Gara për kreun e PD - Kokalari sulmon Nokën: Komunistë që keni marrë peng opozitën, e keni shfrytëzuar për interesa personale

20 Mars 2026, 21:30Politika TEMA
Gara për kreun e PD - Kokalari sulmon Nokën: Komunistë që

Aktivistja shqiptaro-amarikane, Evi Kokalari, e cila synon të sfidojë Sali Berishën në zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike, ka shigjetuar sërish Flamur Nokën, për të cilin thotë se ka intelektin e një gjinkalle.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktivistja reagon ndaj pretendimeve sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, i cili ka deklaruar se “opozita është nën sulm nga të majtët” dhe se të majtët po përdorin figura si Kokalari “për të luftuar opozitën”.

Kokalari shkruan Berisha dhe satelitët e tij në PD, përfshirë Nokën, nuk mund të quhen opozitë, por pengmarrësit komunistë të opozitës, të cilën e kanë shfrytëzuar për interesa personale.

Me gjasë Kokalari pritet të mos pranohet si kandidate për shkak se nuk bën pjesë në listat e anëtarësisë së PD-së, një qëndrim i mbajtur edhe nga Flamur Noka në një studio televizive.


Postimi i plotë i Evi Kokalarit:

Flamur Nokën e pyetën mbrëmë pse mediat e majta po u japin platformë kandidatëve që garojnë kundër Berishës.

Noka u përgjigj se opozita është nën sulm nga të majtët dhe se po përdorin figura si unë për të luftuar opozitën.

Meqenëse tashmë e dimë që Flamur Noka ka intelektin e një gjinkalle, më lejoni t’ia shpjegoj publikisht:

Nëse këto media “të majta” po sulmojnë opozitën e Berishës, atëherë kjo nënkupton që Berisha është i djathtë — gjë që nuk është.

Nëse ky grup po sulmon “opozitën” e Berishës, atëherë kjo do të thotë që ju jeni opozita — por opozita nuk jeni.

Ju jeni ata që e keni marrë peng opozitën.

Opozita jemi ne, që po luftojmë pengmarrësit komunistë të një partie që duhet të ishte thellësisht anti-komuniste — dhe që ju e keni shfrytëzuar për interesa personale.

Mediat nuk po luftojnë opozitën — ato thjesht po reflektojnë realitetin.

Pyetja që lind është e thjeshtë:

Si ka mundësi që vetëm Syri TV nuk ka raportuar as minimalisht për kandidaturën time?

4 Komente

  1. k
    kokepalari

    po ti kokepalare, pse nuk e lufton Ramen? apo ramen e ke aleat ti dhe sta nxe goja... te ja thuash emrin o kokalare

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bjeri Evi brigades se Hespollahut te Saliut

      Bravo Eri, shto pas fjales komuniste edhe Udbashe dhe molotoviste vellezer te Hezbollahut. Keshtu i degjeneron krejt ata te sektit paramilitar te Sali nongrates.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Lary king

      U ngeli goja komunista komunista.o kokolar kush eshte komunist .ti e heq veten te mencurvdhe te ditur po je nje cope injorante.e di cfare eshte komunizmi si sistem.mesoje pastaj bej krahasime

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trapajane hesapi

        Jo kokepalari, por kakapalari

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje