Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Asambleja e PS ka deklaruar se negociatat me Bashkimin Europian do të përmbyllen brenda mandatit të tij.
Ai theksoi se negociatat nuk janë ndalur “asnjë sekondë” dhe se raportet e institucioneve europiane janë pozitive për vendin.
“Negociatat për Bashkimin Europian nuk kanë ndalur asnjë sekondë. T’u thuhet njerëzve e vërteta e thjeshtë, që raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë është e shkëlqyer.
T’u thuhet e vërteta njerëzve, që duan apo s’duan, ne negociatat për BE do t’i mbyllim brenda mandatit tonë dhe nuk ka asgjë që na ndal në këtë proces. Nuk ka mërgatë qyqesh në Bruksel që na ndal ne dhe Shqipërinë në këtë proces. Nuk ka mërgat qyqesh në Berlin që na ndal ne në këtë proces.
Nuk ka asnjë shans që ata që ia grabitën Shqipërisë kohën ta vazhdojnë t’ia grabisin. Ndërkohë ka qindra njerëz në administratë që po punojnë për çdo kapitull të negociatave”, u shpreh Rama.
Bla bla bla
Bravo Ed Rama. Futemi ne BE nese do kete BE deri ne 2030, Rama e di q gjasat jane te pakta qe do kete BE. Rama fiton gjithnje. Saliu atehere do jeti hi ne vazo, e Bardhi do jete me barre pas ciftosjes me dreqin vete! Sa per Tabakun, ajo do jete emigrante politike ne Rusi, mbase bashke me shokun e Saliut nga CDU.