Kryeministria thotë se udhëtimi me avion privat i Ramës u mbulua nga Air Albania

27 Qershor 2025, 20:20Politika TEMA
Kryeministria thotë se udhëtimi me avion privat i Ramës u mbulua

Një video e shkurtër e publikuar nga Dosja.al më 26 qershor shfaqte kryeministrin Edi Rama teksa zbriste nga një avion privat në aeroportin e Hagës gjatë udhëtimit të tij drejt Samitit të NATO-s. Avioni ishte i ndryshëm nga ai qeveritar që përdor zakonisht Rama në udhëtimet e tij zyrtare të viteve të fundit dhe i përkiste tipit “Gulfstream Aerospace G-IVSP” me regjistrimin “TC-EMR”, duke ngritur pikëpyetje të reja për kostot.

Kjo, bëri që opozita dhe Sali Berisha të akuzonin kryeministrin, për shpenzime luksoze.

E pyetur nga BIRN se sa kishte shpenzuar qeveria për udhëtimin e Ramës drejt Hagës, Agjencia për Media dhe Informim deklaroi se edhe ky udhëtim ishte mbuluar nga marrëveshja kuadër që Kryeministria ka me kompaninë private, Air Albania.

“Kryeministria nuk ka paguar ndonjëherë dhe nuk paguan për chartera, por ka një marrëveshje kuadër me kompaninë Air Albania, në një shumë vjetore mesatare të shpenzimeve vjetore të kryeministrit në vitet paraardhëse,” tha MIA në një përgjigje me shkrim.

“Arsyeja e marrjes së avionëve të ndryshëm nga kompania Air Albania lidhet me periudhat kur avioni qeveritar ALBANIA është në mirëmbajtje teknike. Dhe në këto raste është kompania Air Albania që merr masa, duke vendosur në dispozicion avionë të tjerë,” shtohet në përgjigje.

18 Komente

  1. D
    Detari

    Domethene e njejta gje, marreveshje me kompanine ta beje ne emer private dhe jo ne emer te kryeministrise. Cfare eahte kjo marreveshje, cfare perfiton kompania? Lejohet qe kompanite te paguajne per km?

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

      Domethene, Presidenti i SHBA, që ka avion personal Air Force 1, duhet futur në burg. Debila. Njesoj si atehere kur hapnit sytë si budallenj se Enver Hoxha na paska patur një vilë. Saliu me Ramën sot kane pallate, por nja dy kllufa si Robert Papa dhe Blendi Bythziu na çanë trapin me një vilë të Enverit, që tani e gjen në çdo fshat. Po pse, ku do jetonte Enver Hoxha, në një dhomës e kuzhine? Po ishte kryetar shteti, dhe nuk do jetonte si kryetar kooperative. Edhe Rama, është kryetar shteti, nuk do udhetojë si unë me 100 pound biletë. Mos na hapnit zorret me kinezërirat e Saliut. Rama ka 200 gjera të tjera per ta sharë. Nuk shahet Rama sepse sillet si kryeministër. Ramën duhet ta shajme per maskaralleqet me oligarkët. Populin e thjeshtë e ropi me taka. Ndersa oligarkeve me hotele me pesë the u fal taksat deri në vitin 2027. Ooooo Sali Gomari. Pse nuk flet per keto, por pëllet per udhetimin me avion të kryeministrit te Shqiperisë. Pse, po të ishe ti kryeminister, me çfare do shkoje në Samitin e NATO's? Me autobuz, si Lej Feni? O Sali Kinezi.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Abc

        E saktë

        Përgjigjjuni
      2. P
        Pinoku

        Po air albania ka falime tuat spaguan pagat, merrka persiper dhe fluturimet e rames. Air Anadolli nuk leviz pa para o kryeministria ju ka bere hunda si steke bilardo.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bufiiiiiii ku e ke Latifin, haaaaa

          Llogjike kur shkone ne nje garage per te riparuar makinen , garage te jepe nje makine deri diten qe makina eshte riparuar. Bufi nuk ka me çfare te meret eshte bere si ato plakat ne Jug qe ulen para portes dhe pergojone njerzit qe kalojne.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zeri

            Kush e beson maskarallekun e fundit te propagandes?? Nuk kemi trenin se i eshte shpuar goma, por po te dergojme nje Ferari! Ky harxhon 4 milion euro per kopeshtin Eden ne kryeministri dhe thote eshte i juaji, ju ankoheni per nje charter. Shqiperine ja ka lene trashegim babai, prandaj ai ben cfare doje.

