtë të diel qytetarët shqiptarë po u drejtohen kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre, por nuk kanë munguar incidentet.

Disa raste të fotografimit të votës janë raportuar deri më tani.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Librazhd. Një qytetar i cili ka fotografuar votën, është spikatur nga komisionerët.

Megjithatë qytetari nuk e ka pranuar një gjë të tillë dhe ka tentuar të të dalë nga dritarja e qendrës së votimit.

Për këtë arsye për më tepër se 30 minuta në këtë qendër është ndërprerë votimi.

Lini një Përgjigje