Ish-deputetja Monika Kryemadhi dha një deklaratë për mediat pasi në GJKKO u shty seanca paraprake për kalimin e dosjes në gjyq ose jo.
Kryemadhi akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani se ka mbajtur në “sirtar” dosjen për bandat e Durrësit, dhe i goditi pas zgjedhjeve.
Ajo shënjestroi gjithashtu edhe deputetët e opozitës në Kuvend, teksa tha se nuk duhet të merren me ministren virtuale Diella por të denoncojnë kryeprokurorin.
“Zoti Dumani kur u bë kryeprokuror, për të gjithë gazetarët dhe parlamentarët opozitarë që harxhojnë kohën dhe merren me Diellën dhe bëjnë lojën e Edi Ramës, ore pse nuk bëjnë ditën që është shënuar ky kryeprokuror.
Sa kg drogë është hapur në Portin e Durrësit? Zero! Domethënë se kur erdhi vendimi i Gjykatës së Antimafias për bandën e fortë të Durrësit për t’u arrestuar që në shkurt, u mbajt tre muaj në zyrat e SPAK, më pas u vënë zgjedhjet, u përdorën për të nxjerrë rezultatet e zgjedhjeve dhe më pas pas i përdorën të gjithë grupet kriminale me Task Forcën e famshme të SPAK, pasi edhe i njoftuam ditën që dilte urdhri për arrest, hanin e pinin bandat nëpër restorante.
Po deshe iu them edhe emrin e restorantit, dhe më pas i hipën avionët dhe u larguan të lumtur në drejtime të paditura. Kjo është ajo që duhet të bëjë opozita. Mos do të thoni se jam këtu për personale, politik është gjyqi im.”, tha Kryemadhi.
Lini një Përgjigje