PS nuk bën pushim, Rama mbledh Asamblenë e PS-së në Durrës! Zbardhet ora dhe fjalimet

20 Mars 2026, 12:56Politika TEMA
PS nuk bën pushim, Rama mbledh Asamblenë e PS-së në

E shtuna e kësaj jave, mesa duket, nuk do të jetë pushim për socialistët. Në mesazhin e dërguar këtë të martë anëtarëve të Asamblesë Kombëtare është thirrur mbledhja e radhës këtë të shtunë në orën 10:00 në Durrës. Asamblenë kryesocialisti Edi Rama e njoftoi në mbledhjen e fundit të kryesisë së PS-së, ku sipas tij, tani gjithë fokusi do të jetë në agjendën për organizimin e brendshëm të saj. Rama i ka kërkuar socialistëve të ndërmarrin një dialog me strukturat dhe të jenë gati për zgjedhjet e brendshme në nivel organizatash.

Nga burimet e Euronews Albania, edhe pse ende nuk ka një agjendë zyrtare, mësohet se fjala hapëse në Asamblenë e së shtunës do të jetë nga Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi, ndërsa fjala e radhës do të jetë nga Kryesocialisti dhe njëkohësisht Kryeministri Edi Rama.

2 Komente

  1. R
    Rama - Plani B ndaj BE-se eshte i dmd

    Te shtunen Edi Rama do shpalle Planin B per BE. Bravo Rama! Shqiperia nuk duhet te prese vetem BE-ne! Racizmi gjerman konstant ndaj shqiptareve eshte i papranueshem. Rama ti kerkoje CDU-se te marre me koncesion Spak-Gjkko e ta detyroje kete dyshe te ndyre te veproje si drejtesia ne Gjermani. Usa do te na mbeshtese ne kete aspekt.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lali

      Socialistet kane shume pune me vjedhjet e pasurise se shqiptareve. Keto te pedese pasi I mesuan si vidhet , shijone pasurite. Por ce do , nxenesi behet me I zgjuar se mesuesi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje