
Në një intervistë në podcastin Ilva Tare Talks, Rudina Seseri, ish-deputetja e PS, menaxhere dhe themeluese e Galsswing Venture në SHBA, u ndal te përdorimi i inteligjencës artificiale në administratën publike shqiptare, duke marrë si referencë edhe risinë e Shqipërisë me ministren “Diella”. Sipas saj, teknologjia mund të sjellë efikasitet në procese të rëndësishme shtetërore, por nuk mund të funksionojë e vetme.
“Disa gjëra bëhen më të lehta nëpërmjet inteligjencës artificiale për prokurimin apo për marrjen e një dokumenti”, shprehet Seseri. Megjithatë, ajo thekson se prania e njeriut mbetet e domosdoshme: “Rreziku është që gjithmonë duhet të kesh njeriun, sepse modelet nuk kanë logjikë. Shpesh herë ‘shpikin’ gjëra që nuk ekzistojnë”.
Rudina Seseri e sheh teknologjinë si një mundësi të madhe për njerëzimin: “Kemi mundësinë për ta kaluar njerëzimin në një nivel krejt më të lartë”. Por paralajmëron kundër mbivlerësimit të saj: “Inteligjenca artificiale, ndonëse e emëruar kështu, nuk është inteligjente. Për shembull, nuk ka ende aftësinë për të arsyetuar dhe jemi ende larg kësaj”.
Ky realitet, sipas saj, do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në tregun e punës. Profesionet e së ardhmes nuk do të kenë shumë ngjashmëri me ato që njohim sot. “Çfarëdo qofshin ato, do të jenë shumë më të ndryshme nga çfarë shohim sot”, thekson Seseri, duke nënvizuar se ndërthurja e disiplinave do të jetë një nga avantazhet kryesore.
Seseri vëren një trend të qartë global që është rritja e kërkesës për profile që kombinojnë shkencat ekzakte me ato humane. “Kompanitë kërkojnë njerëz që dinë të kenë një pikëpamje të plotë, të mendojnë jashtë përkufizimeve artificiale që ekzistojnë”, shprehet ajo. Madje, në përzgjedhjen e stafit, Seseri preferon profile të pazakonta: “Preferoj shumë më shumë dikë që ka studiuar fizikë dhe ka bërë një master në filozofi”.
Në fund të intervistës, ajo ndalet edhe te raporti i saj me Shqipërinë. Edhe pse u kthye në vitin 2009 për t’u bërë deputete e Kuvendit të Shqipërisë, mandat të cilin e la përgjysmë, një rikthim i dytë për të jetuar në vend nuk është në planet e saj. “Në qoftë se flitet për t’u kthyer në Shqipëri, përgjigjja është jo”, thotë ajo, duke shtuar megjithatë se mbetet e hapur për të kontribuar: “Në qoftë se si mundësi për të ndihmuar, sigurisht”.
Pse voi aty ne Shqiperi mendoni se midis jush ka logjike? Ne Spak ka logjike? Ah ah ah ah ah
Diella duhet te zevendesohet me Zeqinene , ka fytyre shume te bukur , "yll" ...por ka dhe mendje shume te bukur , "fyell"....
Ne propozojme qe ta zevendesojne me Dumanin ose Ols Dadon, miqte e Argjites jane me inteligjente, mbasi kan studiu posht plepave ne ajer te paster.
Jo jo , Zeqineja eshte me e pergatitur , ka studiuar ne fushe te hapur duke kullotur lopet !!!! Vec kesaj ajo ka medalje (?)ari !!!!!
Akoma me Diellen. Aty vidhen miljarda euro sa edhe Gjermania ja mbylli deren e Evropes kerricit te Vucicit. Hiq imunitetin e Ballukut e leri lafet tha Berlini. Jo gomari Vucicit. Lugati nuk i heq imunitetin se eshte superhajduti vete.
Taulanti paska dal nga spitali nr. 5 ...
Rudina! Keto kohe kam njohur shume printer we kane lene femijet tashe te rritur ne Amerike apo Kanada dhe jane kthyer ne Shqiperi! Ndjehen te lumtur! Nje kafe tek nje bar ku te gjithe flasin shqip, ku njohin njerez qe ja dalin me pension 200 Dollar, etj por num shohim drama, tregojne se usa ju tha fyti per shqipen dhe mjedisin! MOTIVET emigrimi mbeten gjithmon te panjohura! Tashme ne Shqiperi po mbrijne shume emigrant, duke krijuar nje bashkesi te re we ne menyre te ndershme dine te analizojne raportin e emigration me atdheun e tyre! Nga sa kupyohet nuk eshte me pasuria, parat, etj. por eshte jeta koherenca e saj, mbushjavr saj me motivim njerezor deri ne fund te jetes!
Modelet nuk kanë logjikë?! LLM dhe RAG ekstraktojne llogjike nga gjuha. Pika investitores. Halucinacione kane gjithe kohes po kjo nuk i ben te pallogjikshme. tTe jesh e sigurt nga llogjika ta marin ty dhe tere atyre qe ke rotull. Prandaj dhe po bejne boom. Ec mi dole ne nje emision dhe e kuptuam qe dhe ti dhe kjo bjondja fake ekzistoni.
Po fiks të lumtë. IA bazohet vetëm te logjika. Ajo që nuk ka është ngarkesa emocionale dhe ndonjë rast përjashtimor. Z AI më pëlqeu shumë fjalia juaj e fundit. Të lumtë :)
Oj Sesere...te paska mbet sahati pas! Ajo "ministre" Diella ka kaq kohe me hard disk te skaduar...