Bushati: Mirë bën Salianji që kandidon, por ajo parti është pronë e Berishës, si nuk e paska kuptuar...?!

20 Mars 2026, 12:00Politika TEMA
Bushati: Mirë bën Salianji që kandidon, por ajo parti

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, komentoi kandidimin e Ervin Salianjit në zgjedhjet për kryetar të PD-së. 


Bushati tha se Salianji ka të drejtë të kandidojë dhe të kërkojë një parti më të mirë dhe demokratike, por u shpreh i habitur për faktin që Salianji nuk e ka kuptuar se që kur ai është anëtarësuar në këtë parti, PD ka qenë parti autokratike dhe pronë e Berishës dhe do të mbetet gjithmonë e tillë. 

 

"Këto që dëgjuam nga Salianji dhe ato që ka thënë që kur ka nisur lëvizjen, i firmos 100%. Janë gjëra bazike për demokracinë brenda partive. Ai ka të drejtë të kandidojë, të kërkojë PD më të mirë, më të hapur, moderne, është e drejtë legjitime. 

Aty ku kam problem me Salianjin, të ankohesh që nuk të lënë në garë në PD, është si të ngrihet Elisa me Taulant Ballën dhe të zbulojnë se Rama qenka autokrat dhe nuk lë garë. Salianji që kur ka vënë këmbën në atë parti, e ka ditur që ajo është parti personale e Sali Berishës. Unë nëse futem sot në një bandë kriminelësh dhe them, dua që kriminelët ti bëj njerëz të mirë, them jo, sepse ti e di ku hyn.



Gjithmonë këto lloj lëvizjesh në opozitë, edhe pa patur fakte, kam prirje ti shoh me dyshim.

Aq më tepër, pse i shoh me dyshim? Sepse edhe te PD edhe te PS, ne kemi një traditë, që ndryshe nga ç’duhet të ndodhte normalisht, partitë mund të çahen, të fraksionohen në pushtet. Kur zbaton politika të ndryshme nga ato që je votuar, ka grupe që bëjnë shizma. Në Shqipëri, partitë çahen kur janë në opozitë, fraksionohen kur janë në opozitë", tha ndër të tjera Bushati. 

 

14 Komente

  1. ?
    ?

    Kjo është gënjeshtra pra. Ajo parti nuk është e Berishës. Berisha nuk fo që yë kandidokë Salianji, se ai do marrë vota fhe do dali realiteti, që edhe pse Berisha sundon partinë si autokrat, prapë nuk e ka gjithë partinë me vete. Sa % nuk ka? Prandaj bëhrn zgjedhjet për testim. Se duke i testuar me kandidatë rival shikon peshln reale. Por ptoblemi është se po doki pesha reale, Berisha do detyrohet të pranojë fraksionet në parti. Si t'i pranojë? A pranon një autokrat mendimin ndryshe?

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

      Berisha e di që humbet, prandaj Ka nxjerrë Nul Budallin të largoje kandidatët. Por është keq per Shqiperinë, sepse Rama bën zgjedhje pa kundershtarë, kur ka perballë Saliun. Nuk Ka asnje perform Shqiperia nga një PD e dobët me në kryetarin Sali Katunarin. Urgjentisht duhet zhdukur Saliu nga skena, prandaj është krim, idiotësi, dhe katunarizëm t'u kundervihssh Salianjit, Kokalarit, apo ndonje tjetri, që duan të sfidojne Sali Komunistin. Çdo demokrat i ndershëm duhet të mbeshtese ose Salianjin ose Kokalarin, per t'i hapur rrugen PD-se drejtë pushtetit. Nuk është rrugë e lehte, nuk bëhet per gjashte musk, por fillon me zhdukjen e Saliut nga skena.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Beji nji dret te madh popullit ten o Bushat

      O Bushat, vetem ti je trim dhe realist. Aman bre ftoji koleget e tu gazetare e analishte qe ne emer te popullit shqiptar ti luteni publikish analogeve tuaj ne Gjermani dhe popullit gjerman te zgjohen e te detyrojne CDU te mos na ofendoje si popull duke i dale zot drejtesise se re shqiptare qe vepron me metoda shume te ngjashme me ato te nazizmit.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Realisti

        Bushati është thjesht një zhurmues që hiqet që ka idera. Thjesht turbullon ujin që mos ti duken peshqit që I ka me pakicë. Le të hapë partinë e tij ta shohë sa do I venë pas.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tironci

          Po lere dhe Saline ta hapi partine e tij dhe e shikon sa i shkojne pas. Ku e gjeti Saliu PDn apo ja la babai nga Vicidoli? Ramizi ja dha ne 1991.

          Përgjigjjuni
        2. A
          AL in GER

          CDU e ka poshteruar publikisht familjen Vicidoli disa her nepermjet Gunther Krichbaum qe ka shprehur versionin qe mban grupimi Doris Pack perfaqson vetem vetveten jo CDU

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjermania, asnje rendesi gjeostrategjike

            Po ambasadori gjerman qe le koken per Spakun ke perfaqeson? Po dinjitetin e nje populli te tere pse duhet ta shkele ambasadori apo kancelari? Ose nuk thone troc se nuk ju duam ne BE? Gjermania po e shperben BE-ne qe e ngriti Usa per te kundershtuar BRSS.

            Përgjigjjuni
        3. H
          Humoristi

          Sofizma te komentuesit qe nuk e di cfare thote!?

          Përgjigjjuni
          1. I
            Iliri

            Nuk kam ndonjë ide për salijanin por lereni t'a provoj as këtë s'duhet t'a kaloj në mendime që dhe ai mos ketë me iluzione.apo dhe t'a mendoj qenka mekat

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sadiu

              Mirë o idiot i bllokut mirë edhe Hysniu dhe Vitua tënde pronë të tyre e kishin Partinë e Punës, por djemtë e shokve me idhullin e dytë tëndin Saliu i futi hurin xha Hysniut. Kështu që dhe Saliut tënd do ti futin një hu tani që nuk do ti dhëmbin vetëm atij por dhimbjet do ti ndjesh ti më shumë o qën i rrugve.

              Përgjigjjuni
              1. P
                PD

                Jo pronë o Bushat, se prona eshte e shenjte…, pronat i ka në Viçidol ai, nëse ka…, Eshte bande!! Dhe ai eshte kryebandit, Të rujt zoti Salianj, kujdes nga Zeni dhe zagaret…!

                Përgjigjjuni
                1. a
                  anti25642654censurë

                  bushat,asqë mund të fitojë përpara perëndisë së PD,të madhit që zoti e lindi në shpellën e ariut dhe i humbi virgjërinë me bagëtitë e familjes,por po të mos "kandidosh"fare,fare,si thotë i madhërishmi i pa kapur në korrupsion eri i brraçëve,do të thotë që të mos vësh në dyshim sundimin,mbretërimin e viçidollistit!!e nëjta gjë dhe në partitë e tjera private shqiptare!!PS është e njëta,ajo e dash rakisë,gjithashtu!!përveç tos qorrit gjithë të tjerët i kanë partitë private o bushat!dhe ti po të krijos tënden,jo vetëm që do ta privatizosh por dhe do ta patentosh!!mentaliteti,bushat,mentaliteti!ne,shqipot,përfshi dhe ty personalish,nuk jemi në gjëndje të lëmë karrigen pa na vënë drunë,në tërë kuptimin e fjalës!!

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mali Tomorrit.

                    Bushat edhe ti me vones e kuptuar , se deri die ti te vrisje per ate komunistin .

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lumi

                      Ju more nipçe kur ju do qejfi i thoni disa gjëra që si luan as topi por kjo nuk të bën një analist i mirë kuptueshëm dhe i pranueshëm për rreth 90 % të opinionit . Sidoqoftë pëe Salianin i ke rënë në kokë realitetit. Saliu është pronar i PD për 35 vjet dhe e shet e fal apo e trashëgon këtë pronë kjo është në dëshirën e tijSalianji është në rolin e një pretenduesi për të fituar tenderin që do të zhvillohet në PDpor që në faktë e kanë skualifikuar për mungesë dokumentash. Dhe si zakonisht tenderin e fiton Saliu Kjo nuk ka asnjë diskutim Jo një por dhe 1000 kandidat të rregjistrohen për postin e kryetarit të PD Sa të jetë gjallë ky bazhibozuk kjo parti ska për ta ngritur kokën nga llumi që e ka futur banda e tij. Militantët dhe anëtarësia e PD në se kanë ngelur të tillë i kanë dhënë besën Saliut dhe nuk lëvizin nga istikami .Salianji le të hehë si një këlysh i rrahur por që nuk të kafshon sepse ai i ka dhënë provat që ka qënë dhe është një njeri pa bosht pa këllqe dhe mbi tëngjitha i ka dhënë provat me babalen që është njeri pa bosht pa taban dhe i kulisave dhe nuk i qasen as anëtarët ePD dhe as militantët. A aaa !!!!!po të ishin intelektual të tjerë të pa korruptuar dhe të pa konsumuarqë të merrnin kurajon dhe të dilnin në garë me Saliun .kjo .,po do të trondiste Saliu dhe një enturazh banditësh të korracuar sot e 30 vjet me mandatin e deputetit që i kanë zënë frymën PD ,

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje