Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi pas vendimit të qeverisë për uljen me 20% të akcizës së karburanteve, duke e cilësuar këtë si një pranim të vonuar të një të vërtete që, sipas saj, opozita e ka ngritur prej më shumë se një dekade.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se për 12 vite me radhë qeveria ka mohuar ndikimin e taksave në çmimin e karburantit, ndërsa sot, përballë rritjes së çmimeve mbi 200 lekë, detyrohet të ndërhyjë. Sipas saj, kjo tregon qartë se barra fiskale ka qenë një nga faktorët kryesorë që ka mbajtur çmimet në nivele të larta.
Ajo nënvizon se Shqipëria vijon të ketë një nga çmimet më të larta të karburanteve, jo vetëm në rajon por edhe krahasuar me vendet e Bashkimit Europian, duke argumentuar se rreth 60% e çmimit përbëhet nga taksat. Sipas Tabakut, kjo situatë ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kostos së jetesës, pasi çmimi i karburantit reflektohet në çdo produkt dhe shërbim që konsumojnë qytetarët.
Në reagimin e saj, Tabaku ngriti gjithashtu shqetësimin për strukturën e tregut, duke theksuar se një numër i kufizuar kompanish dominojnë sektorin, ndërsa mungesa e konkurrencës reale dhe ndërhyrjeve rregullatore ka përkeqësuar situatën. Ajo akuzon qeverinë se, në vend që të ndërmerrte masa për të mbrojtur qytetarët, ka përfituar nga rritja e çmimeve përmes të ardhurave më të larta në buxhet.
Deputetja e PD kërkoi që çështja e çmimit të karburanteve dhe taksave të larta të diskutohet në mënyrë transparente në Parlament, duke theksuar se qytetarët kanë qenë ata që kanë mbajtur barrën kryesore të kësaj politike. Sipas saj, është e domosdoshme një qasje e re që garanton çmime më të drejta dhe një treg më të hapur në funksion të konsumatorit.
Kjo biba duhet te dije se akcizen e nafte nga30% ne 50% e beri qeveria e PD ne korrik 2006.Megjithese e quajne vehten force e djathte qeveria Rama ne drejtim te taksave nuk u ka lene hapsire qe te veprojne prandaj dalin ne zgjedhje dhe nuk flasin asgje per taksat.Do dhiteni duke qendruan ne opozite
Pak ekonomi politike, meqënëse kemi të bëjmë me një mendim të një politikaneje ekonomiste. Natyrisht që taksat influencojnë në strukturën e çmimit të shitjes, por jo në koston e produktit për kushte të pandryshueshme tregu. Një rritje takse nuk dmth medoemos edhe rritje çmimi, por është një kërkesë nga shoqëria për një rishpërndarje të mbipunës, që nuk po doni ta pranoni: dhe që përbëhet nga taksa fitim; ç'ke mësuar nga ekonomia! Në mënyrë të abstraguar, Kostoja, është patjetër pjesë përbërëse e çmimit të tregut, por nuk është e influencuar nga taksat, në kuptimin që i kemi dhënë më sipër: lënda e parë strukturë kostoje. Luhatjet e çmimit të lëndëve të para (rritje a lirësim si pjesë e çmimit të blerjes) dhe në strukturë të kostos, lejohen në analizë të fundit, se nuk varen nga përdoruesi (tregtari apo prodhuesi, por nga tregu në blerje). Këto janë shpenzime të drejtpërdrejta ose edhe të tërthorta që bëjnë koston e mallit si vlerë, por jo si çmim. Si çmim tregu, malli e merr vleftën si vlerë përdorimi dhe mbart me vehte edhe elementët e mbipunës, përcaktuar nga kushtet e tregut, dmth sa i përdorshëm është malli në treg. Ulja e taksave, e ndryshon çmimin tregtar, por këtu është tokëza e muhabetit, mi zoje. Pra shteti konkretisht, ka hequr dorë nga një pjesë e të ardhurave që i takon atij për qëllime publike, duke lënë mangut një të tillë. Po shitësi? Nëse shteti hoqi dorë nga një pjesë e të ardhurave, proporcionalisht, do të duhej që për kohën e rritjes së çmimit, duhet që edhe privati të hiqte dorë, pra të mbitaksohej fitimi i tij! Reduktimi i taksave mos kujto se gjithmon e ulë çmimin, jo, në një spekullim të hollë, ndaj atyre që mendojnë si ty, çmimi do të rritet njëlloj, dhe do të sjell rritje të fitimit, pavarësisht nga taksat edhe sikur ato të jenë zero. Rritja e çmimit nuk ndodh përkohësisht, siç paraqitet. Ai mund të ulet, por thuajse asnjëherë në gjendjen e mëparshme. Të gjitha taksiratet e ekonomisë të tregut i paguan populli, mi deputete ekonomiste: financon nëpëtmjet taksës: edhe publikun (veten), edhe privatin nëpërmjet fitimit. Janë të ndara dhe të qarta punët në ekonomi, kot mundoheni t'i ngatërroni.
Mazhoranca ka perfituar thote kjo torrollake ! Hajde budallaqe hajde! Shko konkuro ne 23 maj po pâte by the !