Përgatitjet për zgjedhjet lokale 2027 dhe votimet brenda partisë, Rama mbledh sot Asamblenë e PS

21 Mars 2026, 07:18Politika TEMA
Përgatitjet për zgjedhjet lokale 2027 dhe votimet brenda partisë,

Këtë të shtunë, Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Asamblenë e Partisë Socialiste në Durrës. Pas ndryshimeve në qeveri, duket që tashmë e kanë radhë strukturat e kësaj partie për të marrë udhëzimet dhe direktivat e reja nga kryetari i tyre.

Mbledhja do të nis në orën 10:00, ku fjala hapëse do të jetë ajo e Sekretarit të përgjithshëm të PS-së Blendi Klosi, për t'ia lënë fjalën më pas kryesocialistit Rama.

Axhenda parashikon një analizë për punën e Organizatave Socialiste në rang vendi, udhëzime për zgjedhjet e brendshme të partisë dhe po ashtu analizë të detajuar mbi performancën në zgjedhjet parlamentare në 2025-ën.

Socialistët duhet të përgatiten për zgjedhjet e ardhshme vendore, ato të 2027-ës, prandaj një pikë tjetër e diskutimeve në asamble do të jetë puna për zgjedhjet lokale.

Po ashtu një nga pikat që pritet të miratohet gjatë këtij takimi është edhe nisma për organizimin e partisë në diasporë.

Sipas projektvendimit të siguruar nga Report Tv, socialistët do të nisin një fushatë të gjerë regjistrimi të anëtarësisë në 5 shtete, ku jetojnë pjesa më e madhe e shqiptarëve.

4 Komente

  1. P
    Për prostitutat FredBejleriste

    Shporreni këtë agjent të Asfalisë, lolo të Beogradit, prostitutë të nazi sionistëve dhe konkubinë të pasurve të planetit! Ndryshe pas këtij nuk ka më PS, njësoj si Sali motërqiri dhe fatkeqja PD që kalëroi e përdhunoi.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trungu

      Ps mer 27%

      Përgjigjjuni
      1. E
        Epopeja e Rilindjoteve

        Ky Edvin Rama ate Asamble po e mbledh, te shohe nga afer kush vjedh kush s'vjedh / e pastaj te gjithe me Bela B....ti krahasoje, te shohin se ku jane ata me arritjet kesisoj / se Bela B...e ka ngritur Steken shume perpjet, e zor se e arrin njeri ne Asamble, qeveri a pushtet /ndonese grua, por nuk ka burre nene ne vjedhje tja kaloje...ja per keto Edvini ate Asamble do ta testoje /

        Përgjigjjuni
        1. T
          Te fala Zahos

          Kete rradhe ne zgjebjet lokale do te kandidoje per Kryetar Bashkie e gjithe Skuadra e Pushkatimit e Gardes se Republikes qe beri vrasjet me 21 Janar 2011.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje