Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralajmëron ndryshime

21 Mars 2026, 22:40Politika TEMA
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti,

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Asamblesë së PS mbajtur këtë të shtunë në Gjirin e Lalëzit mësohet se kryeministri Edi Rama është shprehur i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti.

Burime i thanë gazetares së Euronews Albania, Eksiola Shehu se kryeministri Rama ka thënë në mbledhje se sekretariati në PS nuk funksionon ndaj dhe do të ndryshojnë rrënjësisht.

Po ashtu, kryetari i PS ka deklaruar: “kemi vetëm sekretar të përgjithshëm, pjesa tjetër e sekretariateve nuk funksionon”.

1 Komente

  1. S
    SA MAS DORE JE TU LONE

    person delirant.i ka hipur satelitit fatkeqesi jo vetem per ata qe punojne me te por per fatet e vendit

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje