Flamur Noka i “mbylli derën” e kandidimit, Evi Kokalari e sfidon publikisht: Ke intelektin e një gjinkalle, ikja jote dhe e Berishës është pa kthim

20 Mars 2026, 11:50Politika TEMA
Flamur Noka i “mbylli derën” e kandidimit, Evi Kokalari  e

Në një kohë kur në arenën politike po diskutohet lidhur me zgjedhjet brenda Partisë Demokratike si dhe kandiatët që do të kandidojnë përballë Sali Berishës për postin e kreut të së djathtëve, deputeti dhe sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Flamur Noka, foli lidhur me kriteret për kandidim në strukturat drejtuese të partisë.

Mbrëmjen e së enjtes Noka theksoi se çdo person që synon të jetë pjesë e strukturave drejtuese duhet të përmbushë disa kushte bazë, ku ndër më kryesoret është të jetë anëtar i Partisë Demokratike. Në këtë kontekst, ai u shpreh se persona të caktuar që kanë shprehur ambicie për poste drejtuese, përfshirë edhe Evi Kokalarin, nuk rezultojnë anëtarë të partisë dhe për rrjedhojë nuk kualifikohen për të kandiduar.

"Në PD kanë të drejtë të aplikojnë për të qenë në strukturat drejtuese të saj të gjithë ata që plotësojnë kushtet. Një kusht i parë është që duhet të jesh anëtar i një partie. Ata që po flet ti nuk janë anëtarë. Evi Kokalari nuk është anëtare”, tha flamur Noka dje në emision.

Pas kësaj deklarate, ka ardhur një reagim nga vetë Evi Kokalari, e cila ka hedhur poshtë këto deklarata të Nokës, duke theksuar se sipas vendimit të Gjykatës, themeluesit e një partie konsiderohen automatikisht anëtarë të saj, pa pasur nevojë për regjistrim shtesë.

 “Flamur Noka mbrëmë kaloi në mashtrimin e radhës, meqë shpifja për krijim partie nuk funksionoi. Tani pretendon se nuk jam anëtare dhe nuk kualifikohem.  Meqë Noka ka intelektin e një gjinkalle, po ia shpjegoj qartë dhe pastër:NË BAZË TË GJYKATËS, THEMELUESIT E NJË PARTIE JANË AUTOMATIKISHT ANËTARË.

Themeluesit nuk kanë nevojë për regjistrim të veçantë. PIKË. Unë kam refuzuar teserën për arsye që i kam shpjeguar më parë. PIKË. Kjo parti nuk është e juaja. PIKË. Berisha nuk është themelues i PD-së, siç mashtroni vazhdimisht. PIKË. Ikja juaj është pa kthim. PIKË”, shkruan ajo në postimin e saj në “Facebook”.

16 Komente

  1. P
    PATRONAZHISTI BLU

    Evi Kokalari ke bere zgjedhjen e gabuar.PD nuk eshte formacion politik por eshte repart ushtarak ku cdo gje funksionon vetem me urdhera. Keq me vjen por realisht e ke te pamundur jo per te fituar qe JO e JO por as te kandidosh per postin e kryetarit.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Humoristi

      E drejte.Qe te zgjidhesh ne struktuat e nje partije duhet te jeshe anetare i saj.Te jeshe anetare legjitim i nje partije kushti i pare eshte pagesa e kuotazionit mujor.Per transparence po i kerkojme sa pagesa ka bere vet Z. Ndoka,Doktori,Lulbrava,Salinjani,Kokolari e…..!?

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tellalli

        Humoristi je mbrapa botës . Janë hequr kuotizacionet në parti, asnjë nuk paguan në asnjë parti .

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sqarim

          Tellallli, kuotizacionet nuk jane hequr por jane shume te paket ata qe i paguajne dhe as qe kujtohet njeri per to sepse marin financime nendore me shumice.

          Përgjigjjuni
      2. J
        Je i modh o Muli i UDBs, ee bone dalje edhe Saliun

        Bravo Nul Moka, paska thene qe ikja e Evit dhe Berishes eshte pa kthim!

        Përgjigjjuni
        1. J
          Juve

          Po kjo u be copë për Berishën duke u zënë me atë pastruar e PD së Bashës tani dhe këtë e veteperjashtim.

          Përgjigjjuni
          1. .
            ..

            Akoma me kete laviren ju qe shkonte neper festa me pleq dhe Rudi Xhulianin per te treguar qe kishte lidhje ne politiken amerikane,

            Përgjigjjuni
            1. .
              ...

              O debil koketrashe.

              Përgjigjjuni
            2. F
              Fshatari

              Nje tjeter kusht madhor qe duhet te jete per drejtues partie por edhe per tere te tjeret qe perfishen ne qeveri apo parlament eshte TE JESH VETEM SHTETAS SHQIPTAR. Te tjeret me dy shtetesi apo jo shtetash shqiptar duhet te skualifikohen Nje shtetas i huaj ka bere betimin ti sherbej shtetit ku ka nenshtestesine. Kujt do ti sherbejne keta individe Shqiperise apo shtetit ku kane mare nenshtetesine?

              Përgjigjjuni
              1. J
                JNB

                Si Kokalari edhe Salianji po kandidua për kryetar do t'i bëjnë nderin më të madh Sali Berishës.Dihet që votimet në PD manipulohen dhe do jetë justifikimi më i mirë për Saliun se ishte më i votuari dhe e " meriton " duke ju mbyllur gojën kujtdo që e përgojonë.

                Përgjigjjuni
                1. t
                  tas

                  Nuk le Evi te vidhet se njofton Dashin hahahaha

                  Përgjigjjuni
                2. t
                  tom

                  Ke pare ti, tha teto Ollga. I teket per nuse dhe hop erdhi bandilli. Edhe kjo karja, i teket per kryetare partie dhe pa qene as antare kerkon torte. Keni pare ju keshtu, do theshte teto Ollga.

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vrenozi Ludoviku Bardha Jenisheri

                    Per mua kandidat i persosur eshte Vrenozi.... Eshte me pak budalla se budallenjte e tjere te PD

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      PD RINOVUAR

                      Vrenozi po pret sa tja regulloj dhembet Big brother Vip Top Channel edhe do kandidoj KY FITON Ludoviku besoj se eshte kandidature e mire si aristokrat pak cyryk nga menja po eshte aristokrat edhe PD ka nevoje per aristokrat Bardha besoj fiton 100% eshte njesh FITON Jeniceri besoj nje kandidature shume e larte FITON

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dunavati

                        Kjo Evi ka intelektin e nje milingone. Anetaresia nuk eshte vetem akti i themelimit ne gjykate. Duhet te besh jete partie, te paguash kuotizacion, te kesh teseren e anetaresise, dhe me e reneishmja, te paguash taksa ne Shqiperi. Ik moj Evi, paguaj njeher taksat federale dhe te Nju Jorkut me 15 prill, beju rexidente ne Shqiperi, paguaj taksat ne Shqiperi, bej jete partie per 6 muaj ne PD, dhe bujrum, kandido per kryetare e car te duash.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bezi

                          Pike se pari duhet te jesh momunist, e dyta te kesh qene me sigurimin e shtetit, e treta te jesh i rekrutuar me agjentura te huaja. Pastaj te jesh kriminel, vrases, hajdut, mashtrus, funderin. Ka dhe te tjera por jane te kalushme

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje