Plot 305 amendamente janë kërkuar nga një grup deputetësh të Parlamentit Europian, lidhur me projekt-raportin e vitit 2025 për Shqipërinë, pasi ata e shohin me shqetësim klimën e polarizuar në Parlamentin e vendit tonë.
Kështu, mes shumë amendamentesh, bien në sy ato që lidhen me klimën në Parlament si dhe Reformën në Drejtësi, për çështjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku apo me protestat e opozitës.
“Shpreh shqetësim për polarizimin politik të vazhdueshëm dhe diskursin konfrontues politik, që minojnë mbikëqyrjen parlamentare, besimin e publikut dhe funksionimin efektiv të institucioneve demokratike; rikujton se protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale.”, është shprehur raportuesi për Shqipërinë, Andreas Schieder dhe 5 eurodeputëtë të tjerë Adnan Dibrani, Tonino Picula, Matjaž Nemec, Thijs Reuten, Marco Tarquinio, në amendamentin numër 84.
Ndërkohë Amendamenti 114 , po sipas Schieder, thekson se korrupsioni mbetet një shqetësim serioz dhe, pavarësisht përparimeve në kuadrin ligjor dhe institucional, “Shqipëria duhet të konsolidojë më tej rezultatin e hetimeve, ndjekjeve dhe dënimeve përfundimtare, sidomos në rastet e korrupsionit në nivele të larta; mirëpret miratimin e ligjeve kyçe anti-korrupsion, përfshirë mbrojtjen e sinjalizuesve dhe konfliktin e interesit, dhe kërkon zbatimin e tyre të plotë”.
Mes të tjerash, amendamenti 253 nga Andreas Schieder, “përgëzon Shqipërinë për përputhjen e saj të plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, përfshirë masat kufizuese, angazhimin e vazhdueshëm në misionet dhe operacionet CSDP, dhe rolin konstruktiv në promovimin e stabilitetit rajonal; mirëpret bashkëpunimin e zgjeruar mbi sigurinë dhe mbrojtjen përmes Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes BE-Shqipëri”.
Ndërkohë, në amendamenti 111, eurodeputeti Ivaylo Valchev, thekson se korrupsioni mbetet një shqetësim serioz dhe se, pavarësisht përparimeve në kuadrin ligjor dhe institucional, Shqipëria duhet të konsolidojë më tej rezultatet e hetimeve, ndjekjeve dhe dënimeve përfundimtare, veçanërisht në rastet e korrupsionit në nivele të larta.
“Shpreh keqardhje për vendimin e kryetarit të Kuvendit për të shtyrë votimin parlamentar mbi heqjen e imunitetit të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, rikujton se ky vendim është arbitrar dhe pa bazë ligjore; i bën thirrje Kuvendit që të trajtojë çështjen e heqjes së imunitetit të Zëvendëskryeministres Balluku pa vonesë.”, thotë Valchev.
A ka ndonjë definicion më mizor për ketë çka benë PD me KRYETERRORISTIN S. B. Karaxhaqin që mbi 35 vite djeg, plaçkitë, vret, spiunon, përndjek qytetarët, u shitjen zjarrin institucioneve të shtetit, punon ditë me mafinë drogës, prostitucionit etj. etj kundër kombi dhe shtetit
Dikush duhet ta sqarojë eurodeputetin Valchev se informacionin e ka marrë nga “trutë e gomarëve” të Sali UDB-istit. Thjesht të mundohet ky Valchev të lexojë Kushtetutën e Shqipërisë “, ku shkruhet se parlamenti mund ta marrë vendimin brenda tre muajve, sepse nëse nuk e merr vendimin, kërkesa automatikisht rrëzohet. Pra, sikur paska një bazë jo vetëm ligjore po edhe kushtetuese.
