Kujtim Gjuzi skanon koalicionin: Vangjel Dule është çam, ndërsa Berisha “Skënderbeu i dytë”

5 Mars 2025, 20:29Politika TEMA
Kujtim Gjuzi skanon koalicionin: Vangjel Dule është çam,

Një rikthim kaubojsish është për ish-deputetin Kujtim Gjuzi, pranimi i ftesës së Berishës për koalicionin “Shqipëria Madhështore”.

Konservatori shqiptar, ka bekuar aleancën e madhe, një Far-West i 26 sherifëve opozitarë përballë Edi Ramës.

Moton e koalicionit për Shqipërinë Madhështore, Kujtim Gjuzin e ka marrë për një projekt të Shqipërisë së Madhe, ndaj dhe nuk ngurron ti japë dekoratën konservatore Sali berishës, si Skënderbeu i Dytë i shqiptarëve.

Skëndërbeg ll Prof. Dr. Sali Berisha dy herë president, dy herë kryeministër, rikthehet lideri Alban i Shqipërisë së Madhe.”

Në linjën e tij nacionaliste, Gjuzi bën grekun Vangjel Dule, zëdhënësin çam të të të ndjerit Janullatos.

“Vangjel Dule Çami 5 herë deputet, zëdhënës i Kishës Ortodokse Autoqefale Albania.”

Kurse Idrizin, martir të Çamërisë, dhe nip Tirane.

“Shpëtim ldrizi 4 herë Deputet përfaqësues i Çamërisë Martire, nip i Tiranës Autoktone.”

Në listë, Gjuzi thotë se ka 2 aleatë të çertifikuar nga Vatikani, për të bekuar Aleancën e Berishës.

“Prof.Dr. As. Mhill Gecaj student liberator 1990 i laureuar në Selinë e Shenjtë Vatikan. Av. PHD Zef Shtjefni, President për Siguri dhe Paqe në Europë, i çertefikuar nga Cardinali Katolik, princi Odi Afrikës. Deputet me integritet legj. IX.”

Për dy figurat më emblematike të koalicionit, sipas tij, Kostaq Papa, ish-deputeti u uiskit, është një avokat ndërkombëtar me doktoraturë, kurse pensionisti Jenishehri, professor matematike e fizike.

“Avokat ndërkombëtar për Emigracionin. PHD Kostaq Papa, familjar ÇAM i mrekullueshëm. Msc.Selami Jenishehri profesor i matematikë – Fizikë, Deputet legj. IX Nip i Deputetit të Shkodrës, Kadri Jenishehri, Kuvendi Lushnje votoi Tirana kryeqytet 1920.”Me Nard Ndokën, Gjuzi është më pak i kursyer, i vesh petkun e Ministrit të Shëndetësisë.

“Nard Ndoka Kryetari Demokristian tre herë Deputet, Ministër i Shëndetësisë, Qeveria Berisha.”

Republikanit Fatmir Mediu, i kujton Gërdecin, por e amniston me tezën e tij se është viktimë e një plani agjenturash.

“Fatmir Medi Hoxha, republikan pesë herë deputet dy herë ministër kabinete Berisha l – ll

Nën hetim nga rregjimi pse agjenturat dogjën flakë Gërdecin.”

Dhe qershia mbi tortë, vetë Gjuzi, që në këtë koalicion prezantohet si ekonomist, me titull trimërie prej vitit 1985, ambassador paqeje dhe kryekonservator i “Shqipërisë së Madhe’’, pasi është pjellë e një dinastie deputetësh.

“Ekonomist Kujtim Gjuzi, Titulli 1985 “Për Trimëri Civile” Presidenca e Shqipërisë, Ambasador për Paqe, kryekonservator “Albania e Madhe” i zgjedhur me votë Kryetar i Komisionit Ndërtimi Urban, Bashkia Tiranë 2000 – 2008, nipi i Dinastisë, 4 deputetët Gjuzi.”

Me ëndrrën për Shqipërinë e Madhe, lartmadhërisë Kujtim Gjuzi, i mbetet vetëm të kërkojë fronin, ashtu siç e thërriste në parlament edhe kundërshtari i tij, Edi Rama. (ABC News)

12 Komente

  1. g
    goshi

    O Zot non grata bën koalicion me këta karagjoza që janë si klloun.....

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Keta jane te gjithe sharlatan dhe karagjoza.

      Përgjigjjuni
      1. T
        T

        Ca fati ka ky rama mor zot menkta idjot qe ka perball une.jam me pd por kte karin gjumin jo qe se votoj por do me coj ne.krah te kundert.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kolegu i SPAK -ut

          Shtoni katet tek 5-sa se keq puna janë shtuar shumë problemet mendore

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kujtim Gjuzi, "konti" i kabaresë

            Ky Kujtim Gjuzi s'ka lidhje me politikën, është personazh për kabare, ky s'ka nevojë për tekst, mjafton nxirre para publikut të flasë , dhe broçkullat komike vazhdojnë pa fund.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Turpe per votuesit e PD

              Faji eshte i spitalit psiqiatrik qe ka hapur portât....nuk kuptoje çfare bene elektorati PD !!!!....çfare e lidhe me PD Méta Blushi Jane socialiste te debuar sot pa parti . Eshte cmenduri se elektorati PD te votoje debilin Gjuzi Çurri Jeniceri Idrizi Dule Mehdiu Ndoka....... nuk mbarojne debilat. .

              Përgjigjjuni
              1. k
                k

                Përse të gjithë injorantët pikëtoreskë lindin në Shqipëri ?

                Përgjigjjuni
                1. v
                  vang

                  Ta pranon DULE SE ATY PERFAQSON CAMET?? ,bashke me IDRIZIN???

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    I madherishmi shoku Sali

                    Demokraci funksionale me falni idiot funksionel , Shpetim Idrizi kerkone çamerin , Vangjel Dule kerkone Greqin !!!!!!!!! te dy brenda kopese se sekretarit te PPSH shokut Sali. Jam antare i PD , qe keta kerrma nuk i votoje dihet , por kete rradhe do votoje Ramen me ndergjegje demokrati .....si ka mundesi Ilir Meta socialist i debuar ne kazanin e PD !. Ka ardhur momenti qe komunistit Berrisha ti thuhet stop te largohet nga PD dhe te krijoje grupimin e tije ( na bashkoje spitalin psiqiatrik)

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Henk

                      Si ka mundësi që të gjithë rrotat e karit mblidhen tek PD-ja? Sa me fat qenka Rama.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje