Peleshi takon Presidenten e Bundestagut, në fokus anëtarësimi në BE dhe bashkëpunimi dypalësh

20 Mars 2026, 16:05Politika TEMA
Peleshi takon Presidenten e Bundestagut, në fokus anëtarësimi

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani, ku u prit nga Presidentja e Bundestagut, Julia Klöckner.

Vizita u përqendrua në thellimin e bashkëpunimit parlamentar dhe forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe mbështetjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Peleshi shprehu mirënjohjen për rolin kyç të Gjermanisë në mbështetjen e reformave, veçanërisht në fushat e drejtësisë, demokracisë dhe legjislacionit zgjedhor. 

Gjatë takimit u nënvizua mbështetja e Gjermanisë si një faktor vendimtar për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Gjithashtu u theksua nevoja për një proces zgjerimi të bazuar në merita dhe për vazhdimin e reformave të thella në vend. 

Kryetari i Kuvendit shoqërohet në këtë vizitë zyrtare në Gjermani nga delegacioni i Kuvendit, i përbërë nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PS dhe Kryetar i Grupit të Miqësisë Taulant Balla, deputetët Iris Luarasi, Erion Malaj, Edmond Haxhinasto, Redi Muçi dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi.

1 Komente

  1. M
    Maloku i zhgënjyer në PD

    Ju kreu - klani i PD të gjithë jeni për burg, jeni hajna diletant, shkatërrues, shpifësa, pa dinjitet, pa moral, vrasës, plaçkitës, hajna, mafioz – banda të drogës dhe armiq te demokracisë dhe kombit e shtetit. Të lutem shko që sot se aty e ke vendin sepse ata që urrejnë kombin dhe shëtitin nuk kanë as atdhe as fe, as komb etj. .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje