Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike (PD), Edvin Kulluri tha sot se çështja e listave të hapura dhe votës së emigrantëve nuk është çështje e PD-së, por e sistemit demokratik.
Në një reagim në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se tre-katër vetë po e çmontojnë në një tryezë pazari apo marrëveshjeje pa marrëveshje vendimet e Gjykatës Kushtetuese për listat e hapura dhe votimin e diasporës.
Postimi i plotë:
Ceshtja e listave te hapura dhe votes se emigranteve nuk eshte ceshtje e PD por e sistemit demokratik qe tre-kater vete po e cmontojne ne nje tryeze pazari apo marreveshjeje pa marreveshje, ta quajme si te duam!
Ajo cfare po ndodh me Reformen Zgjedhore eshte nje turp per PS dhe Rithemelimin. Rama ky “progresist i madh”, “intelektual modern” e te tjera furce po boje si keto dhe “Legjenda i Demokracise” po shbejne hapur 2 vendimet e Gjykates Kushtetuese lidhur me Listat e Hapura dhe Voten e Diaspores. Mirepo sistemi demokratik Gjykaten e Kushtetutes e ka garante te Kushtetutes perkundrejt lirive politike dhe ekonomike te individit apo grupeve sociale dhe te interesit.
Nese vendimet e GJK e cila eshte shprehur qarte per “voten parapelqyese” si koncept i percaktuar ne Kushtetute dhe “te drejten e cdo qytetari per te zgjedhur dhe per tu zgjedhur”, rrezohen ne nje tryeze anti-kushtetuese domethene qe sistemi garantues eshte goditur drejteperdrejte. Ndaj propaganda e Rames per Sazanin dhe Berishes per “rregjimin” jane thjeshte propagande idiote dhe perverse, nderkohe qe Shqiperia udhehiqet si nje autokraci bi-partizane.
Por si Rama dhe Berisha, nuk jane te vetem ne kete marrezi anti-demokratike. Ata rrethohen nga nje tufe frikacakesh, kermillash e dhjaksash politike qe nuk duan voten e lire por “emerimin” ne Kuvend nga Listat e Kryetarit! Kjo eshte kriza e vertete per te cilen cmimin e paguan vullneti i penguar e i ndrydhur i qytetareve. Kjo eshte ceshtje lirie dhe jo emrash.
Partia Demokratike dhe cdo parti tjeter qe nuk e konsiderojne veten “ceta” kryetaresh duhet te perballen me kete “atentat” ndaj Kushtetutes dhe lirive politike te shqiptareve!
Perndryshe nuk ka asnje kuptim te mbledhim tryeza apo firma per peticione nese nuk gjejme rrugen per te fituar kete beteje per demokracine e jo per disa kryetare partish apo oborrin e tyre.
Asgje nuk te fal kush e aq me pak lirine!
Kullur mos te te genjeje mendja se ke gjetur me ne fund vehten prane Lulezimes!Gabohesh dhe sic thote nje fjale e urte popullore : Heren e pare e ka ai qe te mashtroi,heren e dyte ,naiviteti juaj dhe te treten qenke budalle!Lulezimja eshte pjelle e Berishizmit Titist ndaj mos u beje viktime e radhes se s'do kete me pendim!
Më pëlqen shumë ky Kollarja, politikan i zoti. Ja t'a shohësh me vëmëndje në foto për të marrë vesh sa i mënçëm dhe i pjekur politikisht është, lum partia që e ka.
Lufta për listat e hapura bëhet sepse me lista të mbyllura nuk kanë shpresë që të fitojnë ndonjë deputet.