            Përgjigjjuni
            1. A
              AirRama

              U mbulua? Cfare termi ekonomik eshte ky? Kush eshte AirAlbania? Mos eshte agjencia private e Rames? Si mundet KM te pranoje dhurate 38,000€?

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vlora

                Po Air Albania ( qe ka falimentuar) per cfare arsye e ben kete dhurate?! Sa eshte limiti ligjor financiar qe nje zyrtar mund te pranoje ne forme dhurate?

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Na cudise

                  Air Albania ka shku per shele!

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    XXXL

                    Shikoni legenin Ramaduro per te terhequr vemendjen ne samite vesh atlete, duke zbritur nga avioni privat luksoz eshte me kepuce, njeri me dy fytyra. Ore keta qe mbulojne median kete Air Albania kush ja paguan kete avion privat ashtu kot falas, apo taksat e qytekareve shqiptare qe kenaqen me qirjet qe u ben krieminstri ine, vete Ramaduro udheton me aviona sheikesh ndersa ministrat e tij i urdheron te udhetojne me avione linje te klasit ekonomik. Nuk ka rob me te qelbur, hajdut pervers dhe bythe-qire.

                    Përgjigjjuni
                    1. e
                      enter””

                      I do bytha kurves edhe avion Palaco

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shqiptar!

                        Kur Shqipëria arrin një sukses të madh si mikpritja e Samitit të NATO-s në 2027, opozita e zakonshme nxitohet të flasë për avionë çarter, jo për arritje strategjike. Kjo është ajo opozitë që ka udhëhequr me arrogancë, paaftësi dhe vjedhje, dhe që s’e ka kuptuar kurrë se interesat kombëtare janë mbi mllefet politike. Kujtoni Saliun dhe “bandën” e tij: e lanë vendin në izolim, në krizë dhe me imazh të përçudnuar ndërkombëtarisht. Sot që Shqipëria është pjesë e tryezave më të rëndësishme globale, ata nxijnë, sepse nuk mund të përballen me të vërtetën – që vendi po ecën përpara pa ta.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Avokati

                          Shoqeria “AIR ALBANIA” ka aksionere 10% ALBCONTROL (Ministria e Ekonomise) dhe ka qe ne Qershor 2024, qe nuk i ka paguar punonjesve te saj, kontributet per sigurimet shoqerore dhe shendetesore si dhe paga!!! Ndaj kesaj shoqerie eshte vene sekuestro nga nje zyre permbarimore, veprime keto te pezulluara me nje vendim gjyqesor! Nderkohe qe punonjesit nuk marrin te drejten legjitime Kushtetuese, Z. Baze u hodh ne sulm per te justifikuar shpenzimet e Z. Rama! Dergo ndonje Gazekar andej nga Air Albania o Mero te dish si eshte gjendja reale, pastaj boto keto artikuj, apo harrova, do BOLE te besh gazetari kunder shtetit!

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lol

                            Po pse me ca do shkoje Rama ne Hage me gamor?

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              RamaAir

                              Ma gamorin e sat’eme! Idiot i certifikuar qe te ka errur syte komandanti suprem

                              Përgjigjjuni
                            2. L
                              Lulu

                              Sa mire paska avion per te gjatin se ne te tjereve na la ne toke se anullon fluturimet

                              Përgjigjjuni
                              1. I
                                Ilir

                                Shume “ u mbulojne” ty dhe Linden…

                                Përgjigjjuni
                                1. C
                                  CaptainA380

                                  Çfarë është Air Albania? Kush e zotëron? Kush është MDN? Pse paguan për Ramën (ose delegacionin zyrtar)? Si Kryeministër, Rama mund të marrë me qira një avion nga palë të treta për përdorim zyre dhe kjo është normale. Ai duhet të shmangë situatat e "konfliktit të interesit". Pse krijon pyetje të tilla? TC-EMR tailmark=Turke, pse?

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje