Edi Rama iu përgjigj akuzave se po bën fushatë me tallava.
"Thonë Rama bën fushatë njëherë timoni, njëherë tepsia, hajde t’i marrim me radhë dhe t’i shohim si ka rezultuar. Kur unë ju thosha më jepni timonin, se ndryshe nuk bëhet reforma në drejtësi! Kush e bëri? Nëse nuk do të ishim forca e vetme në qeveri me këtë vendosmëri, nuk do të bëhej.
Këta nuk dinë se çfarë është tallavaja njëherë. Këta janë përbuzës të kulturës shqiptare. Dhe nëse ne bëjmë një takim të madh me njerëzit tanë, kush na ndalon në që aty të përdorim këngë që janë nga thesari i kulturës sonë. Që kur unë merrem me fushatë, merreni analizojeni se si kanë ndryshuar edhe të tjerët. Kush i solli për herë të parë karriget në takim, që të ulen qytetarët. Do ta shikoni edhe kur të tjerët të merren me këngë dhe me valle.
Nuk është e vërtetë që kjo është fushatë pa tema, pa çështje, kjo është mundësia historike që kemi, fati ynë që janë përputhur yjet e Shqipërisë dhe BE-së", tha ai.
Ik o Edvin mos na caj trapin akoma. Te njohim se c'bajge je.
Cfar ke bere ti o hajdut,E deshe tepsin me e henger te gjith vete sic e hengre,Kryeministri qe ke cuar popullin ne varferi ekstreme,e debove jasht vendit tani ke nxjerr kriminelet dhe hajdutet qe kane vjedh 12 vjet dhe po blejne varverin e tyre me te mbant ty ne pushtet qe te vidhni dhe 4 vjet te tjera
Tallavaja pjese e kultures shqiptare, autori Ramazon Tallavaja