Hoxha, telefonatë me homologun ukrainas: Tirana mirëpret në qershor Takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë–Evropa Juglindore

20 Mars 2026, 19:32Politika TEMA

Hoxha, telefonatë me homologun ukrainas: Tirana mirëpret në

Tirana do të mirëpresë një tjetë samit ndërkombëtar, pas atyre që ka mbajtur në kohët e fundit.

Këtë e rikonfirmon kreu i diplomacisë shqiptare, Ferid Hoxha, i cili ka zhvilluar një telefonatë me homologun e Ukrainës.

Në një postim në platformën X, Hoxha shkruan se:   Sapo zhvillova një bisedë domethënëse me Andrii Sybiha, Ministër i Punëve të Jashtme të Ukrainës.

Teksa agresioni në shkallë të gjerë i Rusisë kundër Ukrainës hyn në vitin e tij të pestë, rikonfirmova se Shqipëria dënon as hapur shkeljet e vazhdueshme të së drejtës ndërkombëtare dhe të së drejtës ndërkombëtare humanitare, përfshirë sulmet e përsëritura kundër popullsisë civile dhe infrastrukturës kritike të Ukrainës. Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për lirinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe për llogaridhënien, një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe për të ardhmen e saj evropiane. ????????????????

Rikonfirmuam angazhimin tonë të përbashkët për të thelluar më tej marrëdhëniet Shqipëri–Ukrainë përmes bashkëpunimit të ngushtë, duke avancuar rrugët tona respektive drejt Bashkimit Evropian dhe duke kontribuar në paqen, stabilitetin dhe sigurinë në mbarë Evropën.

Pres me kënaqësi të mirëpres Ministrin Sybiha në Shqipëri, në Takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë–Evropa Juglindore, që do të organizojmë në muajin qershor në Tiranë.

1 Komente

  1. M
    Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

    Kete Hoxhen e kam pasur koleg, nje vagabond, nje horr, nje individ qe as qe e di se cfare do te thote diplomaci, ishte kuklla e administrates se Bidenit ne keshillin e sigurimit dhe i duhej per voten dhe qe atehere morri suoerxhiro, mjere Shqiperia ne cfare diplomatesh ka perfunduar ndersa une qe kam gjithe ate eksperience diplomatike dhe renditem tek diplomatet me elitare nuk frohem ne institucionet diplomatike per te dhene eksperiencen time te vyer

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje