Kryeministri Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

22 Mars 2026, 13:45Politika TEMA
Kryeministri Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do

Kryeministri Edi Rama ka folur në podkastin e tij ‘Flasim’ për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kinës, duke theksuar se raportet mes dy vendeve janë të mira.

Në bashkëbisedimin me atashen e ambasadës së Kinës në Tiranë dhe 3 studentet kineze, Rama tha gjithashtu se Pekini ka bërë progres të jashtëzakonshëm gjatë viteve të fundit.

Po ashtu kryeministri paralajmëroi se po përgatitet përkthimi në shqip i librit “The Neë China Playbook” i ekonomistes Keyu Jin, duke e cilësuar atë si një vepër që ndihmon në kuptimin e Kinës pa paragjykime dhe jashtë stereotipeve të krijuara në botën perëndimore. Po ashtu shefi i Qeverisë bëri të ditur se autorja pritet të ftohet në Shqipëri për prezantimin e librit.

Për kryeministrin, me rëndësi është bashkëpunimi në fushën e turizmit, arsimit dhe kulturës mes dy vendeve, që sipas tij do të çonte në një afrim më të madh mes Kinës dhe Shqipërisë.

“Marrëdhënia jonë me Kinën dikur ka qenë e afërt, shumë e afërt, pastaj gjërat ndryshuan. Dhe jemi shumë më larg sesa ç’mund të jetë Kina sot me shumë vende të tjera dhe këtu në rajon, për hir të së vërtetës. Por marrëdhënia është miqësore. Nga ana tjetër progresi i Kinës është i jashtëzakonshëm.

Unë jam duke ndjekur një përkthim te një libri që më ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë, një libër i shkruar nga një ekonomiste kineze që ka studiuar në SHBA dhe që jeton midis Kinës dhe Britanisë së Madhe. Është profesore në LSE dhe ka shkruar një libër që titullohet ‘The neë China playbook’. Nuk e di, po diskutoja me botuesin si ta përkthej në shqip playbook. Por mund të përkthehet ‘Manuali i ri i Kinës’.

Siç thotë ajo, libri është shkruar për të ndihmuar njerëzit që ta shohin Kinën pa paragjykime dhe jashtë stereotipeve që janë krijuar në botën perëndimore. Unë do doja shumë të kishim më shumë turistë dhe një gjë tjetër që është e vlefshme, të mësojmë më shumë dije të akumuluara në Kinë në shumë drejtime”, tha mes të tjerash Rama.

4 Komente

  1. N
    Nastradini

    Idiot, do turiste nga Kina sepse per shkak se cmimete e naftes po bien. Idiot kamplet, idiote komplet burre e grua.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shvejku...

      Shpejt u kujtove o pallosh komshijt e tu perfituan miliarda investime kurse ti vazhdo lutju kurvave europiane qe tallin bythen me Shqiperine.

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xhezo Smokthina

        Është fakt i pamohueshëm,që rruga e ndjekur nga Kina pas vitit 1978 e ka çuar atë vend gjigand në majat e njerëzimit, progresi ekonomik është vërtetë i jashtëzakonshëm. Sundimi i Partise Komuniste (e cila vetëm emrin ka komuniste)shfrytëzohet jo për ideologji, por për kontroll të rreptë të të jetës shoqërore, veseve dhe ligësive njerëzore. Presidenti XI Jinping as që mund të thuhet se është komunist, ai hapur deklaron besimin e tij budist. Edhe frika se mos Kina sulmon Taivanin për bashkimin e vendit nuk duket se mund të jetë e përligjur. Kinezët janë shumë më të zgjuar për të kuptuar se bashkimi nuk ka pse ndodh mbi bazën e vëllavrasjes, një bashkim nëpërmjet luftës nuk i duhet askujt. Jo vetëm kaq, por ata kane shembullin e bashkimit të Gjermanisë në 1989, i cili u mbështet mbi dëshirën e përbashkët të popullit dhe nuk erdhi nëpërmjet përdorimit të luftës vëllavrasëse, një bashkim me anë të luftës do të ishte fatkeqësi.... Mjerisht, nisur nga përmasat tona, krahasuar me ato të Kinës, ecuria jonë ekonomike flet qartë për një paaftësi uleritese, e cila si shkak kryesor ka drejtimin tonë 80 vjeçar nga njerëz ideologjik ose aventurier romantik, që nuk kanë jo vetëm pikën e njohurive për drejtimin e shtetit, por as moralin në minimal shoqëror për të bërë të mundur përparimin e vëndit.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luli

          Po c’pune ka ka i famshmi NASTRADIN me cmimet e naftes,ato ulen e ngrihen sipas konjuktures boterore te cmimeve….tani ndodh bllokimi i Hormuzit…neser eshte HUTHI….pastaj bllokohet suezi….pastaj ndodh qe anijet e transportit ti vine rrotull Afrikes…pastaj rriten cmimet e avioneve…turistet kineze jane te mire pritur ne vendin tone,natyrisht se cmimet e turistit ne Kine dhe kudo jane rritur…pas USA ka Kina me shume miliardere!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje