“Ministrat po të ikin në gropë” - Edi Rama: Kush e njihte trimin Altin Dumani? PS i dha shpatën e drejtësisë dhe e armatosi

24 Prill 2025, 09:45Politika TEMA
“Ministrat po të ikin në gropë” - Edi Rama: Kush e

Kryeministri Edi Rama ka përmendur dhe njëherë progresin që ka bërë reforma në drejtësi në Shqipëri, sukses i cili i atibuohet vetë atij dhe Partisë Socialiste, është shprehur ai.

Teksa një komentues shprehet se ministrat e qeverisë po shkojnë në “gropë”, Rama është përgjigjur duke thënë se deri dje askush nuk e njihte kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumanin, ndërsa sot ai është i njohur për të gjithë, i cili “u armatos” me shpatën e drejtësisë nga Rama dhe PS-ja.

Altin Dumanin a e ke dëgjuar? Është një prokuror që drejton SPAK, një burrë me integritet dhe profesizonaliztëm dhe është bërë i njohur sepse nën drejtimin e tij kanë ndodhur gjëra që nuk iamgjinoheshin. Por ka një gjë, Dumani këtu ka qenë, prokuror prej shum vitesh dhe po ky ka qenë.

Po pse nuk e kë dëgjuar më para? As unë nuk e dija që ekzistonte. Si ka mundësi që ky njeri kurajoz e trim nuk ka thirrur njëherë një njeri me pushtet t’i bëjë një pyetje. Sepse nuk e kishte shpatën, sepse ishte i çarmatosur.

Drejtësinë e armatosi Partia Socialiste dhe unë. Unë që thoja më jepni timonin pa të tjerë në prehër. Unë jam krenar që Ps ka bërë një akt që do të mbetet i shkruar në histori. Një ditë PS dorëzoi shpatën që ka qenë tek kjo zyrë, dhe që përdorej sipas oreksit të kohës”, është shprehur Edi Rama.

5 Komente

  1. S
    Shqiperi e shqiptareve

    ENDE SPAK NUK ESHTE I LIRE DHE I GARANTUAR NE PUNEN E TIJ PERSA DERI TANI KA ARRESTUAR E VENE NE KERKIM VETEM VELIAJ E AHMETAJ QE DONIN ME TE MARRE KARRIKEN E KRYETARIT TE PS! PER KETE E KE PERDORUR DERI TANI, ME SA SHOHIM.. .TE TJERAT JANE PERRALLA... I KE DHENE NJE SHPATE LLAMARINE ALTINIT NDERSA U KE DHENE GJYKATESVE PARZMORE CELIKU QE ATA TE ZHBEJNE TE GJITHA PERPJRKJET E SPAKUT PER PASTRIMIN E POLITIKES DHE SHOQERISE NGA KRIM KORRUPSIONI. TE VERTETAT PERGJYSME THUAJA VETES O NALTGJATESIA E TIJ EDVIN RAMA. JE I GJATE POR I VOGEL PER TUA FUTUR SHQIPTAREVE.

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ???

      ???

      Përgjigjjuni
      1. M
        Me prokurë të posaçme

        Ka plot arsye që të mos e duash Ramën, por në lidhje me reformën në drejtësi, posaçërisht krijimin e SPAK dhe GJKKO, për sa thotë, duhen pranuar si të vërteta. Reforma në Drejtësi miratuar në Kuvend në 22 korrik 2016 dhe vendosur në Kushtetutë (rast i paprecedent ky) sapo ka filluar të japë rezultate. Kjo reformë, siç do e tillë efektet pozitive do t'i ketë afatgjata, dhe pavarësisht se ç'përflitet ajo nuk mund të ç'bëhet më, për faktin se nëse do kuturisen ta iniciojnë, do t'u duhet të kenë minimumi 93 vota për të bërë ndryshimet kushtetuese, gjë që në terma afatshkurtëra duket e pamundur.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Prokuror

          Pa na thuj disa arsye per te mos e dasht Ramen...

          Përgjigjjuni
          1. M
            Me prokurë të posaçme

            Njëra eshte ajo kur ai vetë e thote: Nuk jam më i miri, por më te mire se une nuk ka. Pra pranon se ka te meta (kush nuk ka), veçse nga kundershtaret e tij ka ca që kane më shume se ai. Dhe kjo ben diferencen. Nuk po merrem se cilat jane te metat qe ti i kerkon nga une, po në favor te tij po them vetem se, së paku ai vrases nuk eshte, dhe sa kohe i pa akuzuar nga drejtesia, as hajdut apo i korruptuar.

            Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje