Balla pas takimi me Presidenten e Bundestagut, Julia Klöckner: Gjermania mbështetëse e vazhdueshme e integrimit europian të Shqipërisë

20 Mars 2026, 14:20Politika TEMA
Balla pas takimi me Presidenten e Bundestagut, Julia Klöckner: Gjermania

Gjatë vizitës në Berlin, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilluan sot një takim me Presidenten e Bundestagut gjerman, Julia Klöckner.

Përmes një postimi në rrjetet sociale pas takimit Balla, i cili është dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Gjermani thekson se gjatë takimit u diskutua mbi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermania për procesin e integrimit europian të Shqipëria, si dhe për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit parlamentar.

Palët vlerësuan partneritetin shumë të mirë mes Shqipëria dhe Gjermania, duke e konsideruar atë një element kyç për zhvillimin ekonomik, avancimin e reformave dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon, si dhe për përparimin e Shqipëria drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Pjesë e delagacionit ishin edhe deputëtët Erion Malaj dhe Iris Luarasi nga mazhoranca, Edmond Haxhinasto nga opozita dhe Redi Muçi nga Lëvizja Bashkë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Berlin - Pritja dhe takimi me Presidenten e Bundestagut Julia Kloeckner.

Mbështetja e vazhdueshme e Gjermanisë për rrugëtimin europian të Shqipërisë, forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe i bashkëpunimit parlamentar, në fokusi të takimit.

Partneriteti i shkëlqyer Shqipëri-Gjermani mbetet një faktor kyç për mbështetjen e zhvillimit ekonomik, avancimin e reformave, stabilitetin rajonal dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

16 Komente

  1. D
    DC

    Dje u tha nga Tema qe Berisha fliste nga trotuari ( fakt)! Po ky tjetri nga i takon kta personalitete e Bundestagut? Po thoni more per hir the pavarsise se mediave qe edhe ky i takon ne trotuar njerzit! Kshu beheni te besuaeshem!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Balla e Peleshi, i thoni te verteten Bundestagut

      Balla ti thote znj. Julia se shqiptaret nuk ka me besim tek CDU, sepse ambasadori i saj ne Tirane ka dale kunder Shqiperise ne BE, duke mbeshtetur Spakun nazist. CDU edhte ne jrah te nje terroristi molotovist nongrata si Saliu. Kjo e vertete duhet thene hapur, pa diplomaci, dhe ne emer te popullit shqiptar.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teodor

        Shko futi nje teke....ate bej...Amnasadori ka 30 vjet ne diplomaci e as ja ndjen per cdu e per Merz. Mos e ngaterron me ambasadoret Shqiptare?

        Përgjigjjuni
        1. F
          Futi i dopjo o Teodor Berisha

          Nese ky ambasadori i Merz ne Tirane ka 30 vite pune si ambasador, eshte ose i deshtuar, ose i ulur ne detyre, ose disa muaj para pensionit. Nje ambasador me 30 vite karriere duhet te ishte ambasador ne Amerike, Rusi, Kine, Canada etj. Ne Tirane vijne kryesish ambasadore stazhiere. Politika e jashtme e Merz eshte teper e hutuar, kundershtarece Usa qe e boni Gjermanine shtet modern oas luftes dyte boterore. Bo hesap qe ka erdh dita kur CDU eshte krah Saliut nongrata nga Usa Britani, molotovist, armatos i Hezbollahut/Hamasit, pronar i Spakut, vrases, miliarder, etj. etj. Si ka mundesi qe Merz nuk i di keto? Ose i di por beson se me Saliun perkrah do munde Ameriken.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Teodor

            Po Fanar ndricues po.....

            Përgjigjjuni
            1. M
              Maro

              Nuk bejne Faten ambasador ata e as nje 26 vjecare....

              Përgjigjjuni
          2. T
            Titulli i vertete duket qe eshte.....

            Titulli duhet te ishte: Gjermania kundershtuese e vazhdueshme e integrimit.....

            Përgjigjjuni
          3. S
            Shqipetari Berlin

            na Balla:Ti takove kete Zonjen.....edhe ne Anene Tjeter Gaz Bardhi -Bythelepiresi i Berishes...u thote Perfaqesuesit Gjermane per Shqiperine.. Retoriken Berishjane.... "Sa mire" per ne Miletin Shqipetare, qe kemi Politikane te tille???????????????????

            Përgjigjjuni
            1. T
              Ton

              Balla na keni thene ne 2030 ne BE. Po presim. 3 vjet ikin shpejt. Po ju nuk keni mbyllur asnje kapitull. Si e pamundur me duket apo varja genje te genjejme tha.

              Përgjigjjuni
              1. O
                O

                Sa te jet gerdalla plake Doris Pack dhe paket e CDU te kancelarit MERZ,Gjermania do jet penges per integrimin e Shqiperise. Gjithmon keto 35 vjet CDU ka qene me Sali kriminelin,asnjehere zyrtarisht nuk jan distancuar nga krimet e tij.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nroqi

                  Ton,mbylle kapituj nuk mbylle kapituj nuk ka asnje rendesi,pranimi eshte vullnet politik, dhe ky me ndihmen e Greqise dhe Sali Bejlerit nuk eshte akoma.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Teme

                    Ok eshte dhe politik. Kur ti nuk je ne linje te politikes se jashtme me BE, kur pengon drejtesine, kur shkel msa e firmave Arabe u falen Porte pa gare...harroje BE. Se per standard o njeri dihet ku jemi. Po ne nuk kemi defribilator ne Ambulance kur Europa I ka neper rruge.

                    Përgjigjjuni
                  2. L
                    Lanabregsi

                    3 muaj me pare Bejleri I qarqeve fashiste greke e tha me bindje te plot se Shqiperia deri ne 2030 nuk do pranohet ne BE. Ai foli dhe ne emer te Micotaqit,deputet I te cilit eshte. Nuk eshte pune kapitujsh kjo,po pune deshirash.

                    Përgjigjjuni
                    1. t
                      tofiku

                      Fotua me absurde e kohes: Haxhi qamili i shekujve te erresires otomane, takohet me ledin e gjermane te europes,

                      Përgjigjjuni
                      1. X
                        Xhezo Smokthina

                        O shoku i lavdishëm Balla, keni 30 vjet qe thoni na mbështet Europa per t'u bërë pjesë e saj, na mbështet Franca, na mbështet Gjermania, na mbështet Greqia e plot e plot vende te tjera, pra, kedo qe takoni ju mbështet. Atëhere cila është arsyeja qe kemi kaq kohë qe trokasim tek porta e Europes dhe nuk na hapet? Mos vallë kopilat e Europës e kanë kuptuar që në bëjmë sikur duan të futemi por në realitet nuk duam të futemi në gjirin e saj?

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          He pra

                          Po ata te PD more aman ku jane se na u thane syte

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje