Rama: Drejtësia e re është e pavaruar, por i mungon profesionalizmi! I duhet kohe të 'rritet' në standard

21 Mars 2026, 12:55Politika TEMA
Rama: Drejtësia e re është e pavaruar, por i mungon

Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri Edi Rama thotë se drejtësia e re sot është plotësisht e pavarur dhe kjo falë vullnetit dhe kurajos së socialistë. Por, ai shtoi s epavarësi nuk është e mjaftueshme, sepse mungon profesionalizmi. 

Ndryshe nga një fëmijë, tha Rama, institucionet shtetërore të nje vendi duan shumë vite që të "rriten", demokratikisht dhe në standard.

"Faktikisht sot mund të thuhet gjithçka dhe thuhet gjithçka për çdo gjë, por askush nuk mund të japë fakte për mungesë e pavarësisë së drejtësisë, drejtësia sot është e pavarur dhe kjo është pak, se një drejtësi e pavarur nuk është e mjaftueshme për të garantuar një demokraci funksionale dhe shtet të së drejtës, pasi drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe profesionale, në këto të tjerat ka shumë rrugë për të bërë akoma.

Aq më tepër se drejtësia jonë është pavarur në shtratin e përgjakur dhe të ndryshur, të drejtësisë që për 100 e kusur vite nuk ka qenë kurrë as e lirë as e pavarur. Kështu prandaj, shumëçka që nuk shkon më vjen ta them, për ata që e kërkojnë nga ana dhe më vjen mirë për ata që na akuzojnë ne, nuk kanë të bëjnë fare me ne.

Ne kemi dorëzuar shpatën e sistemit gjyqësor te sistemi gjyqësor. Qeveria e drejtësisë është e mirëpërcaktuar në arkitekturën e re të sistemit dhe përbëhet nga këshillat e gjyqit, të prokurorisë, inspektori. Ne jemi këtu vetëm për të bërë durim të madh, durim strategjik, në funksion të gjithë vizionit tonë për transformimin e drejtësisë.

Nuk kemi pasur ndonjëherë iluzion që gjithçka do të funksiononte saktë në një kohë kaq të shkurtër, as iluzion që gjërat nuk do të shkonin siç normalisht duhet të shkojnë, se s’kanë si shkojnë ndryshe kur ngrohen institucionet e reja. Institucionet demokratike, ndryshe nga fëmijët nuk rriten aq shpejt. Një fëmije i duhen 18 vite për t’u bërë zgjedhës dhe për t’u përballur para ligjit, institucioneve u duhen shumë më tepër",- tha Rama.

7 Komente

  1. L
    Lani

    Nuk.ke faj tallni bythen me.drejtesine..shtet bananesh

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Dakord, I duhet kohë. Pa më thuaj pak o bir se ndërkohë që rritet duhet të bëj eksperimente me njerëzit? Po sikur një nga ata të ishe ti? Aaaa ..ti nuk mund të jesh në listë se të mbron ligji. Dmth ligji nuk qenka I barabartë për të gjithë. Do SPAKu më arreston mua se kështu I shkon në mendje atyre që më kanë inati mua e më kullojnë, I bie që ynë të pres në birucë rritjen profesionale të gjyqtarëve....?! Turp të kesh!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Spiro

        Po mor shkerdhate po...

        Përgjigjjuni
        1. A
          Anna

          ne radhe te pare profesionalizmi ju mungon juve dhe administratates shteterore. Nese ju dhe njerzit qe ke ne administrate do te ishin profesionist nuk do ta kishin mendjen pe te vjedhur, por per te punuar. Mirpo ju jeni te gjithe hajdute dhe me kaq shume sa jeni, behet shume e veshtire puna e SPAK-ut me kapacitetet qe ka.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lulelakra

            Maskara o kok e zeusit udheheqes I botes te, godifte ku te dhemb me shum idjot tall by then on mashtrues 6 vota fame. Time kundra I ke te duket vetja coc je nje șarlatan injorantit I cmendu r

            Përgjigjjuni
            1. H
              Haka Tekizoti

              Drejtësisë së re, para ndikimit të mungësës së profesionalizmit në cilësinë mizerje të punës së profesionistëve të papjekur të saj, i mungon natyra njerëzore; janë veset prej njerëzish të rëndomtë: ndjenja e hakmarrjes, ushtrimi inatçor i profesionit, rendja pas "fitoreve" për të mbushur statistikat e "suksesit" dhe, mos qoftë e thënë siç thuhet - përdorimi për gjoba i pushtetit të tyre për falje fajesh apo ulje dënimesh, etj. që, edhe kur të bëhen profesionistë të mbaruar, siç shtiret sikur beson e shpreson kryeministri dhe u jep kohë me bollëk ta arrijnë këtë, do të jetë po kjo drejtësi, me këto mangësi të tmerrshme lidhur me të drejtat e njeriut dhe nënshtrimit e goditjes së pushteteve rivale në vend të goditjes së krimit. Prisni dhe shpresoni kot.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pune te mbare Spakut, me mend ne koke

                Sa per drejtesine e re, ajo do gryeje veten e vet nga brenda. Imagjinoni Spak nese prishet BE! Do thone qe i shtyu Gjermania te sillen sic sillen sot. Spak mendon se duke pergjuar do permbyse pushtetin e PS e do sjelle ate te Zenit e Argites, po e la FBI-ja.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje