Sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi në mbledhjen e Asamblesë bëri edhe një analizë të punës në zgjedhjet e 2025, krahasuar me 2021. Klodi tha se Fieri del si qarku më i fortë, ndërsa për Tiranën theksoi se është rezervuari më i madh i votës së PS, një qark ku është edhe beteja më e madhe. Klosi tha se rezultatet e 2025-ës tregojnë se PS nuk është vetëm forcë e parë në shumicën e qarqeve, por edhe forca më e organizuar në terren. Betejë socialsitët e shohin ende në qarqe si Kukësi, Shkodra e Lezha.
“Nga 12% e anëtarësisë, numri i të rinjve u rrit në 25% krahasuar me 2021-shin. Numri i grave pati një rritje nga 26% në 34%. Dëshmi e qartë se vetëm në pak muaj riorganizimin përmirësuam ndjeshëm treguesit. Fieri del qarku më i fortë, por shumica e qarqeve janë mesazh stabiliteti për PS. PS nuk është vetëm forcë e parë, por është forca që organizon terren. Tirana është rezervuari më i madh i votës sonë, kjo e bën Tiranën edhe sfidën më të madhe. Lezha për pak vota nuk ia doli të ishte qark fitues, Kukësi dhe Shkodra mbeten territore ku beteja vazhdon. Ndryshimi ndaj 2021, kemi pasur disa pika të rëndësishme. Dibra fiton me 11.5% më shumë, Fieri 10.1%. Shkodra 9.6% më shumë, Gjirokastra me 8% dhe kështu qarqet vazhdojnë pothuajse të gjitha në tendencë rritje”, tha Klosi.
Ndërkohë, Klosi tha se “humbja e një bashkie si Kavaja na dëmton në rezultatin e të gjithë qarkut të Tiranës”. Klosi u shpreh se Tirana është qark i fituar, por jo në maksimumin e PS.
“Nuk kemi arritur akoma maksimumin tonë, këtu flas për të gjithë qarkun. Ka ardhur koha për rivlerësim të njohjes së listës nga strukturat e PS, AI mund të na japë mundësi që duke bashkuar punën e administratës lokale. Kemi një pjesë të listës që është e panjohur për strukturat tona, e kemi bërë kur kemi qenë në opozitë. Sot që kemi teknologji, duhet të kemi strukturë që ta njohë më mirë listën përkatëse”, theksoi Klosi.
Ju rrofte Berisha dhe leku qe keni pa as mandatin e dyte nuk e merrni. Ju dhe Berisha jeni fatkeqesi kombetare. Me fal jo PS...por rilindja.
Rilindja ka vite.qe nuk.ushtron me pushtet.ti je qytetar shqiptar por do mbetesh gjithmon shqipfoles ashtu si dhe cunat e tu e niperite tu
PS ka vite qe ka vdekur.kan mbetur ca gjumashe dhe gjysma e me shum jane berishiste te thekur, ne cilen bot jeton ky njeri ??
Bëji llogaritë mirë kete radhë Klos..!!
Shpresoj te jesh gabim se ju jeni bere te padurushem. Ju jeni me te ndyre se PD me Saliun sepse e dini qe populli u voton se nuk do qe te vije Saliu ne pushtet dhe perseri vetem vidhni. Vemje deri ne palce. Mbase del dikush tjerer se PD me Saliun nuk duhet te vijme me ne pushtet.
Tirana qytet i pa banushëm Trafiku tmerr Rrugët dhe hapsirat publike zhul, pis Ndërtimet jashtë kontrolli Parkimet, luftë e përditshme Administrata , inekzistente Spitalet, frika e shqiptarve Përbçfarë duhet të fitoni përsëri ?