Drejt, në mos i influencuar, totalisht formal dhe hipokrit. Epo, si, duhej apo jo shtyrja për të votuar një kërkesë brenda ligjit, për Velçevin. A ka lidhje kjo shtyrje me rezultatin e votimit? Nëse jo, atëhere ç'rëndësi ka? Parlamenti votoi si iu duk e arsyeshme, në përputhje me ligjin, ku qendron shkelja këtu; ndryshe ky sugjerim i Velçevit duhet martë si kërkesë dhe dëshirëe tij që parlamenti të kishte vendosur domosdoshmerisht ndryshe, që të hynte në statistikat e tij si pozitive, mundësisht, si arrestimi i një zv/kryeminisyreje (dmth deputete e arrestuar në kundërshtim me ligjin, por statistikat i pranueshëm për këtë zotëri). Nuk hoqën dorë këta të "jashtmit" nga thagmat, me bujë që të quhet hetimi, kurse pa bujë nuk quhet, sikur lozin kalamajtë.
Gjykatesit Edi Rama nuk ju duken te mjaftueshme dhe bindese faktet e SPAK per heqjen e imunitetit
Varri trapin , kur nje terrorist si Fredi Shehu Bejleri te jep keshilla mbi demokracine , nuk ke çfare e do ate Europe
Cfare amendamentesh,jane pyetje keqdashese.Eshte interes i BE qe te pranohet Ballk. Per.aq me teper Shq.me politiken qe ndjek etj Nuk ka vend per shqetesim .
Rrofsh, o xhan, për sqarimin që bënë! Ishim vërtetë shumë të shqetësuar, nuk po na zinte gjumi. Por kur na thua arsyet pse "nuk ka vend për shqetësim", valium e shkuar valiumit janë ato që na thua, nashi kemi për t'a bërë gjumin rehat, për shtatë palë qejfe.Me paç uratën! .
Ky raport eshte shkruar nga CDU. Ps duhet t'u thote hapur shqqiptareve se nuk ka integrim BE per sa kohe ne Gjermani eshte ne pushtet CDU e Merz. Rama, me mbedhtetjen e GOP te Usa, Melonit dhe Orbanit, duhet te vendose kontakte dhe te zhvilloje marredhenie me partite kundershtare te CDU, pa frike, nuk kemi cfare te humbim. Opozita gjermane duhet te ftohet ne Tirane per te degjuar e pare kundershtine masive te popullit shqiptar ndaj drejtesise se re qe CDU po mbedhtet pa te drejte! Rama duhet shpejt te konsultohet me shtetet dashamirese per te pergatitur Planin B, meqe Planin A po e saboton CDU dhe Merz.
Zagaret e Salikermes le te lehin qofte edhe ne Bruksel, Shqiperia do te behet pjese e BE-se.
O shqiptarë, Berisha dhe Rama, të dy janë në një mendje që, Shqipëria, të mos anëtarësohet në BE. Ata janë të kënaqur në pozicionet që kanë, e mbrojnë dhe mbajnë njëri-tjetrin. Nëse Shqipëria anëtarësohet në BE, të dy fshihen nga politika. Prandaj nuk e duan BE dhe, bëjnë të kundërtën e "detyrave të shtëpisë".
Z. Rama pa arrestuar Saliu Mediu Bode Muli Fullani Zenith Gita,cita . lili Mos lejo asnje hetim apo arresting nga SPAK, ose votat I ke shkrie SPAK dhe futi ne burg ,prokurore te mire dhe gjykates ke ver Beqirin,Karaj, Takun Ngjelen e shume te tjere
Shqiperia ne shekuj eshte pare nga perendimi si "prone" e tyre per te kenaqur orekset e te perkedhelurve te tyre.Deri kur do te vazhdojme ti quajme te "detyruara" detyrat qe na japin keta te huaj?Ne kerkuam te jemi si gjithe Europa ne 1990-n.Sot ne ja kemi kaluar asaj Europe,ne cdo gje.Jemi te paret (pas tyre)ne korupsion,ne droge,ne degradimin e shoqerise,ne shpopullsimin e vendit,ne kriminalitet e cdo gje tjeter.Kemi mbetur pas tyre ne,prodhim bujqesor(dhe ato qe prodhojme i shojme shume herbicide qe i marrim nga Europa),nuk kemi mbrojtje (na mbron NATO),e shume te tjera.O njerez,nuk e kuptojme se me kete klase politika e Europes dhe Amerikes krehin leshin?Per aq kohe sa kjo Europe te perkrahe nje varmihes te Shqiperise si Sali Berisha e te jete ne krah te njeriu populist si Edi Rama,ne nuk i duhemi kujt.