Kryeparlamentarja Spiropali, homazh Papa Françeskut: Jepi, o Hyj, Shenjtërisë së Tij, pushimin e pasosur!

24 Prill 2025, 11:40Politika TEMA

Kryeparlamentarja Spiropali, homazh Papa Françeskut: Jepi, o Hyj,

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, la një shënim në Librin e Ngushëllimeve në Nunciaturën Apostolike të Vatikanit, për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françesku: Jepi, o Hyj, Shenjtërisë së Tij, pushimin e pasosur!

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, vizitoi sot Nunciaturën Apostolike të Vatikanit në Tiranë dhe la një shënim në Librin e Ngushëllimeve, për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françesku.

Znj. Spiropali u prit në këtë vizitë nga i Ngarkuari me Punë i Selisë së Shenjtë, Imzot Ionuţ Paul Strejac.

Znj. Spiropali vlerësoi Papa Françeskun si një Dishepull i Jezu Krishtit, i cili ia kushtoi jetën dhe dashurinë e Tij shërbimit të Zotit, të Kishës, besimtarëve, drejtësisë shoqërore e paqes, mbrojtjes së më të brishtëve e më të margjinalizuarve si edhe nënvizoi kujdesin e veçantë të Atit të Shenjtë për popullin shqiptar dhe vlerësimin për harmoninë dhe vëllazërinë fetare në Shqipëri. “Jepi, o Hyj, Shenjtërisë së Tij, pushimin e pasosur!”, shkruan në shënimin e saj znj. Spiropali.

1 Komente

  1. S
    Shqiptaria

    Kjo është një copë mishi me dy sy rreth një vrime

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje