Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku zien liria e mendimit

20 Mars 2026, 15:55Politika TEMA
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, komentoi kandidimin e Ervin Salianjit për kryetar të Partisë Demokratike dhe ndikimin e tij në imazhin e partisë.

Zogaj tha se pjesëmarrja e Salianjit në garë i bën mirë PD-së, ndaj u shpreh i habitur që duan ta përjashtojnë nga kandidimi. 

“Duke dëgjuar Salianjin, është zëri më i artikuluar i këtij fluksi të demokratëve që kërkojnë analizë dhe llogaridhënie.

Kjo shpikja e PD, që është ‘vetë-përjashtuar’ është e pakuptueshme.

Një parti që synon të bëhet alternativë e pushtetit, edhe sikur të mos ndodhnin fenomene si këto të Salianjit, duhet t’i sajonte vetë, pasi i intereson, në kuptimin që krijon grupe për të krijuar idenë dhe imazhin e një partie me diversitet mendimi, pra një partie plural, jo kazermë, por ka anëtarë, sipmatizantë dhe mbështeës që mendojnë lirisht, brenda ombrellës së PD.

Një parti që është në gjendjen e PD, duhet ta porosiste vetë, jo të porosiste kandidat, por e kanë favor këtë që bën Salianji, për ta integruar brenda konceptit të një partie ku zien liria e mendimit.

PD ka patur gjithmonë vështirësi për të bashkëjetuar me diversitetin”- tha Zogaj.