Rama ndryshon drejtuesit politik të qarqeve: Gjiknuri "zbarkon" në Tiranë, poste dhe për Spiropalin e Xhafajn. Shalsi ikën nga Kukësi

21 Mars 2026, 12:40Politika TEMA
Rama ndryshon drejtuesit politik të qarqeve: Gjiknuri "zbarkon"

Edi Rama këtë të shtunë gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS ka njoftuar ndryshime të drejtuesve politikë të qarqeve.

Sipas vendimeve të marra, Eduard Shalsi largohet nga drejtimi politik i Kukësit dhe do të angazhohet në një njësi në Tiranë.

Ndërkohë, Damian Gjiknuri do të marrë drejtimin e një njësie po në kryeqytet.

Po ashtu, tre figura të njohura të PS-së, Fatmir Xhafaj, Taulant Balla dhe Erion Braçe, janë caktuar në Njësinë Nr. 5 në Tiranë.

Po ashtu, Elisa Spiropali, thuhet se do të drejtojë gjithashtu një njësi në Tiranë.

Këto ndryshime vijnë në kuadër të riorganizimit të strukturave të Partisë Socialiste, e cila ka argumentuar se duhet forcimi i pranisë dhe organizimit në kryeqytet.

2 Komente

  1. a
    alma nga tirana

    o rame e mbushe goten me pushtet ik me mire

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirona**

      Fatmir Robqiri që po ndërto pallat pranë kompleksit Dinamo në emër të personave të tjerë.Ikni kontrrolloni për pallatin 35 katësh që po bohet aty e me çmimet për m2 më Shtrrenjt se në Evrop.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje